Dibër / Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla
Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve” ️, janë zhvilluar aktivitete informuese dhe sensibilizuese në disa institucione arsimore të qarkut Dibër, me fokus parandalimin e fenomeneve negative dhe rritjen e sigurisë në shkolla.
Gjatë takimeve u zhvilluan sesione bashkëbisedimi dhe ndërgjegjësimi me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë qarkun.
Temat e trajtuara përfshinë:
• Parandalimin e dhunës dhe bullizmit ✋
• Sigurinë në internet dhe përdorimin e rrjeteve sociale
• Rreziqet nga substancat që krijojnë varësi
• Ndikimin e këtyre fenomeneve në familje, shkollë dhe shoqëri
• Pasojat ligjore të veprimeve të paligjshme ⚖️
Nxënësit u angazhuan aktivisht në diskutime, duke u njohur me rëndësinë e sjelljeve të shëndetshme dhe respektimit të rregullave për një mjedis më të sigurt.
Aktivitetet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me institucionet arsimore.
#SiguriaETëRinjve ✔️
#StopBullizmit
#ShkollaTëSigurta
#PoliciaEShtetit




