Durrës/Zhvillohet panair për promovimin e sistemit arsimor policor

Durrës

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të Akademisë së Sigurisë, në bashkëpunim me grupin e promovimit të DVP Durrës, organizuan në qytetin e Durrësit, panairin për promovimin e sistemit arsimor policor në institucionet e arsimit të mesëm, me moton “Hape derën e mundësisë”.

Në këtë panair, maturantët u njohën me programet e studimit, mundësitë e karrierës dhe mënyrën e aplikimit në Akademinë e Sigurisë, duke shfaqur interes dhe pjesëmarrje aktive, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe për t’iu shërbyer qytetarëve në të ardhmen.

♂️Ky aktivitet synon të inkurajojë të rinjtë, që të ndjekin rrugën e shërbimit ndaj ligjit dhe shoqërisë, duke hapur dyert drejt një profesioni me dinjitet dhe përgjegjësi.