Policia e Përmetit dhe institucionet partnere, bashkëpunim për përmbushjen e detyrave ♂️
Sot, në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum, Nënkomisar Endrit Peleshka, priti në takim drejtoreshën e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës, Përmet, znj. Merita Hodaj, dhe përfaqësuesen e Qendrës së Shërbimit Parësor Përmet, znj. Fetie Maliqi.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërinstitucional, si dhe u diskutua mbi zbatimin e praktikave më efikase për mbikëqyrjen e dënimeve alternative dhe respektimin e kushteve të vendosura nga shtetasit në shërbim prove.⚖️
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit dhe të harmonizimit të veprimeve operacionale, si faktorë kyç për përmbushjen e funksioneve që mbartin dënimet alternative, si dhe për nxitjen e integrimit social të individëve në shërbim prove.
Policia e Përmetit mbetet e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet partnere, në funksion të rritjes së sigurisë dhe respektimit të ligjit.♂️♀️


