Raporti i ngjarjeve, 12 mars 2026

Malësi e Madhe

Arrestohet 1 shtetas që tentoi të vidhte 2 automjete, dhe dëmtoi njërin prej tyre.

Gjithashtu, i arrestuari dëmtoi subjektin për shitje pjesësh për automjete, ku tentoi të vidhte.

Gjatë kontrollit u konstatua se ky shtetas posedonte lëndë narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Menjëherë pas marrjes së informacionit se në një subjekt për shitje pjesësh për automjete, në fshatin Vrakë, një shtetas kishte kryer disa paligjshmëri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi M.(S.) K., 58 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë 2 automjete, në një subjekt në këtë fshat.
Më pas, ai ka dëmtuar gomat e njërit prej tyre, dhe ka dëmtuar, duke ngjyrosur me spraj, fasadën e subjektit.

Në momentin e kapjes, 58-vjeçarit iu gjet me vete, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

PKK Port, Durrës

Tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete, me qëllim t’i shmangej identifikimit nga Policia, pasi ishte i dënuar në Itali me mbi 5 vjet burgim për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm, ndalohet 42-vjeçari.

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë i cili ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet italiane.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe për emigracion të paligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset L. R., G. H. dhe M. A., pasi dyshohet se secila ka ushtruar prostitucion, në apartament të marrë me qira.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. U., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet mesazheve telefonike, një shtetase;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Q. dhe A. H., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u identifikuar dhe për të kryer kontroll në automjetin me të cilin lëviznin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
-G. P. dhe N. M., pasi dyshohet se gjatë një tubimi, kanë hedhur sende në drejtim të godinës së institucionit në afërsi të të cilit ishin grumbulluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin P. K., 32 vjeç, pasi mbante në banesë, 3 armë të ftohta dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Kokainë. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin A. A., pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin kryente manovra të gabuara në qarkullim;
-një të mitur, pasi mbante përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin R. Sh., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-arrestuan shtetasit J. K., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin E. Xh., 29 vjeç, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur këmbësorin, shtetasin K. A., 35 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. L., pasi me automjetin që e drejtonte, ka përplasur 2 këmbësorë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerja në këtë automjet, të cilët janë janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 11.03.2026:
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasi A. Gj., pasi dyshohet se aksidentalisht gjatë punës në një subjekt, është dëmtuar në këmbë. Punohet për përcaktimin e përgjegjësive për këtë rast;
-dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, shtetasi F. V., 40 vjeç, i cili është kujdesin e mjekëve. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit;
-kallëzoi shtetasi A. P., se ishte larguar nga ambientet e spitalit ku ishte i shtruar, vëllai i tij, shtetasi N. P., 67 vjeç. Punohet për gjetjen e 67-vjeçarit;
-kallëzoi shtetasi F. M., se ishte goditur nga shtetas të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
-kallëzoi shtetasi M. D, se ishte goditur nga një shtetas të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
-kallëzoi shtetasi A. M., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja S. M., 26 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje;
-kallëzoi shtetasi R. R., se i kishin vjedhur disa sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. I., 49 vjeç, banues në Prishtinë, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, mbi dorëzimin e pajisjes që i ka shitur. Gjithashtu, dyshohet se 49-vjeçari ka fshehur të ardhurat e përfituara nga shitja e pajisjes.

Specialistët e seksioneve të Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. T., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-M. H., 27 vjeç, pasi në rrugën “Sabri Preveza”, me motomjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet të parkuar. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Catch 5”.

Kapën 5 shtetas në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch 5”, kapën dhe vunë në pranga 5 shtetas të shpallur në kërkim.

Konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin S. Gj., 26 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 1 muaj e 5 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin I. G., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj e 8 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin R. G., 39 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 22 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin R. R., 38 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Qarku Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. L., 39 vjeç, banues në fshatin Velçan, pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe telefonike kanosëse, bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. A., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. Z., 29 vjeç dhe M. Ç., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Stavraj, për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për qarkullimin rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. S., 54 vjeç, pasi në vitin 2024, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për vëllanë e tij, shtetasin K. M., 42 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në një lokal në lagjen nr. 12, dyshohet se kanë goditur me grushte, një 40-vjeçar;
-kapën shtetasin P. Z., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për të cilin, në përfundim të veprimeve procedurale, prokurori vendosi procedimin në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), banues në fshatin Gosë, pasi dyshohet se ka djegur stallën dhe një kafshë në pronësi të babait të tij, si dhe ka dëmtuar me send të fortë (shufër hekuri), një 53-vjeçar.

Shërbimet e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Dje, rreth orës 18:30, ka humbur jetën, dyshohet prej shkaqeve natyrale, gjatë transportimit në spitalin e Kavajës, shtetasi S. Xh., 53 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës “Milot – Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. P., 62 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një shtetas 64 vjeç;
-A. M., 19 vjeç, O. K., 19 vjeç, A. V., 18 vjeç dhe N. P., 20 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 55 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se ka kanosur për motive të dobëta, një shtetas 75 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në fshatin Plug, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. I., 50 vjeç, banues në fshatin Plug, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.

Dje, kallëzoi shtetasi A. K., 39 vjeç, banues në fshatin Vajkan, se i kishin vjedhur një targë të mjetit bujqësor dhe një pajisje DVR, në stallën që kishte në pronësi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Klos

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Klos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit G. A., 62 vjeç, banues në fshatin Bershi, Klos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”.

Procedimi penal filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Z. A., 65 vjeç, se më datë 11.03.2026, 62-vjeçari i ka bllokuar rrugën mjeteve bujqësore që e çojnë drejt pronës së tij.

Ndërkohë, në lidhje me këtë rast, ditën e djeshme shtetasja D. A., vajza e shtetasit G. A., nëpërmjet një videoje të publikuar në disa rrjete sociale ka pretenduar se është dhunuar nga shërbimet e Policisë.

Në lidhje me këtë pretendim sqarojmë se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një konflikti fizik të mundshëm mes shtetasit G. A. (së bashku me pjesëtarët e familjes së tij) dhe shtetasve Z. A. dhe V. Sh, që po konfliktoheshin me fjalë dhe në asnjë moment shërbimet e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë.

Gjithashu sqarojmë se në lidhje me këtë konflikt pronësie, nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Klos janë kryer disa herë veprime hetimore dhe materialet për personat e përfshirë i janë referuar Prokurorisë Dibër.

Si dhe për çdo rast është vënë në dijeni dhe është kërkuar ndërhyrja edhe e Bashkisë Klos.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasin I. T., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-vunë në pranga shtetasin S. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lokalin që administronte, u gjet 1 armë sportive që posedohej pa leje, dhe 2 celularë me të cilët dyshohet se viheshin baste sportive. Arma sportive dhe celularët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim të faktit, pasi shtetasi A. P., 43 vjeç, me automjetin që drejtonte në aksin rrugor “Shkodër – Ura e Bunës”, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi F. V., 59 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë, ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe është larguar në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në njësinë administrative Shupenzë, në një banesë, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombul gazi.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasi M. M. dhe shtetasja Rr. M., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit R. I., 48 vjeç.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Shtetasi R. I. akuzohet se mbrëmjen e datës 29.06.2018, ka shpërthyer me eksploziv, automjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit F. T. dhe në përdorim të pronarit të lavazhit ku ndodhi shpërthimi, shtetasit T. T.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., banues në Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.