Raporti i ngjarjeve, 13 mars 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë shtetasit P. H. dhe L. F., të dy banues në Vlorë, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lokalin që administron, nuk lëshohen kuponë tatimorë, si dhe se ka punësuar një shtetas, pa e siguruar në organet tatimore.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. S., pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke pronë publike në fshatin Sherisht;
-J. A., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe V. Ç., 76 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se 50-vjeçari përdor një objekt në pronësi të shtetasit V. Ç., në tejkalim të afatit në kontratën e qirasë ndërmjet tyre, ndërsa 76-vjeçari dyshohet se me vetëgjyqësi, ka kyçur dyert e objektit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë:
-shpallën në kërkim 5 shtetas të moshave 15-18 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me 7 shtetas të tjerë të këtyre moshave, rreth mesnatës, në lagjen nr. 1, është qëlluar në ajër, me armë zjarri. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve, për individualizimin e përgjegjësisë së tyre, si për dokumentimin e rrethanave të rastit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. V., 58 vjeç dhe A. V., 50 vjeç, banues në fshatin Jermë, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar pa autorizimin e pronarit, një sipërfaqe kullosore në fshatin Marafrend.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas 58 vjeç, për motive të dobëta;
-A. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas 45 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset S. Sh., 39 vjeçe dhe S. Sh., 29 vjeç, kunata, pasi dyshohet se shtetasja S. Sh. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit e dhunuar psikologjikisht 39-vjeçaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin
-O. Z., pasi dyshohet se ka vjedhur një pajisje në një banesë;
-E. D., 48 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. A. dhe Gj. P., pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi.

Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës “Milot–Morinë” referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë, automjeti është përplasur me automjetet që drejtonin shtetasit D. K., A. Gj. dhe Sh. S.. Nga aksidenti u dëmtuan shtetasit A. T. dhe Sh. S., dhe pasagjerja në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëvë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke hedhur inerte, dyshohet në kundërshtim me ligjin, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij. Gjithashtu, 37-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Më datë 12.03.2026, rreth orës 23:10, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Rrëshenit, shtetasi E. Gj., 49 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, gjatë punës në minierën e Spaçit. 49-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Ç., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. M., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke, për ta vënë në funksion të lokalit që administron.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit B. V., 40 vjeç dhe N. K., 61 vjeç, të dy banues në Pogradec, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. H., 40 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, pasi dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale, një 33-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:

-arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi iu gjet me vete, një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 21-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 22 vjeç, pasi iu gjet në automjet, një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan shtetasit:

-B. R., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës, në lagjen nr. 2, Kavajë. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;

-J. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin H. R., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 71 vjeç dhe R. B., 50 vjeç, të dy banues në Durrës, me detyra inxhiner dhe përgjegjës shërbimi në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë aksidentalisht, nga skela, një punonjës i firmës, 61 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin turk A. G., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka punësuar në subjektin e tij, pa i regjistruar në organet tatimore, 2 shtetas;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. B., 40 vjeç dhe M. M., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në celularët e tyre u gjetën faqe aktive për vënie bastesh sportive. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, 2 shtetasit kanë thyer celularët dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy të mitura të moshave 16 dhe 17 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 19-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

Shërbimet e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Dje, kallëzoi shtetasi Xh. C., 26 vjeç, banues në Durrës, se i kishin humbur targat e automjetit. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe autorësisë së rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin A. R., 18 vjeç, pasi u kap në flagrancë, gjatë tentativës për të vjedhur 1 biçikletë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin P. R.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Xh., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., pasi dyshohet se ka kryer manovra të rrezikshme me automjet, të cilat gjithashtu kanë prishur qetësinë publike;
-shpallën në kërkim shtetasin S. C., pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. B., të cilin gjithashtu dyshohet se e ka kanosur. Punohet për kapjen e shtetasit S. C..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin E. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer 2 vjedhje në Krujë;
-shpallën në kërkim shtetasin E. H., pasi dyshohet se më datë 10.03.2026, ka djegur automjetin e shtetasit V. S.. Punohet për kapjen e shtetasit E. H..

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin S. L., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin K. L., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti ka përplasur 2 automjete;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. D., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. F., pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen T. Zh., e cila është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. D., pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një të mitur që është në kujdesin e mjekëve.

Më datë 12.03.2026:
-shtetasja D. J. kallëzoi se ishte publikuar pa autorizim, në një llogari false në rrjete sociale, një fotografi e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-shtetasja V. N. kallëzoi se i kanë vjedhur llogarinë në rrjete sociale, dhe aty postojnë fotografi të saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-shtetasja H. Gj. kallëzoi se janë hapur në rrjete sociale, 2 llogari falëse, nëpërmjet të cilave fyhen nxënës të një shkolle. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasi A. A., pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, është goditur nga një shtetas ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
-shtetasi L. S. kallëzoi se i janë larguar nga banesa, vajza e tij 18 vjeç dhe vajza e tij e mitur. Punohet për gjetjen e 2 shtetaseve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin I. H., 38 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal:
-për shtetasin L. G., 54 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të djegë një mjet në pronësi të një subjekti;
-për dy 16-vjeçare, pasi dyshohet se janë konfliktuar me grushte, me një bashkëmoshatare.

Dje, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. A., në fshatin Portëz. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Sh., për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. H., banues në fshatin Kosmaç, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi;
-K. P., 18 vjeç, banues në fshatin Vrith, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi;
-Gj. K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 9-vjeçar, i cili është dëmtuar në këmbë. I mituri është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 12.03.2026, ka humbur jetën gjatë transportimit në spitalin rajonal të Shkodrës, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, shtetasi S. H., 59 vjeç. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PKK Rinas/Vijon operacioni ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari nga Italia.

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në. Gjithashtu, ka rezultuar se ky shtetas ka pastruar fitimet e kësaj veprimtarie kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë, për ta finalizuar procedurën për esktradimin e këtij shtetasi.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 24 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “30 Vjetori”, Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi këmbësoren shtetasen R. M., 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., banues në Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. A., 47 vjeç dhe R. M., 50 vjeç, të dy banues në Poliçan, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike.

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMW” të vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, identifikohet dhe kapet shtetasi nga Kosova, që kishte porositur trafikimin e armës dhe automjetit.

Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip “BMW”, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej automjeti tip “BMW”.

Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë finalizuan operacionin e koduar “JAD 1”.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi M. P. që drejtonte një automjet tip “Tuareg”, në të cilin kishte rimorkuar një automjet tip “BMW” që nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Nga kontrolli i imtësishëm, në automjetin tip “BMW”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë).

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera për këtë rast, është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i shtetasit për llogari të të cilit ishin kryer këto veprimtari kriminale, H. A..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Doreza”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet gjatë kontrolleve nga shërbimet “Shqiponja”, 41-vjeçari.

I arrestuari, për të fshehur armën, kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit.

Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë.

Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.