Policia e Shtetit
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.
Qëllimi i tyre është:
- përvetësimi i të dhënave personale;
- vjedhja e të dhënave bankare;
- aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
⚠️ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
❗ Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;
- Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
- Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.
✅ Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
- Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
- Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
- Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
Email: cc@asp.gov.al
Tel: +355 69 415 5552
www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik�
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 48-orëve
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- K. K., pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë për shkak të detyrës;
- G. Sh. dhe V. E., pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis skuadrave “Dinamo–Elbasani”, dyshohet se kanë hedhur sende në fushën e lojës;
- K. K. dhe S. M., pasi dyshohet se kanë shqetësuar, nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- M. B., D. S. dhe S. Sh., pasi për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, janë goditur me grushte me njëri-tjetrin;
- A. H., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
- arrestuan shtetasin A. Y., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës bashkëshorten e tij;
- arrestuan shtetasin e huaj S. T., 30 vjeç, pasi dyshohet se në një lokal i ka vjedhur çantën me sende personale shtetasit E. G.;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. S. dhe K. S., pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. H., 19 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi M. D., me detyrë arbitër futbolli, se gjatë një ndeshjeje në fushën e futbollit midis skuadrave “Rinia El–Besa e Kavajës”, është goditur me grusht nga ky shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
- arrestuan shtetasin E. A., 31 vjeç, pasi dyshohet se më datë 03.04.2026 ka vjedhur sende në marketin e shtetasit F. B. dhe më datë 27.03.2026 ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases S. S.;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas tjetër të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., pasi dyshohet se në banesën e tij ushtrohej prostitucion. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. L., pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasen B. G.;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin K. C.;
- shpallën në kërkim shtetasit E. H., B. T. dhe K. S., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, i kanë marrë me dhunë automjetin shtetasit R. C. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
- arrestuan shtetasin Q. T., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Zh., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin dhe është rrëzuar. Si pasojë, është dëmtuar ai dhe pasagjeri i tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. G., pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasi M. D. dhe 2 pasagjerët e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 04.04.2026, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin J. C., 38 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Më datë 05.04.2026, shtetasi E. A. kallëzoi se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. A., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Më datë 05.04.2026, në rrugën “Irfan Tomini”, në banesë, shtetasi O. D., 39 vjeç, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka dëmtuar veten me mjet prerës. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit Y. K., 39 vjeç, me kombësi turke dhe A. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Masë e caktuar nga Gjykata e Durrësit,
në kuadër të operacionit “Eko-Toxic”, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për shtetasin Y. K., dhe për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Transportimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për shtetasin A. Sh.
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. L., 26 vjeç, pasi në lagjen nr.17 , duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me shtyllën e një semafori. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në automjet, e cila pas ndimës mjekësore është larguar në banesë.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 70 vjeç, pasi kallëzon shtetasi Gj. H., se i ka bllokuar derën hyrëse të oborrit me gurë, pasi të dy banojnë në një vilë të përbashkët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz kapën shtetasen në kërkim I. S., 37 vjeçe, banuese në Durrës, e cila dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”. Pas komunikimit me Prokurorin, u vendos që kjo shtetase të procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja A. P., se i është larguar nga banesa kushëriri i saj shtetasi D. B., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi M. N., 73 vjeç është rrëzuar nga bicikleta dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rretikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ka kallëzuar shtetasi A. T., se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasja E. T., alias E. G., 32 vjeçe, banuese në Kavajë. Punohet për gjetjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale pasi në fshatin Gjepale, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një automjet në pronësi të shtetasit E. E. Paraprakisht dyshohet se, shkaku i zjarrit është një difekt elektrik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 22 vjeç, banues në Sarandë, i cili në rrugën “Mitat Hoxha” është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori pasi dje, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Golf” ka aksidentuar një të mitur.
I mituri ndodhet i shtruar në Spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 73 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, i cili u konstatua duke kryer punime pa leje nga organet kompetente.
Vlorë/Informacione paraprake
-Sot, rreth orës 05:10, në lagjen “Kushtrimi”, shtetasja B. L., 62 vjeçe, u gjet pa shenja jete në rrugë nga shërbimet e urgjencës mjekësore. Paraprakisht dyshohet se ajo është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj.
-Gjithashtu sot, rreth orës 08:10, në zonën e Transballkanikës, në vendin e quajtur “Kulla Fegaj”, shtetësja Dh. M, 78 vjeçe dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj. Ajo u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndërroi jetë.
Dyshohet se të dyja shtetaset vuanin nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Fier-Lushnjë”, ku humbi jetën shtetasi K. Gj., 36 vjeç i cili drejtonte një motomjet, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan drejtuesin e automjetit, shtetasin M. P., 61 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin F. K., 51 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Lushnjë, dhe E. K(H)., 38 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Fier, pasi nga kontrollet fizike shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis e kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. Sh., 62 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. M., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas 38 vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-arrestuan në flagrancë shtetasit E. H., 39 vjeç dhe S. H., 45 vjeç, banues në fshatin Petrushë Pogradec, (vëllezër), pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe kanë marrë dëmtime të lehta fizike;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. Ç., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Podgozhan, Pogradec, me vetëgjyqësi ky shtetas ka pushtuar një sipërfaqe toke, e cila pretendohet të jetë në pronësinë e një 41-vjeçareje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Sh. G., 62 vjeç dhe Xh. G., 66 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, (vëllezër), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri-tjetrit, për disa punime ndërtimi pa leje, që kishte kryer shtetasi Sh. G.;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. G., 20 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.02.2026, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 17-vjeçari, banues në Korçë, bëjmë me dije se ai është gjetur, u kthye tek familjarët dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij nga banesa.
Fushë-Arrëz / Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar shtetasi Gj. T., i cili ka njoftuar se në fshatin Krrabë ndodhej një person i shtrirë pranë antenave.
Menjëherë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë, kanë shkuar në vendngjarje (tek antenat në zonën e Midës).
Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë.
Shtetasi L. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Morinë, Kukës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mënyra”.
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 31-vjeçarja.
Arrestohet edhe drejtuesja e automjetit shoqërues, që kontrollonte rrugën për shmangien e shërbimeve policore.
Sekuestrohen 2 automjete, një sasi euro dhe një sasi parash.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një mënyrë të re të tentativave për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mënyra”.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetaset: F. B., 31 vjeçe, dhe Xh. C., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Shtetasja F. B. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Morinë, duke transportuar me automjetin e saj 7 emigrantë të paligjshëm, të cilët do t’i ndihmonte të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.
Ndërsa shtetasja Xh. C., me automjetin e saj, e shoqëronte dhe kontrollonte rrugën për të shmangur kontrollet e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, një sasi euro dhe një sasi parash.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. V., 37 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. N., 35 vjeç, dhe E. R., 16 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta 35-vjeçari ka kanosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. R., 67 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. R. Më pas 16-vjeçari, e ka goditur shtetasin F. N., me mjet prerës (sëpatë). 35-vjeçari po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme
Memaliaj / Informacion paraprak
Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memalia”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar H. H., 51 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Kryebushat–Mjedë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasin E. P., 75 vjeç, banues në fshatin Juban. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit E. P., së bashku me bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. P., dhe mbesa e tij e mitur, të cilat ishin pasagjere në automjet, pasi kanë marrë mjekim, ndodhen në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Sh., 24 vjeç, banues në Dibër, pasi dje në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. (M.) B., 25 vjeçe, banuese në fshatin Oblikë. Si pasojë, është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin D. T., 40 vjeç, pasi ka kërcënuar me fjalë dhe ka ofenduar pranë banesës bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 49 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për njoftim fakti, pasi dje është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi A. D., 48 vjeç, i cili ka konsumuar mbi dozën e caktuar të medikamenteve që trajtohej për depresion dhe i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-Më datë 05.04.2026, në fshatin Barcollë, Vau i Dejës, dyshohet se për shkak të linjës elektrike të vjetër dhe të amortizuar të fshatit, ka rënë zjarr në një zonë mali të shpyllëzuar, ku janë djegur barishte, shkurre dhe ferra.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 70 vjeç, banues në Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet elektrik që drejtohej nga shtetasi A. K., 57 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Ll., 44 vjeç, pasi është konstatuar nga banorët e fshatit duke vjedhur sende në varret e fshatit Shëkoll, Lezhë. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet edhe si autor i dëmtimit të varrit të një 21-vjeçari, për të cilin ka bërë kallëzim xhaxhai i tij.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. Sh., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në Ishull-Shëngjin, në një sipërfaqe toke të marrë me qira, kishte grumbulluar dhera dhe inerte mbeturinash, në kundërshtim me destinacionin e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë / Finalizohet operacioni i koduar “Kontigjenti”.
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, si dhe zbardhen 2 të tilla, të kryera nga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kapet, si rezultat i ndjekjes policore, një 37-vjeçar që kishte siguruar, për qëllime kriminale, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet të dyshuar të vjedhur, pa targa.
Në momentin e ndalimit, ai kishte vendosur maskë silikoni.
Sekuestrohen sasi lënde eksplozive (gati për shpërthim), 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, 1 maskë silikoni dhe 1 motomjet pa targa (i dyshuar i vjedhur).
Si rezultat i vigjilencës së shtuar të shërbimeve të Policisë së Tiranës, për garantimin e sigurisë së qytetarëve, si dhe falë intensifikimit të kontrolleve dhe administrimit të informacioneve në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.
Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi motomjetit pa targa, me të cilin lëvizte shtetasi P. D., 37 vjeç, banues në Paskuqan.
37-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, me motomjet.
Si rezultat i ndjekjes policore, është bërë kapja dhe arrestimi i tij, në afërsi të liqenit të Paskuqanit.
Në momentin e ndalimit, është konstatuar se 37-vjeçari kishte vendosur maskë silikoni dhe gjatë kontrollit fizik dhe në motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde eksplozive, gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse dhe 1 armë zjarri (pistoletë) me municion.
Nga hetimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, P. D, më datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, Paskuqan 1, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. K., dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit, në afërsi të urës së fshatit Tapizë, si dhe më datë 17.10.2025, në rrugën “Unaza e Madhe”, Paskuqan 2, ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit Rr. D., ngjarje nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më tej, dyshohet se motomjeti me të cilin 37-vjeçari u konstatua duke lëvizur gjatë natës, në rrugën “Mustafa Lita”, është i vjedhur.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm të 37-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë ai.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në aksin rrugor kryesor, tek Kryqëzimi i Treshit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti me drejtues shtetasin V. B..
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që udhëtonte me shtetasin V. B., shtetasja A. B., e cila është transportuar me ambulancë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit
-M. B., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në lagjen nr. 4 duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
-A. Xh., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi në fshatin Risili, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar. Ky shtetas ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. S., 25 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-S. A., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas 9-vjeçar, i cili pasi mori mjekim në spital, është larguar në banesë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. I., 72 vjeç, banues në Bamatat, Delvinë, pasi është konstatuar duke kryer punime të paligjshme në pronën e tij në fshatin Bajkaj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. I., 52 vjeç, banues në Janjar, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase banuese në Ninatë, e cila pretendon se është kanosur me fjalë dhe se me bagëtitë e tij i ka dëmtuar kullotën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike (kokainë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. G., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Lirim”, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit D. L. Gjithashtu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar;
-F. M., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar se ka kryer ndërtim pa leje në banesën e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit V. Q., 77 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, e cila gjatë intervistimit në prani të psikologut ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur teksa ajo po lëvizte në këmbë në rrugën “Flamurtari”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Trupi i 19 vjeçarit është transportuar në morgun pranë IML-së në Tiranë, për t’iu nënshtruar autopsisë mjekoligjore.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. P., 36 vjeç, banues në Arapaj, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në fshatin “Arapaj”, është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin E. Sh., ku si pasojë pati vetëm dëme materiale.
-V. Ç., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 1, Durrës, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Arapaj, pasi në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës, nuk ia ka dhënë fëmijën e mitur për takim ish-bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit B. K., 62 vjeç, banues në Hamallaj, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-B. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
-E. T., 37 vjeç, banues në Golem, pasi në mënyrë të vazhdueshme telefonon dhe i dergon mesazhe një 30-vjeçareje.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim:
-pasi automjeti me drejtues shtetasin L. B., 28 vjeç, në aksin rrugor “Kavajë-Rrogozhinë”, ka goditur gomën e pasme të një automjeti me drejtuese shtetasen B. D. 28-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, jashtë rreziku për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim:
-gjatë kryerjes së punimeve në rrugën “Bajram Tusha”, është gjetur një predhë artilerie, e ndryshkur, pa element djegore.
Gjithashtu u bë e mundur zhvendosja e saj nga Forcat Xheniere të Ushtrisë Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, për vlerësim:
-në fshatin Borakë, ka marrë flakë duke u djegur plotësisht dhe duke shkaktuar vetëm dëme materiale automjeti me drejtues shtetasin A. D., 41 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë pasojë e një shkëndije e linjës elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin D. H., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Ditën e djeshme, në fshatin Levan, dyshohet se, për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në aksin rrugor “Fier–Lushnjë”, shtetasi M. P., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet, me drejtues shtetasin K. Gj., 36 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. Gj.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. P., në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin V. L., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit shpallën në kërkim një shtetas të mitur, 17 vjeç, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më datë 03.04.2026, në lagjen “Qemal Stafa”, është konfliktuar me shtetasit E. P., 19 vjeç, dhe E. Sh., 18 vjeç. Si pasojë, këta dy shtetas kanë marrë dëmtime në trup me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. Nga kryerja e veprimeve hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i një aparati celular, një mjeti prerës (thikë) dhe një sasie lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në subjektin tregtar që administron ky shtetas është aksidentuar gjatë punës dhe ka marrë dëmtime të lehta në këmbë shtetasi nigerian I. T., 18 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në banesën e shtetases M. S., 60 vjeçe, banuese në Shkodër.
Po këta specialistë bënë të mundur gjetjen e një 15-vjeçari, i cili ishte larguar nga banesa më datë 25.03.2026.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. B., 28 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori për njoftim mbi faktin, pasi është bërë e mundur gjetja e një 16-vjeçareje, e cila ishte larguar nga banesa më datë 03.04.2026.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Rreth orës 12:05, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtuese shtetasen D. B., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. D., 25 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. D., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
• arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 51 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 38 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në një aksident rrugor ku ka përplasur dy automjete të tjera, të parkuara. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi Ll. Ç., 45 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në njërin prej automjeteve të parkuara, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi O. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. T., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier
Vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim.
Nga hetimet rezulton se ky shtetas, më datë 05.01.2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi K. B., u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z. K., 77 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi duke drejtuar një ciklomotor është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në Lap, Kurbin. Si pasojë e aksidentit, 77-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasin F. T., 59 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetas 71 vjeç, i cili pretendon se për motive të dobëta është goditur me grusht në fytyrë nga 59-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, një javë më parë, autoritetet spanjolle njoftuan edhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar E. B., 29 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Kapet në flagrancë duke kryer një vjedhje në Laprakë, vihet në pranga 26-vjeçari, i dyshuar edhe për 4 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme.
26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Korçë / Informacion paraprak
Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur Qyngji, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. D., 28 vjeç, pasi në rrugën “Hamdi Garunja”, në një parkim, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin O. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Rr., pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, nuk ka dorëzuar xhiron ditore në subjektin ku ishte i punësuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- P. Dh. dhe A. B., pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie;
- R. Sh. dhe K. S., pasi, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte 2 shtetas;
- Sh. H., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur komshien e tij me armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., pasi, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. V.;
- referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për shoqërimin e shtetases B. C., pasi dyshohet se ka vjedhur disa pajisje në banesën e marrë me qira dhe është larguar pa shlyer detyrimet mujore. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- A. Gj., pasi, bazuar në disa pamje të transmetuara në një emision investigativ, dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, nuk i ka kthyer një shumë parash dhe disa sende me vlerë shtetasit Z. G.;
- E. K., pasi ka kanosur shtetasin L. T. nëpërmjet celularit.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
- arrestuan shtetasin E. N., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
- arrestuan shtetasin M. Z., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
- arrestuan shtetasin L. J., 40 vjeç, pasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, automjeti që drejtonte, dyshohet në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Z. Pas përplasjes, automjeti i shtetasit D. Z. ka marrë flakë. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më datë 03.04.2026, shtetasi F. F. kallëzoi se i kanë vjedhur targat e automjetit të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 04.04.2026, në Vorë, shtetasi A. Z. kallëzoi se një person i paidentifikuar e ka goditur me grusht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Access”.
Vodhën një kasafortë me sende me vlerë në një banesë në rrugën “Zihni Sako”, identifikohen, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje edhe në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë marrë sende me vlerë dhe shuma parash.
Zbulohet një ambient i kamufluar si biznes, ku dyshohet se njëri prej të arrestuarve modifikonte çelësa të ndryshëm për hapjen e bravave të apartamenteve.
Sekuestrohen kasaforta, sende me vlerë, 2 automjete dhe 1 motomjet me vlerë rreth 30 000 euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në banesën e shtetasit R. O. ishte vjedhur një kasafortë me sende me vlerë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Access”, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Si rezultat i operacionit, u identifikuan, u kapën në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes dhe u vunë në pranga shtetasit A. H., 45 vjeç dhe A. G., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, më datë 03.04.2026, u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur një kasafortë, brenda së cilës kishte sende me vlerë dhe 1 armë zjarri me municion, e cila posedohej me leje nga pronari i banesës, në rrugën “Zihni Sako”.
Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur si biznes nga shtetasi A. G., u konstatua se ky shtetas modifikonte çelësa të ndryshëm për të mundësuar hapjen e bravave të apartamenteve.
Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje të shumave të parave dhe sendeve me vlerë në një banesë në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier ekzekutuan vendimin nr. 11, datë 02.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ka për të vuajtur edhe 1 vit, 8 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
• F. T., 19 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin B. S., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi B. S., si dhe djali i tij i mitur, pasagjer në mjet, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
• O. P., 29 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi një motomjet pa targa.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas të mitur, pasi drejtonin pa leje drejtimi një automjet dhe një motomjet pa targa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• L. A., 39 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
• E. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua një stemë e ngjashme me ato të Policisë;
• A. Gj., 47 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. J. (P.), 41 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua një fishek arme zjarri.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike heroinë.
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar një motomjet pa targa, në gjendje të dehur.
Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. U., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. A., 53 vjeç, banues në Durrës, (pronar i një subjekti), pasi një punonjës i subjektit që ka në pronësi, duke punuar ka dëmtuar krahun. Pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
-U kap shtetasi në kërkim G. B., 31 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Vetëgjyqësia”. Pas komunikimit me Prokurorin, është vendosur që ky shtetas të procedohen në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasen I. S., 37 vjeçe, banuese në Durrës, (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka shtyrë nga shkallët nënën e saj dhe si pasojë është lënduar në këmbë. Pas ndihmës mjekësore e dëmtuara është larguar në banesë pa probleme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Vlorë / Goditën me grushte, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçarit, shpallen në kërkim 3 shtetas.
Vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, shtetasin I. A., 63 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e goditjeve, shtetasi I. A. ka humbur jetën.
Po punohet intensivisht për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër:
-ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O. C., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka thyer xhamin e një lokali të marr me qira, nga vëllai i tij, shtetasi E. C..
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. M., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “NSHN”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. G., 21 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 21-vjeçaria.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin N. K., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Forca e Posaçme “Shqiponja” ndaluan shtetasin N. L., 44 vjeç, banues në fshatin Kaç, Vau i Dejës, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Korçë.
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 51 vjeç, dhe E. A., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë Fushë, pasi janë kapur nga rojet kufitare të SPK Bajzë, në fshatin Kosan, në liqenin e Shkodrës, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 42 vjeç, banues në Vau të Dejës, pasi dyshohet se gjatë muajit mars 2026 ka ndjekur në rrjetet sociale, me adresa të falsifikuara, duke shantazhuar dhe fyer shtetasen E. B., 50 vjeçe.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. V., 69 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është vetërrëzuar.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për njoftim mbi faktin, pasi dje shtetasja E. P., 24 vjeçe, banuese në Shkodër, duke lëvizur me biçikletë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. Sh., 61 vjeç, banues në fshatin Rranxa. Si pasojë është dëmtuar 24-vjeçarja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 03.04.2026 ka kallëzuar shtetasi A. H., 56 vjeç, banues në Koplik, se është larguar nga banesa vajza e tij 16-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kurbin / Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.
Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, dhe automjeti.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Laçit, u ndalua shtetasi F. B., rreth 30 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, të cilën 30-vjeçari e mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Elbasan/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Bulevardi”.
Arrestohet në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një tjetër për moskallëzim krimi.Njëri prej tyre me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen kokainë, kanabis, automjeti që dyshohet se përdorej për të mundësuar aktivitetin e paligjshëm, aparate celularë, një shkop metalik dhe një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bulevardi”.
Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-L. Xh., 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 34-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në bulevardin “Qemal Stafa”, duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin F. P. dhe pasagjer shtetasin L. Xh.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik me hapje, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis, të ndara në doza gati për shitje.
Gjithashtu u sekuestruan automjeti, 3 aparate celularë dhe një shumë parash në euro dhe lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”, në lagjen nr. 16, Korçë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. L., 53 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në fshatin Gështenjas, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. S., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr. 5, Pogradec, ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. A., 40 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetases Xh. N.
Më datë 03.04.2026, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi V. Q., 66 vjeç, banues në Maliq, i cili duke pastruar punishten ngjitur me banesën e tij, aksidentalisht ka dëmtuar dorën me një disk, që përdoret për prerjen e dërrasave. Shtetasi pas mjekimit të marrë në spitalin e Korçës, u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 03.04.2026, në lagjen nr.6, Korçë, në banesë është gjetur pa shenja jete shtetasi E. H., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Kapet në flagrancë duke kryer një vjedhje në Laprakë, vihet në pranga 26-vjeçari, i dyshuar edhe për 4 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme.
26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë / Mbante armë zjarri (pushkë) në një ambient në përdorim të tij, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari
Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim të shtetasit A. F., 29 vjeç, banues në fshatin Lezhan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte pasur më parë konflikt fizik me vëllanë e tij, shtetasin G. F., 37 vjeç.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë / Mbante armë zjarri (pushkë) në një ambient në përdorim të tij, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari
Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim të shtetasit A. F., 29 vjeç, banues në fshatin Lezhan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte pasur më parë konflikt fizik me vëllanë e tij, shtetasin G. F., 37 vjeç.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera, tip “Audi SQ8” dhe “BMW”, me vlerë 120 000 euro, të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri.
Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, 2 automjetet e vjedhura në Gjermani dhe në Zvicër.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u sekuestrua 1 automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen;
-u sekuestrua 1 automjet tip “BMW”, me vlerë rreth 50 000 euro , i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Operacioni “Stolen Line” vijon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
