Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.
Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.
Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur një 27-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. V., 35 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. S., 64 vjeç, banues në Ersekë dhe Y. R., 54 vjeç, banues në fshatin Shtikë, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin, për motive pronësie. Gjatë kontrolleve, në një stallë në pronësi të shtetasit Y. R., u gjet një armë gjahu që mbahej pa leje, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, arrestuan një 17-vjeçar, pasi kishte një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe për shtetasin M. P., pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë në detyrë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin A. R.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasit S. N., A. L., I. S., K. M., F. E., N. K., I. M., M. Sh., Xh. Gj. dhe P. B., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”, kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes;
-3 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., pasi dyshohet se ka kundërshuar punonjësit e Policisë, për vënien e një mase administrative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. P., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin A. D.;
-E. Gj. dhe K. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Më datë 08.03.2026, shtetasja N. A. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, kunati i saj I. A., 64 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle të vazhdueshme në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve.
Si rezultat i prezencës së shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe monitorimit të akseve, me mjete logjistike bashkëkohore, gjatë javës së fundit u konstatuan:
-3770 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor;
-28 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht;
Ndër masat e vëna për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor:
-248 masa të vëna për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, shkelje e cila nxit manovra të gabuara dhe krijon kaos në trafik;
-32 masa të vëna për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, shkelje kjo tejet e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës;
-lëvizjen me mjet ngritës, të 57 automjeteve të ndaluara/pushuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë, nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 48 orëve të fundit
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin:
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj. alias G. M., banues në fshatin Malbardhë, pasi bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj saj, dhe se ka marrë pa të drejtë, fëmijën e tyre të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Gj., banues në Kurbin, për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. H., banues në Lezhë, për veprat “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.
Kurbin/Informacion paraprak-Rreth orës 02:00, shtetasi K. H., 30 vjeç, është transportuar me ambulancë, në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht, dyshohet se 30-vjeçari është dëmtuar si pasojë e një aksidenti me motomjet. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjetin i cili u gjet në afërsi të një kanali në fshatin Fushë Kuqe. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të dëmtimit të 30 vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasja N. A., 39 vjeçe, e cila drejtonte një automjet tip “Kia”, dhe u përfshi në një aksident rrugor me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M., 57 vjeç, ju informojmë se specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin P. M., për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Aktualisht shtetasi P. M., dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 42 vjeç, banues në fshatin Shegas, pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 30 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur shtetasi K. G., 59 vjeç, banues në Fier, pasi në gjendje të dehur ka dëmtuar lehtë veten me mjet prerës (thikë). Ky shtetas mori mjekim dhe u largua për në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Policisë, për një konflikt në familje, ka fyer dhe kanosur 2 punonjës të Patrullës së Përgjithshme;
-vunë në pranga shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh, në një automjet, pasi ka thyer xhamin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 40 vjeçe dhe Xh. H., 35 vjeç, motër e vëlla, të dy banues në Durrës, pasi kallëzoi shtetasja L. B., se me vetëgjyqësi, kanë ndërruar bravat e disa subjekteve në pronësi të kallëzueses dhe vajzës së 40-vjeçares, në lagjen Nr. 14, për të detyruar shtetasit që kryenin aktivitet tregtar në këto subjekte, që të lidhin kontrata qiraje me 2 të procedurarit. Gjithashtu, dyshohet se 35-vjeçari ka goditur me grusht, një shtetas që kryente aktivitet tregtar në njërin nga këto subjekte;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit J. K., 43 vjeç dhe E. Z., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Fermë Sukth, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar verbalisht, me njëri tjetrin.
Shërbimet e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. A., 26 vjeç, për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Më datë 08.03.2026:
-dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, shtetasi E. K., 36 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, si ngjarje aksidentale;
-dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht, nga shkallët e banesës së tij, në Durrës, shtetasi Sh. L., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.
PKK Kakavije
Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 7400 euro dhe 4 800 000 lekë.
Sekuestrohet shuma e eurove.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases T. Sh., ku u gjetën 7400 euro dhe 4 800 000 lekë, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen T. Sh., banuese në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
DVKM Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”.
U kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë, arrestohet 23-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Në vijim të kontrolleve dhe hetimeve, të kryera me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga vendet MENA, që synojnë të kalojnë në shtetet e BE-së, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë së Kufirit të Gjelbër, Kakavije, finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.
Gjatë operacionit, u arrestua shtetasi F. D., 23 vjeç, banues në Durrës.
Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet tip “Volkswagen”, 5 emigrantë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. Sh., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedim penal për shtetasin F. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. D., pasi dyshohet se ka prerë disa pemë ulliri në një sipërfaqe toke, për pronësinë e së cilës është në proces gjyqësor;
-J. H., 54 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasen M. P., 54 vjeçe, banuese në Ksamil, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Punohet për kapjen e 54-vjeçares.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për këto raste:
-shtetasit M. Gj., 24 vjeç, S. V., 23 vjeç dhe M. V., 24 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në lagjen “Uji i Ftohtë”;
-shtetasit A. L., 46 vjeç dhe D. Z., 24 vjeç, janë konfliktuar verbalisht, me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në lagjen “Isa Boletini”.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
DVKM Kukës
Tentoi të kontrabandonte nga Kosova, 510 litra naftë, vihet në pranga 55-vjeçari.
Sekuestrohet sasia e naftës.
Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës.
Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
Berat
Goditet një rast i dyshuar i pastrimit të produkteve të veprës penale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Produkti”.
Sekuestrohen 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, si dhe 1 automjet dhe 1 aparat celular.
Arrestohet 67-vjeçari që posedonte këto shuma monetare.
Si rezultat i një pune hetimore të kryer mbi bazën e informacioneve të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Berat finalizuan operacionin policor të koduar “Produkti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i dyshuar në fushën e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 67 vjeç, banues në Berat.
Nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, shuma monetare që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, si dhe 1 automjet dhe 1 aparat celular.
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit M. B., 34 vjeç dhe K. P., 60 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. G., 58 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për njoftim mbi faktin, pasi shtetasja R. K. kallëzoi se i kishin dëmtuar automjetin që kishte parkuar në afërsi të pallatit ku banon. Paraprakisht dyshohet se automjeti është dëmtuar si pasojë e pakujdesisë së disa të miturve, gjatë lojës.
Më datë 08.03.2026, shtetasit N. K. dhe H. F., kanë kallëzuar se në banesat e tyre aktualisht të pabanuara, në fshatin Domen, iu janë vjedhur orendi dhe vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijon puna hetimore dhe policore, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të vjedhjeve.
Arrestohet një shtetas që gjatë këtyre 3 ditëve, kreu 3 vjedhje.
I arrestuari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre në territoret në juridiksion të komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 1, shërbimet e këtyre njësive organizuan punën për zbardhjen e autorësisë së rasteve.
Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 bicikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës;
-më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen, një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”;
-më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin, një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15 u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-P. Gj., 60 vjeç, banues në Durrës, i cili, pas një konflikti të ndodhur, ka goditur me grusht komshiun e tij 41-vjeçar.
-R. P., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, qeni i tij ka kafshuar në dorë një shtetas 79-vjeçar.
Gjithashtu, u kap shtetasi në kërkim policor A. P., 50 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka ndjekur me automjet një 31-vjeçare. Pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, ndaj tij filloi procedimi penal në gjendje të lirë.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5 dyshohet se ka thyer xhamin e automjetit të shtetasit A. V. dhe i ka marrë 10 000 lekë.
Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz arrestuan shtetasit G. K., 35 vjeç, dhe Y. V., 40 vjeç, banues në Bathore, pasi në Fermë, Sukth, dyshohet se i kanë vjedhur nga çanta një aparat celular shtetases D. H., dhe më pas janë larguar me automjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dje, në Maminas, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një banesë në pronësi të shtetasit A. L.. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në një pajisje elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Si rezultat i monitorimit 24/7 të territorit të qarkut dhe i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë në lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit, janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, për të cilat:
-u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 18 vjeç, pasi më datë 07.03.2026, rreth orës 23:45, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen “28 Nëntori”, në vendin e quajtur “Lulishtja 1 Maj”, iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. D., 19 vjeç, pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen “28 Nëntori”, iu gjet sasi lënde të dyshuar narkotike “Cannabis sativa”;
-u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. P., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen “Emin Matraxhiu”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për kontrollin dhe ka tentuar të largohet. Nga kontrolli iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike “Cannabis sativa”.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Xh. S., 34 vjeç, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë“, në afërsi të fshatit Çërravë, Pogradec, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen R. M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Kallamas, Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. Sh., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në oborrin e banesës së shtetasit G. I.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit H. D., 38 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ravonik, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases I. B. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit D.S., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Kalaja” u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasve:
• A.Sh., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 74 fishekë luftarakë.
• B.B., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A.M., i cili pretendon se është kanosur me fjalë prej tij.
Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasve:
• A.Z., 51 vjeç, banues në Orikum, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzave të tij.
• N.Sh., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi buzë lumit në fshatin Dukat, Vlorë, është konstatuar me mjetin tip skrep duke shkarkuar inerte për rregullimin e një ure ekzistuese, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasve R.S., 37 vjeç dhe J.L., 70 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Mitat Hoxha”, në afërsi të një subjekti, për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 15”.
Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2-javor me metoda speciale hetimi.
Kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
Arrestohen 2 shtetase braziliane.
Procedohet penalisht pronari i ambienteve, si dhe një shtetas për prostitucion.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi fazën e 15-të të operacionit policor të koduar “Storm”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetaset N. P., 26 vjeçe, dhe M. B., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, të dyshuara për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në vijim të veprimeve procedurale u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetas 22 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, pronari i ambienteve, shtetasi F. T., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, 8 aparate celularë, një DVR, karta telefonike, 2 blloqe shënimesh, si dhe 2 sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e arrestuara kishin marrë me qira dy ambiente në rrugën “Dalip Peza”, lagjja nr. 17, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, njëra prej shtetaseve të huaja refuzoi të hapte derën e ambientit ku ndodhej, e cila u hap më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 65 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin kamion, me drejtues shtetasin B. K., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, si dhe shtetaset L. L., 49 vjeçe; B. K., 50 vjeçe; L. T., 49 vjeçe; P. K., 50 vjeçe; dhe Z. T., 43 vjeçe, pasagjere në automjet, të cilat pasi morën ndihmë mjekësore në spital, ndodhen në banesat e tyre, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. T., 79 vjeç, banues në Shkodër, dhe një 16-vjeçar, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi N. T., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin e mitur 16-vjeçar, i cili po e drejtonte motomjetin pa leje drejtimi. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe shtetasi J. B., pasagjer në motomjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Luf, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të ngjashme me ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nicaj, administrator i një kompanie ndërtimi, pasi ka bërë kallëzim shtetasi I. Sh., 38 vjeç, banues në Patos, se gjatë gjithë vitit 2025 ka punuar në këtë kompani ndërtimi, duke mos u siguruar në institucionet përkatëse, si dhe nuk është likuiduar për punën e kryer.
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 44 vjeç, dhe E. B., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Ktosh, për veprën penale “Peshkim i ndaluar” me rrymë elektrike, pasi janë kapur duke peshkuar në mënyrë të paligjshme me gjenerator elektrik.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•J. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi ka kallëzuar shtetasi K. G., 58 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, se ky shtetas e ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta;
•I. U., 64 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u zbulua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Gjatë 48-orëve të fundit
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës arrestuan shtetasin S. V., 26 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, ndaj shtetasit A. C. u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, e cila e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen O. M., pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur në rrjetet sociale shtetasen A. K., nëpërmjet profileve false.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare shpallën në kërkim shtetasin N. A., pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit E. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin F. V.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-kapën dhe ndaluan shtetasin A. D. (A), 42 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ll., pasi, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. K.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. V., pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer me mesazhe në rrjetet sociale shtetasin S. R;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D, A. D, E. D, A. D, M. D dhe A. D, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasit R. J., 36 vjeç, A. V., 27 vjeç dhe R. L., pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në anë të mashtrimit, i kanë marrë automjetin shtetasit O. D. dhe nuk ia kanë kthyer. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. L. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë;
-ndaluan shtetasen I. K., 35 vjeçe, pasi u konstatua në thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin Z. R;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit O. B dhe E. Z, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. R., pasi iu gjet me vete municion. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasen A. Sh., pasi bashkëshorti i saj ka kallëzuar se ajo është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. O., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin V. L., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. C, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur vëllain e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-K. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-G. B., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-E. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Më datë 06.03.2026 është paraqitur për mjekim në spital shtetasi R. T., 60 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, i cili dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me një fishek armë gjahu. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, me qëllim dokumentimin e plotë të tij
Më datë 07.03.2026, shtetasja M. A, kallëzoi se i është larguar nga vajza e saj e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fire Trail”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndodhur dy ditë më parë.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 26-vjeçare, në orët e para të datës 06.03.2026 në rrugën “Theodhori Bej”, për motive të dobëta.
Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 02:00, të datës 06.03.2026, në rrugën “Theodhori Bej”, ishte djegur automjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases M. T., 26 vjeçe, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Fire Trail”, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta, për shkak të një konflikt të mëparshëm me një familjar të saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”.
Arrestohen 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës.
Në pranga dhe një shtetas i huaj, i cili merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.
Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:
H. S., 28 vjeç, H. Dh., 43 vjeç dhe H. M., 28 vjeç.
Shtetasit H. S. dhe H. Dh. janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te rrethrrotullimi i Rinasit, duke transportuar me një automjet 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 2500 euro secilit, iu kishin premtuar transportimin me destinacion final shtetin italian.
Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se shtetasi H. M. merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me mbi 15 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 86-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Në kuadër të këtij operacioni, në Belsh, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s (Itali), në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin B. D., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. I., 32 vjeç, dhe O. H., 28 vjeç, të dy banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Gj., 68 vjeç, banues në fshatin Grecalli, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, automjeti kamion, me drejtues shtetasin B. K., 30 vjeç, është përplasur me një automjet, me drejtues shtetasin K. H., 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., si dhe shtetaset L. L., B. K. dhe L. T., pasagjere në automjet, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. B., 43 vjeç, banues në Gjermani. Ky shtetas, në muajin shtator të vitit 2025, i ka shitur një automjet shtetasit E. A., 37 vjeç, banues në Kavajë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Gjermania, pasi ishte raportuar i vjedhur në vitin 2023. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 14 është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar Cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. J., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi vazhdimisht ndjek dhe kanos me fjalë një 65-vjeçar.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasit:
D. R., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ky shtetas nuk është gjetur;
A. P., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ndjekur me automjet një 31-vjeçare.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku u shpall në kërkim shtetasi A. M., 20 vjeç, banues në Bathore. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në një banesë në Shijak, një pajisje elektroshtëpiake.
Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin V. S., 66 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. K., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar duke prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Pirosti”, në fshatin Hundëkuq;
-E. N., 62 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 42-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen P. H., 32 vjeçe, banuese në fshatin Arrëz e Vogël, me probleme të shëndetit mendor, pasi për motive të dobëta, ka goditur një 63-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin G. G., 35 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• L. M., 43 vjeçe, banuese në fshatin Levan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së vëllait të saj;
• A. S., 51 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 60 vjeç, banues në Fier, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetasi dhe, nëpërmjet mashtrimit, nuk ia ka kthyer më.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, dhe F. M., 19 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonin motomjete pa leje drejtimi dhe pa targa.
Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur, 14 vjeç, pasi duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin e tij dhe është rrëzuar në anë të rrugës, duke marrë dëmtime të lehta. Nga dalja e motomjetit nga rruga u dëmtuan lehtë edhe një pasagjer që ndodhej në motomjet, si dhe një këmbësor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Vijon puna për goditjen e paligjshmërive.
Vihen në pranga 3 shtetas, për tentativë vrasjeje dhe për vjedhje.
✅️ Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin gjatë një konflikti. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
✅️ Gjithashtu zbardhen dhe dokumentohen 2 raste vjedhjeje në një magazinë dhe në një banesë në qytet.
Kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
1-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, në Korçë, gjatë një konflikti një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. R., 59 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera, si dhe nga këqyrja e pamjeve filmike, rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. R. ka tentuar ta godasë disa herë me thikë 60-vjeçarin.
Ky shtetas, për pasojë, ka marrë disa dëmtime trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, thikë.
2-Po nga këto shërbime u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 18 vjeç dhe i një 17-vjeçari, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në lagjen nr. 17, Korçë, në një magazinë, duke vjedhur mjete pune, vegla, aksesorë, materiale ndërtimi dhe elektrike.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se këta shtetas, më datë 03.03.2026, kanë vjedhur edhe disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje, në lagjen nr. 7, Korçë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës
Finalizohet një fazë tjetër e planit operacional të koduar “Siguria”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kanosi me armë për motive të dobëta 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak organizuan dhe finalizuan fazën tjetër të planit operacional të koduar “Siguria”.
Në kuadër të kësaj faze u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. I., alias L. Sh., 36 vjeç, banues në Shijak.
Gjykata e Durrësit, në shkurt të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Në janar të këtij viti, shtetasi L. I., nga automjeti me të cilin lëvizte, ka kanosur me armë zjarri 2 shtetas.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi iu gjetën municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe dy radio policie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
• F. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi në afërsi të Urës së Peshkëpisë u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
• P. S., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Demokracia” u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit F. K., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me pëllëmbë një të mitur, banor të këtij fshati.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Berat, pasi në rrugën “Janaq Kumi” në Sarandë nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
• F. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi në afërsi të Urës së Peshkëpisë u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
• P. S., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Demokracia” u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit F. K., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me pëllëmbë një të mitur, banor të këtij fshati.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Berat, pasi në rrugën “Janaq Kumi” në Sarandë nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
