Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një shtetas i kërkuar nga Kosova për veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 87-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Në kuadër të këtij operacioni, në Fushë Krujë, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, shtetasi F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Gjykata e Gjakovës/Kosovë, me vendimin e datës 14.03.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Diversity”.
U kap në flagrancë në afërsi të Kamzës duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Shpallen në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij.
Sekuestrohen rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, një shumë parash, 2 makina qepëse, si dhe sende të tjera të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Diversity” duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave.
Në afërsi të Kamzës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. K. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën të fshehura në baterinë e automjetit 524 gramë flori. Gjithashtu, në automjet u gjetën veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse, si dhe sende e pajisje të tjera.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 26 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit F. K. dhe M. G.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi E. K., në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe M. G., kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. B. (P)., 62 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Gj. P., 57 vjeç, se 62-vjeçarja, nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, i ka përvetësuar një sipërfaqe toke, të cilën ai e ka me certifikatë pronësie, në fshatin Theth.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. S., 34 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin K. C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, për motive të dobëta;
-një 15-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur një çantë dore, brenda së cilës ka pasur një sasi lekësh, shtetases M. T., 45 vjeçe, banuese në Shkodër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Fushë-Krujë, është dëmtuar lehtë në krah nga automjeti me drejtues shtetasin F. R., 59 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Sarandë
Reagimi i shpejtë i Policisë zbardh ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në ajër pas një konflikti mes të rinjsh; identifikohen dhe ndalohen katër persona, shpallen në kërkim dy të tjerë.
Ndërhyrja e menjëhershme dhe veprimet intensive hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur zbardhjen e shpejtë të një ngjarjeje me të shtëna me armë zjarri, të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 12.03.2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, më datë 13.03.2026, rreth orëve të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të moshës 18 vjeç, banues në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasi J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Devoll/Finalizohet operacioni i koduar “Braçanj”.
Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, fara Cannabisi, municion luftarak dhe një shumë parash.
Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari, që i posedonte sendet e kundërligjshme.
Në vijim të punës, për goditjen e veprimtarive të paligjshme të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, kultivimit të bimëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të municioneve luftarake, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas në Devoll, dyshohej se i ushtronte këto veprimtari, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Braçanj”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në fshatin Braçanj, Devoll.
Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Më pas nga kontrolli në banesën e tij u gjetën fara Cannabisi, një sasi municioni luftarak dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.
Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë
Dhunoi fizikisht babain dhe vëllain e tij, kapet dhe ndalohet 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.
Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Shkatërrim i pronës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. H., 41 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas, si dhe i ka dëmtuar automjetin;
-F. Rr., 65 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka kanosur për shkak të detyrës një shtetase me profesion avokate.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin D. B., 40 vjeç, banues në fshtin Ura e Kuçit, Dimal, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një vegle muzikore në datën 10.03.2026. Po punohet për kapjen e tij.
Ditën e djeshme, në fshatin Libofshë, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur, shtetasja M. Z., 57 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
-referuan materialet dhe po punojnë për shoqërimin e shtetases A. M., pasi dyshohet se ka hapur një profil fals, me anë të të cilit poston shprehje denigruese dhe fyese ndaj shtetases D. M.;
-referuan materialet dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit E. C., pasi dyshohet se ka hapur një profil fals me të dhënat e shtetasit B. Xh., me anë të të cilit kontakton persona të ndryshëm duke i fyer në emër të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-E. P., pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë shtetases L. I. një shumë parash;
-A. S., pasi dyshohet se nuk deklaron të ardhurat që gjeneron nga biznesi i tij, në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. A. dhe S. S., pasi u konstatuan duke vjedhur një sasi lënde djegëse (naftë) nga makineritë e një firme ndërtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Sh., pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Xh. F.;
-shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe L. A., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin N. P..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, nuk ka kthyer automjetin e marrë me qira, megjithëse kontrata ka përfunduar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin G. B., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij;
-arrestuan shtetasit V. J., 31 vjeç dhe M. B., 23 vjeç, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një pajisje në banesën e shtetasit G. M.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë në momentin që i është komunikuar masa administrative;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., pasi shtetasi O. B. ka kallëzuar se nuk i ka dhënë pagesën për ditët që ka qëndruar në apartamentin me qira, si dhe ka dëmtuar pajisjet dhe sendet që ndodheshin brenda tij dhe është larguar pa e njoftuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi për motive të dobëta ka goditur një shtetas tjetër të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Rr. A., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasit H. L., 37 vjeç, K. S., 34 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. K. dhe M. B., pasi shtetasit H. L. dhe 34-vjeçari kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre për të ndaluar automjetin. Gjatë kontrollit fizik ndaj 34-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, e cila dyshohet se është tentuar të fshihet nga 33-vjeçari. Ndërsa dy shtetasit e proceduar nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë për t’u larguar gjatë shoqërimit të tre shtetasve të arrestuar;
-arrestuan shtetasin E. P., 41 vjeç, pasi u kap në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.
Më datë 13.03.2026, është dërguar për mjekim një shtetase 51-vjeçare, pasi dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të dëmtojë duart me një mjet prerës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit F. Ll., 29 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në fshatin Qerret janë kapur duke kryer vjedhje në servisin e shtetasit I. K.
Gjithashtu, në vijim të informacionit të dhënë për vjedhjen e një pajisjeje (transformator) në afërsi të banesës së shtetasit Xh. S., nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas janë identifikuar si autorë edhe të kësaj vjedhjeje.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili në fshatin Vrrinë, Durrës, në subjektin që ka në administrim, iu gjetën të strehuar në ambiente me kushte të këqija higjienike 63 shtetas të huaj, të kombësive të ndryshme, që dyshohet se qëndronin aty me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-H. C., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 12, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e dyshuar Cannabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-një 17-vjeçare, e cila është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në dorë mbante një cigare të dyshuar me lëndë narkotike Cannabis. Gjatë kontrollit të automjetit iu gjet një sasi e dyshuar Cannabis dhe një grirëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-J. K., 23 vjeç dhe një 16-vjeçar, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit J. K. iu gjet një sasi e dyshuar Cannabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për qarkullimin rrugor ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në vitin 2023, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 17-vjeçari, i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim S. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet si autor i dy vjedhjeve të ndryshme, konkretisht: ditën e djeshme dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në dyqanin e shtetasit L. T, dhe
më datë 09.03.2026 dyshohet se ka vjedhur shpendë në një subjekt për tregtimin e tyre, në pronësi të shtetasit A. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-A. Rr., 49 vjeç dhe K. A., 29 vjeç, të cilët, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushta njëri-tjetrin, duke pësuar dëmtime të lehta trupore;
-një 14-vjeçar, pasi dyshohet se më datë 03.03.2026 i ka vjedhur një shumë parash në banesë një 76-vjeçari;
-F. Q., 41 vjeç dhe F. B., alias F. E., 30 vjeç, të dy banues në Kavajë, të cilët, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Vorrozen, kanë goditur me grushta dhe sende të forta njëri-tjetrin, duke pësuar dëmtime të lehta trupore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 91 vjeç, banues në Xhafzotaj, i cili në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me send të fortë në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shat (tip lopate).
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. J., pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte), pa leje.
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi:
ditën e djeshme, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, shtetasja L. K., 23 vjeçe, banuese në Itali, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere që ndodheshin në automjet. Pas ndihmës mjekësore dhe ekzaminimeve të kryera në Spitalin e Traumës, janë larguar në banesë;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. M., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin D. K., 19 vjeç, pasi dyshohet se i ka paraqitur punonjësit të Policisë një leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Nga verifikimi në sistem rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për shoqërimin e një shtetasi të mitur, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka goditur me grushte një shtetas të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. Ll., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin S. D.;
-B. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasen A. B., 27 vjeçe, pasi iu gjet një përforcues grushti;
-referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit D. M., 43 vjeç, babai i njërit prej lojtarëve, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka ofenduar dhe kërcënuar arbitrin O. N., në përfundim të një ndeshjeje futbolli në fushat sportive në Kamëz;
-shpallën në kërkim shtetasin Y. M., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. P., K. P. dhe I. M., pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin G. K.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasit S. S., 38 vjeç dhe K. Sh., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin A. M., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-arrestuan shtetasin M. P., 40 vjeç, pasi dyshohet se, me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe nën efektin e lëndëve narkotike, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe automjeti ka përplasur një shtyllë elektrike dhe më pas këmbësorin Y. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. T., pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi S. A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. I., 39 vjeç, dhe M. F., 62 vjeçe, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. S., 24 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, dhe F. V., 57 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme”, “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor” dhe “Kanosja”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Baks-Rrjoll, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor”, pasi dje këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i shtyrë dhe duke tentuar të futen me forcë në kantierin e ndërtimit, si dhe kanë kanosur me fjalë punonjësit e kantierit. Gjithashtu këto shtetas kanë penguar lëvizjen e mjeteve për në kantier.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., 55 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi ka bërë kallëzim shtetasi M. P., 45 vjeç, banues në fshatin Naraç, se vëllai i tij, shtetasi F. P., i ka hequr bravat e derës së banesës (banesë e lënë nga prindërit e tyre) dhe i ka vendosur brava të tjera, si dhe ka tentuar edhe të ushtrojë dhunë ndaj tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, pasi dje në fshatin Melgushë, nga persona të paidentifikuar janë goditur me sende të forta shtetasit P. B., 75 vjeç, dhe R. B., 38 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Melgushë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, për dy raste:
-në lagjen “Partizani”, shtetasi P. D., 18 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar një motomjet elektrik, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke përfunduar në një gropë brenda rrethrrotullimit ku po kryhen punime nga Ujësjellës-Kanalizime. Si pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën;
-në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi turk, i mitur, i cili dyshohet se, duke lëvizur me biçikletë në lagjen “Liria”, është përplasur nga një automjet që është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ndaluar. Pas ekzaminimeve në Spitalin Rajonal Shkodër, i mituri është larguar për në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Përndjekja”.
Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij, e ka kanosur atë dhe familjarët e saj, si dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. C., 48 vjeç, banues në Itali, pasi në rrugën “Pelivan Leskaj” u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Bishan, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja E. Sh., e cila pretendon se ky shtetas e shqetëson vazhdimisht nëpërmjet telefonit, duke i bërë presion;
-B. V., 35 vjeç dhe O. Gj., 37 vjeç, banues në Vlorë, të cilët, pas një konflikti të çastit, kanë goditur me grushte shtetasin N. M., 41 vjeç, banues në Vlorë;
-Sh. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në stadiumin “Flamurtari” gjatë ndeshjes së futbollit Flamurtari-Elbasani, ky shtetas ka hedhur kapsollë në drejtim të tifozëve të klubit Flamurtari.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur shtetasen Z. K., 43 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila ka marrë dëmtime dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. G., 74 vjeç dhe K. A., 35 vjeç, banues në fshatin Lezhan, pasi në fshat, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. D., 21 vjeç, banues në Peqin, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas të mitur, 16 vjeç;
-E. A., 27 vjeç, banues në Fier, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer më.
Po nga këta specialistë u shpallën në kërkim shtetasit I. A., 40 vjeç, dhe djali i tij, N. A., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas 45 vjeç. Po punohet për kapjen e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 14 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur disa enë kuzhine në banesën e shtetasit H. R., 63 vjeç.
Ditën e djeshme, në Spitalin e Lushnjës është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore një shtetas i mitur, 2 vjeç, pasi aksidentalisht ka rënë nga veranda e banesës. Aktualisht, i mituri ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 61 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh shpallën në kërkim shtetasin E. M., 32 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj e 27 ditë burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Po punohet për kapjen e 32-vjeçarit.
Prrenjas/Më datë 14.03.2026, rreth orës 04:00, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit L. T., i cili ndodhej i parkuar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit B. N., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili, në ambientet e portit “Porto Romano”, duke drejtuar kamionin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një këmbësor 43-vjeçar. I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. T., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 1, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet me drejtues një 28-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit F. C., 45 vjeç, banues në Shënavlash, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 38-vjeçar.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasin S. O., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 07.03.2026, i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. H., ndërsa më datë 12.03.2026, ia ka kthyer automjetin të dëmtuar, si dhe dyshohet se ka vjedhur pjesë të tij. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese. Punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-një 14-vjeçari, pasi kallëzon shtetasi T. D., banues në Kavajë, se i ka vjedhur një shumë parash në banesë. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 14-vjeçarit, shuma e parave iu gjend në xhep;
-H. I., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke kryer punime pa lejen përkatëse në banesën e tij;
-L. P., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Golem është konstatuar duke hedhur inerte në det, si dhe ka vendosur pengesa në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit të mjeteve, me pretendimin se prona është në pronësi të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.
26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.
Vihen në pranga 7 shtetas, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precendent të theksual kriminal.
Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar operacionin policor “Porosia”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në akse të ndryshme rrugore përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;
-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;
-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.
Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Maliq
Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre; Policia kap dhe vë në pranga 40-vjeçarin.
Në pranga edhe një shtetas grek, që ishte bashkë me 40-vjeçarin.
Sekuestrohen arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.
Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak.
Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, edhe shtetasi grek D. P., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi grek kishte ardhur në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me anë të aparatit metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, ku si pasojë e një konflikti, në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe dëmtime fizike shtetasi R. K., 26 vjeç, grupi hetimor ka vijuar veprimet nën drejtimin e Prokurorisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. N., 35 vjeç dhe R. K., 26 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore rezulton se, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. N. ka goditur me mjet prerës në këmbë shtetasin R. K., 26 vjeç. Si pasojë e konfliktit fizik, të dy shtetasit kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, pasi kanë pësuar dëmtime të lehta fizike.
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. Sh., 65 vjeç, banues në Durrës, i cili në lagjen Nr. 18, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-A. T., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi në lagjen Nr. 5, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
-E. D., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili në lagjen Nr. 15, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër automjet me drejtuese shtetasen E. M. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi dje, ka kallëzuar shtetasi K. Ç., 27 vjeç, banues në Durrës, se vëllai i tij shtetasi G. Ç., 31 vjeç, banues në Durrës, tek parkingu i familjes, ka tentuar të marrë një automjet në pronësi të vjehrrit të tij 68-vjeçar.
-Gjithashtu ditën e djeshme, rreth orës 18:45, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Kavajë shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas në gjendje depresioni ka pirë një sasi medikamentesh qetësuese. 48-vjeçari aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. D., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. T., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen B. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”. Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës;
-ndaluan shtetasin Y. S., 51 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. G., pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases E. T.;
-shpallën në kërkim shtetasin K. Sh., i dyshuar si autor i 2 vjedhjeve në një subjekt. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasit A. K., 50 vjeç dhe G. K., 57 vjeç, vëllezër, pasi kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. B., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin G. B.;
-shpallën në kërkim shtetasin S. B., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur shtetasin E. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasen M. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. K.;
-shtetasin T. P., pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes së kategorisë superiore, midis ekipeve Vora-Partizani, ka hyrë në fushë, duke u bërë pengesë për zhvillimin normal të ndeshjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasin M. Sh., pasi, për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. H.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin E. N., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, duke u rrëzuar në rrugë;
-ndaluan shtetasin A. Gj., 37 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. Gj., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në automjetin e tij iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-T. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Koderbojë, pasi kanë bërë kallëzim bashkëshortja dhe djali i tij se 61-vjeçari i ka kanosur me jetë me anë të një sëpate dhe më pas ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë në banesën e tyre. Shtetasi T. Gj. u shoqërua në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u trajtuar nga mjeku neuropsikiatër, pasi është i pajisur edhe me epikrizë për probleme të shëndetit mendor dhe nga diabeti.
-A. A., 53 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Xh. H., 67 vjeç, se ky shtetas, me vetëgjyqësi, i ka dëmtuar gardhin rrethues të pronës së tij.
Më datë 15.03.2026, një 17-vjeçar ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin në rrugën kryesore, përpara banesës së tyre, në fshatin Selcë, automjet i lënë në ruajtje nga gjyshi i tij, shtetasi Gj. T., 69 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta i ka vënë zjarrin banesës së shtetasit K. L., 52 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat.
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, Berat, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
-E. C., 27 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault” iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, ku shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Lezhës, kishte njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të shkollës kishte konstatuar 5 dyer të dëmtuara dhe dyshohej për marrjen e disa dokumenteve dhe pajisjeve, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë kreu veprimet e para hetimore në lidhe me rastin.
Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë bënë të mundur identifikimin dhe procedimin penal në gjendje të lirë të 2 shtetasve të mitur, 17 dhe 14 vjeç, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-ën e kamerave të sigurisë.
Nga këqyrja e pamjeve filmike në ambientet e shkollës rezulton se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë gjithsej 6 persona, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e laptopëve dhe DVR-së.
—
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
* Z. J., 64 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës është kapur duke drejtuar një automjet tip kamionçinë, në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa lejen përkatëse. Automjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
* M. Gj., 68 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për vlerësim, për një ngjarje aksidentale, pasi në qytetin e Laçit, dy shtetas të mitur, 17 dhe 15 vjeç, duke lëvizur me skuter elektrik, janë rrëzuar dhe kanë marrë dëmtime të lehta. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ata janë larguar për në banesë. Skuteri elektrik u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Mirditë/ Informacion paraprak
Më datë 16.03.2026, rreth orës 08:00, shtetasja I. B., administratore e një subjekti minerar, njoftoi Policinë se në ambientet e parkingut të subjektit, në një kamion, ishte konstatuar një qese që dyshohet se përmbante lëndë plasëse të pa shpërthyer.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë të gjitha veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin ligjor të rastit.
DVP Elbasan / Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar shtetasin D. K., 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi D. K. ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shoqëruan shtetasin P. L., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjithashtu, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka hedhur anës rrugës një qese të vogël me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin P. L., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhunë në familje”.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit:
-M. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Zhelizhan, Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur;
-B. S., 52 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet me drejtuese shtetasen Sh. Gj., 27 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
