Dibër/Zhvillohen aktivitete informuese dhe sensibilizuese në disa shkolla

Dibër / Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla

Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve” ️, me fokus parandalimin e fenomeneve negative dhe rritjen e sigurisë në shkolla, u zhvilluan aktivitete informuese dhe sensibilizuese në disa institucione arsimore të qarkut Dibër.

Gjatë këtyre takimeve u zhvilluan orë bashkëbisedimi dhe ndërgjegjësimi në: shkollat 9-vjeçare “Demir Gashi”, “Selim Alliu”, “Myslim Shehu”, në Peshkopi, si dhe në shkollën 9-vjeçare Maqellarë, me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të 6-ta, 7-ta, 8-ta dhe 9-ta.

Temat kryesore të trajtuara gjatë aktiviteteve ishin: • Parandalimi i dhunës në shkollë dhe bullizmit ✋
• Siguria në internet dhe përdorimi i rrjeteve sociale
• Rreziqet që vijnë nga përdorimi i substancave që krijojnë varësi
• Ndikimi i këtyre fenomeneve në familje, shkollë dhe shoqëri
• Pasojat ligjore të përfshirjes në veprimtari të paligjshme ⚖️

Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke u informuar mbi rëndësinë e zgjedhjeve të shëndetshme, respektimin e rregullave dhe ndërtimin e një mjedisi të sigurt shkollor.

Aktivitetet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me institucionet arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e të rinjve.

#SiguriaETëRinjve ✔️
#StopBullizmit
#ShkollaTëSigurta
#PoliciaEShtetit ‍♂️‍♀️