Kryefjala e takimeve me nxënësit, përcjellja e mesazhit “Thuaji STOP drogës, alkoolit dhe duhanit! “
Në kuadër të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, takimet e radhës u zhvilluan në shkollen publike “Riza Shera”, në gjimnazin “Leonik Tomeo” dhe në shkollën jopublike “Top School”, me temë “Stop Duhanit, Alkoolit dhe Drogës!”.
Në këto orë edukative nxënësit u njohën me materiale ndërgjegjësuese për efektet negative që shkakton përdorimi i duhanit, alkoolit dhe substancat narkotike.
Gjatë takimeve, u përcollën këto mesazhe:
Duhani nuk të rrit më shpejt, të plak më shpejt!
Alkooli nuk jep zgjidhjen, por krijon problemet!
Droga vret gëzimin, shpresën, mendjen dhe trupin!
Mbro jetën tënde!
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj✅
#Nxënësittëparët
