Përfaqësues të Akademisë së Sigurisë, në bashkëpunim me grupin e promovimit të DVP Dibër, organizuan në qytetin e Peshkopisë një panair për promovimin e sistemit arsimor policor në institucionet e arsimit të mesëm, me moton “Hape derën e mundësisë”.
Në këtë panair, maturantët u njohën me programet e studimit, kriteret dhe mënyrën e aplikimit në Akademinë e Sigurisë, si dhe me mundësitë e karrierës në Policinë e Shtetit.
Të rinjtë treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në biseda dhe pyetje rreth rrugës për t’u bërë pjesë e strukturave të policisë.
Ky aktivitet synon të inkurajojë të rinjtë që të zgjedhin profesionin e policit dhe të kontribuojnë në të ardhmen në shërbim të ligjit dhe të qytetarëve.

