Policia e Shtetit
❄️ Si pasojë e reshjeve të dëborës, në disa akse rrugore ka vështirësi në qarkullim, konkretisht në Qafë Thore (Shkodër), Llogara, Skërficë, Leskovik-Ersekë, Dardhë dhe disa rrugë rurale të qarkut Korçë.
♂️ Shërbimet e Policisë Rrugore janë të pranishme në këto akse, duke monitoruar lëvizjen dhe duke udhëzuar drejtuesit e automjeteve.
Ndërkohë, firmat kontraktore po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugëve nga dëbora.
⚠️ Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të lëvizin në këto zona të pajisen me zinxhirë për automjetet.
️ Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore, si pasojë e reshjeve të shiut, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Në rast nevoje, telefononi në 112.
