Qarku Gjirokastër
Drejtuesit e strukturave në varësi të DVP Gjirokastër, takim me përfaqësuesit e institucioneve vendore, në vijim të koordinimit të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Në këtë cikël takimesh morën pjesë shefat e komisariateve, shefat e seksioneve për Hetimin e Krimit, kryetarët e bashkive, administratorët e njësive administrative, përfaqësues të shërbimit zjarrfikës dhe të shërbimeve të tjera në nivel vendor, të ngarkuara me përgjegjësi ligjore për të luftuar në mënyrë të integruar këtë veprimtari kriminale.
Në fokus të këtyre takimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet strukturave përgjegjëse, me synim rritjen e efektivitetit në parandalimin dhe goditjen që në fazë të hershme, të kultivimit të bimëve narkotike.
Konkretisht, gjatë diskutimeve u theksuan këto aspekte:
-kontrolli i vazhdueshëm i territorit nga grupet e përbashkëta në terren;
-shkëmbimi në kohë i informacionit ndërmjet strukturave për reagim sa më të shpejtë dhe efikas;
-bashkëpunimi me komunitetin, si një faktor i rëndësishëm për parandalimin dhe evidentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Takimet sensibilizuese me këtë fokus, do të vijojnë në të gjithë qarkun.
#denoncopaligjshmëritë
#bashkëpunomePolicinë
#sëbashkukundërkrimit✅

