Raporti i ngjarjeve, 19 mars 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Leskovik, Kolonjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, gjyshes dhe tezes së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Rëmenj, Pogradec, u konstatua duke ushtruar aktivitetin në një subjekt (servis automjetesh), pa licencë dhe pa e regjistruar në organet tatimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. N., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit P. Q., 51 vjeç dhe B. B., 44 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesat e tyre, pa leje.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, ku automjeti me drejtues shtetasin K. Ç., 45 vjeç, banues në Pogradec u përfshi në aksident me 2 automjete, me drejtues shtetasit K. G., 43 vjeç, banues në Pogradec dhe shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, bëjmë me dije se 45-vjeçari K. Ç., i cili u dërgua në spitalin e Korçës pasi u dëmtua nga aksidenti, humbi jetën.
Në spital u dërguan edhe shtetasi K. G., bashkë me tre pasagjere të automjetit që ai drejtonte, të cilët pas ekzaminimeve mjekësore, u larguan në banesa. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, shtetasi M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Vlorë, duke drejtuar kamionin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përfshirë në aksident me 2 kamionë dhe me 1 autobus. Drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë të këtij mjeti kryen ekzaminimet mjekësore në spitalin e Pogradecit dhe u larguan në banesa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-M. D., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë;
-A. Gj., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-E. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë;
-A. L., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.
Lëndët narkotike për të gjitha rastet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një të mitur, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., pasi i mituri punonte në subjektin e shtetasit në kërkim, ku u gjetën pajisje që dyshohet se shërbenin për lojëra fati. Punohet për kapjen e shtetasit E. M..

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. A., pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. S., mbi kthimin e një shume parash të marra borxh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me shtetasen I. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase të mitur, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin B. P., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një shumë parash, në çantën e shtetases A. Gj.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. B., A. B., M. B., E. L., Sh. M., M. M. dhe P. M., si dhe për një shtetas të mitur, pasi në fshatin Lanabregas, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-ndaluan shtetasin R. C., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 20 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. E., pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur kunatën e tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi B. Z.. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Më datë 18.03.2026:
-kallëzoi shtetasi E. B., se i kishin vjedhur llogarinë në rrjet social dhe nëpërmjet saj, fyheshin shtetas të ndryshëm. Punohet për identifikimin e autorit/ëve të rastit, si dhe sqarimin e rrethanave;
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasi Y. K., pasi dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, në krahë, gjatë punës në një subjekt. Shtetasi Y. K. është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.;
-kallëzoi shtetasi F. S., se në banesë, i kishin vjedhur armën e gjahut që mbante me leje. Punohet për identifikimin e autorit/ëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave;
-kallëzoi shtetasja M. D., se ishte larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. D., 21 vjeç. Punohet për gjetjen e 21-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 14.03.2026, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt në lagjen “Pavarësia”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. N., 58 vjeç, banues në fshatin Velhov, mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Finiq, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës, gjatë orës së mësimit (Rasti u publikua në rrjete sociale.);
-P. H., 57 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, duke mos kryer punimet e ndërtimit për të cilat e ka paguar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori pas kallëzimit të shtetasit G. M., 57 vjeç, banues në Sarandë, i cili ka deklaruar se i janë vjedhur 2 motomjete (motorcikleta), të parkuara në rrugën “Gjergj Arianiti”, në lagjen nr. 2, në Sarandë.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në fshatin Ramicë, pasi kallëzoi shtetasi A. B., se 26-vjeçari e kishte kanosur me armë, për motive të dobëta. Në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Bashaj, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin në të cilin dyshohet se ishte pasagjer shtetasi në kërkim. Punohet për kapjen e shtetasit R. L., si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E.Q., 40 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E.L., 41 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke depozituar inerte në një sipërfaqe toke, në kundërshtim me rregullat për mbrojtjen e mjedisit.

Ditën e djeshme, në përfundim të një ndeshje volejbolli, dy 18-vjeçarë, janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri tjetrin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për vlerësim.

Gjirokastër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 61 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Shërbimet e Policisë Rrugore ekzekutuan urdhrin për vënien në pranga të shtetasit I. D. alias I. B., 34 vjeç, banues në fshatin Barbullush, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 15 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 34-vjeçari u ndalua nga shërbimet e PKK Rinas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

DVKM Korçë/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

✅️Goditen dy raste të tjera të kontrabandës me mallra.

✅️Ndalohet 1 shtetas, i cili u paraqit në pikë kalimi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Sekuestrohen një sasi me medikamente mjekësore të kontrabanduara nga Greqia, disa bombola me gas freon, dy automjete dhe një celular.

Shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, në hyrje të RSH-së:

-Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore, në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin I. Ç., 47 vjeç, banues në Greqi, i gjetën një sasi me medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia me medikamente, automjeti dhe një aparat celular. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë arrestuan në flagrance 47-vjeçarin për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Gjithashtu në dalje të Republikës së Shqipërisë po nga këto shërbime, u goditën 2 raste të tjera të paligjshmërisë konkretisht:

-Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin R. P., 45 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll si dhe nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Veprimet e mëtejshme për këtë rast i kryen specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, të cilët arrestuan në flagrancë 45-vjeçarin për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

-Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore, në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Korçë, iu gjetën të fshehura në bagazh, disa bombola me gas freon (gas frigoriferi), të padeklaruara në autoritetet doganore, të dyshuara të kontrabanduara. Bombolat e gazit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 63-vjeçarin për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin italian, B. L., 72 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka marrë shtetasit E. M., 39 vjeç, nëpërmjet mashtrimit, 11 000 euro, të cilat nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Kukës

Kapet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe kapën në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasin në kërkim:

-G. Gj., 51 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVKM Kukës

I dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, nga autoritetet holandeze, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në tentativë për të hyrë në Shqipëri, 34-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

-F. A., 34 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Pajisjet”. Zbardhen autorësia dhe rrethanat e vjedhjes së konstatuar 4 ditë më parë, në shkollën “Besëlidhja”.

Identifikohen 6 shtetasit që hynë pas mesnate, në ambientet e shkollës, vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e shkollës.

5 prej tyre, shtetas të mitur, u proceduan penalisht, ndërsa bashkautori, 22 vjeç, u vu në pranga.

Gjenden 16 prej pajisjeve të vjedhura (laptopë, videoprojektorë dhe server), të fshehura në një objekt në ndërtim dhe në banesën e të arrestuarit.

Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi.

6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.

Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin u transportuan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pas kryerjes së veprimeve procedurale për rastin e largimit nga banesa, ditën e djeshme, të një shtetaseje 14 vjeçe, banuese në Durrës.

14-vjeçarja u gjet mbrëmjen e djeshme, në Tiranë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1., në gjendje të mirë shëndetësore dhe deklaroi se ishte larguar me vullnet, nga banesa.

Veprimet procedurale për rastin u kryen në prani të nënës së të miturës (e cila kallëzoi dje, largimin e vajzës, nga banesa) dhe psikologut të DVP Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin G. Rr., 24 vjeç, banues në fshatin Barbullush, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit:
-S. Th., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka djegur 2 pajisje pune dhe ka vjedhur disa pajisje të tjera, në guroren në pronësi të shtetasit L. M., 50 vjeç, në fshatin Mali Kolaj;
-E. H., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. Sh., 66 vjeç, dhe Xh. I., 72 vjeç, të dy banues në Pukë, pasi ka kallëzuar shtetasja F. I., 42 vjeçe, banuese në Pukë, se 66-vjeçari e ka kanosur dhe fyer, ndërsa 66-vjeçari ka kallëzuar se 72-vjeçari i ka dëmtuar tubat e ujësjellësit në burimin e ujit që furnizon banesën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.