PKK Morinë/Arrestohet një shtetas kosovar që tentoi të trafikonte lëndë narkotike, në Shqipëri.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe automjeti që drejtonte i arrestuari.
Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri.
Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren.
Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
