Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• Xh. G., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
• M. S., 59 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• R. M., 35 vjeç, banues në fshatin Mizë, Divjakë, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 42-vjeçar;
• E. L., 69 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një pushkë e vjetër me municion, që posedohej pa leje. Arma u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 54 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. K., H. K. dhe A. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”;
-V. K., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 84 vjeç.
Më datë 07.04.2026, kallëzoi shtetasi A. B., se më datë 06.04.2026, ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja D. B., 32 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Qarkut Fier / Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në akset kryesore të qarkut, konkretisht në segmentet:
“Lushnjë–Fier”
“Fier–Vlorë”
“Fier–Mallakastër”
“Lushnjë–Divjakë”
“Lushnjë–Berat”
Këto shërbime janë të pajisura me mjetet më të specializuara për monitorimin e qarkullimit dhe kontrollin e lëvizjes së automjeteve.
Gjithashtu, në qendrat e banuara të qarkut Fier, është shtuar prezenca e punonjësve të Policisë pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, me qëllim garantimin e sigurisë maksimale për fëmijët dhe nxënësit gjatë procesit mësimor.
Në fokus të kontrolleve janë drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, si:
▪️ parakalimet e gabuara
▪️ drejtimi i mjetit në gjendje të dehur
▪️ errësimi (veshja) e xhamave të automjeteve
Të gjitha këto shkelje janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor që hasin në përditshmëri, të cilat bëhen burim i aksidenteve rrugore.
#PoliciaeShtetit ♂️
#PoliciaRrugore
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 16, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-N. N., 43 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka fyer dhe kanosur një 68-vjeçar;
-V. D., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, në ambientet e Prokurorisë së Korçës, ka prishur qetësinë dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësin e policisë private të këtij institucioni;
-M. B., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me send të fortë, një 39-vjeçar, i cili u dëmtua lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 38-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në fshatin Kullë, pasi në aksin rrugor “Sukth-Manëz”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Gj., 32 vjeç, me pasojë vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. F., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. H., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. A., se para disa muajsh, shtetasja R. H. i ka dërguar në një emision investigativ, një video private dhe informacione personale;
-D. B., 53 vjeçe dhe L. C., 44 vjeç (ish-bashkëshortë), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në banesë;
-Ç. B., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-E. K., 32 vjeç, D. K., 34 vjeç, I. P., 69 vjeç dhe B. S., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit B. S., u kapën duke vënë baste sportive, me celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë;
-Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, në banesë. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash në 2 markete, në Golem dhe Kavajë. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 42 vjeç, banues në Sallmone, pasi dyshohet se ka qëlluar me shuplakë motrën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 06:30, në lagjen nr. 18, shtetasja A. K., rreth 56 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së saj. Nga të dhënat paraprake rezulton se ajo vuan nga depresioni.
Shtetasja A. K. po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-O. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, në lagjen “Salo Halili”, ka goditur një automjet të parkuar, në pronësi të shtetases D. B., me pasojë vetëm dëme materiale;
-M. K., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Mes, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dejë, pasi duke drejtuar motomjetin, në efektin e alkoolit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Kryebushat-Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin H. B., 60 vjeç, banues në fshatin Mjedë, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. Ll., 28 vjeçe, banuese në fshatin Kosmaç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi H. B., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Koplik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë largimit nga banesa, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi E. K..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Reç, për vepren penale “Vetëgjyqësia”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E.M., 45 vjeç, banues në Peshkopi, (administrator i një shoqërie për shpërndarjen e sinjalit të internetit), i dyshuar për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Procedimi ndaj tij nisi pasi ditën e djeshme, në fshatin Sllovë, shtetasi K.L., 53 vjeç, duke punuar për shpërndarjen e sinjalit të internetit, është rrëzuar nga një lartësi dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se shtetasi E.M. e kishte punësuar 53-vjeçarin në mënyrë të paligjshme.
Po për këtë rast, nisi procedimi penal edhe për shtetasin A.B., 30 vjeç, banues në fshatin Sllovë, për veprën penale “Deklarim i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G.M., 26 vjeç, banues në Klos, pasi duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”.
Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd.
Tentoi të merrte me forcë, në automjet, 39-vjeçaren që kishte përndjekur 1 vit e gjysmë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
I arrestuari gjithashtu dhunoi shtetasin me të cilin shoqërohej 39-vjeçarja, dhe u largua nga vendngjarja.
32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Sekuestrohen automjeti dhe celulari i këtij shtetasi.
Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin konfliktuar në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, rezultoi se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur 1 vit e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari kishte goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren, dhe ishte larguar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ndaluan shtetasin A. M., 25 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-arrestuan shtetasin B. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i gjetën një sasi Kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të operacionit “Stolen Line”, shpallën në kërkim shtetasin F. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, një automjet tip “Audi A3” me vlerë 35 000 euro, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. K., pasi dyshohet se nëpërmjet disa profileve false në rrjete sociale, ka përndjekur dhe kanosur shtetasen A. Ç.;
-D. B., pasi ka postuar në rrjete sociale, foto të shtetaseje, me shkrime fyese për të.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., pasi ka mashtruar shtetasin I. Ç., për prenotimin e një apartamenti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka goditur shtetasen L. Q., për motive të dobëta;
-shtetasen S. J., pasi për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, shtetasin A. Gj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin T. Sh., 55 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin M. L.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. H., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin E. B. dhe e ka kanosur atë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. H., u gjet një armë gjahu dhe municion për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-shpallën në kërkim shtetasin L. B., pasi dyshohet se është larguar nga subjekti ku punonte, pa dorëzuar xhiron ditore dhe automjetin e punës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për shkak të një mase administrative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin A. Gj., 65 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. Q., E. Q., D. Q. dhe N. T., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në rrugën “Ilmi Kolgjegja”, në tokën që kanë në bashkëpronësi këta shtetas, janë konstatuar punime ndërtimi, të dyshuara të kryera pa leje, nga shtetasi A. Gj. Po kryhen verifikimet në bashkëpunim me IMT dhe po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi së bashku me 2 shtetas të tjerë të paidentifikuar, ka goditur me grushte një shtetase të mitur, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-një të mitur, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-për shtetasin E. Gj., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. L..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Gj., 59 vjeç, banues në Lezhë, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Ura e Gjoles-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen N. M., 83 vjeçe, banues në Krujë, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin S. Gj., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. T. dhe O. Gj., pasi automjeti që drejtohej nga shtetasi E. T. është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje, nga shtetasi O. Gj. Si pasojë është dëmtuar shtetasi O. Gj., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Berat/Vijojnë goditjet kundër krimeve në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes.
Arrestohet një shtetas që shiste Kokainë dhe Cannabis Sativa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari.
Gjithashtu, i arrestuari posedonte mjete prerëse dhe municion.
Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.
Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.
Për rastin u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.
Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.
Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”.
Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.
Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Tiranë/ Finalizohet operacioni i koduar “Penaliteti”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe, gjatë muajit mars, kreu 6 vjedhje/tentativa për vjedhje, vihet në pranga 26-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore intensive, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve/administratorëve të subjekteve për vjedhje të pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Penaliteti”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i disa rasteve në këtë fushë, shtetasi A. H., 26 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. H.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
