Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Asetet”

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Asetet”.
Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1 130 000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të një 49-vjeçari, në fushën e narkotikëve.
Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Asetet”.
Si rezultat i operacionit, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit Sh. K., 49 vjeç, me precendent penal në fushën e narkotikëve.
Në zbatim të vendimit të gjykatës, u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 1 130 000 euro, konkretisht: 1 njësi shërbimi, 3 apartamente dhe 1 garazhd.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.