Promovohet në Lezhë, sistemi arsimor policor

Përfaqësues të Akademisë së Sigurisë, në bashkëpunim me grupin e promovimit të DVP Lezhë, organizuan në qytetin e Lezhës, panairin për promovimin e sistemit arsimor policor në institucionet e arsimit të mesëm, me moton “Hap derën e mundësisë!”.

Në këtë panair, maturantët u njohën me programet e studimit, mundësitë për karrierë dhe mënyrën e aplikimit në Akademinë e Sigurisë. Nxënësit shfaqën interes dhe morën pjesë aktivisht në këtë iniciativë që synon informimin dhe motivimin e të rinjve për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, si dhe për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve në të ardhmen.

Gjithashtu, aktiviteti hap dyert drejt një profesioni me dinjitet dhe përgjegjësi, siç është shërbimi në Policinë e Shtetit.