Lezhë/Policia Rrugore, shërbime të shtuara dhe mjete inteligjente, në të gjitha akset rrugore

Policia Rrugore e Lezhës

Shërbime të shtuara, radarë dhe mjete të tjera inteligjente, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllime parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e trafikut.

✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë këtyre 2 javëve, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë arrestuar/proceduar penalisht 19 shtetas.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
● 1609 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
● 514 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
● 512 drejtues automjetesh, për ndalim/pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
● 202 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
● 74 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
● 64 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
● 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
● 43 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errësuar të pahomologuar dhe/ose pa dokumentacionin përkatës;
● 248 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

✅ Respektimi i rregullave është një përgjegjësi e përbashkët për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.