Lezhë / Takime me nxënësit për sigurinë në shkolla ♂️
Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Ky program ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve për çështjet që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️ Ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Lezhë zhvilluan takime me nxënësit e shkollës së bashkuar “Ndre Mjeda” në fshatin Dajç, Lezhë.
Gjatë takimeve u trajtuan pasojat penale, sociale dhe ato shëndetësore që vijnë nga konsumimi i drogës.
Për të përcjellë mesazhet, u përdorën video, materiale ilustruese dhe fletëpalosje informuese, si dhe u dhuruan objekte shkollore me mesazhe edukative.
Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.
Aktivitetet do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë.
#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ♂️


