Rinas/Vihen në pranga 3 shtetas në kërkim

Rinas
Policia Kufitare Rinas ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.
Në këtë kuadër janë kapur dhe vënë në pranga 3 shtetas të dënuar nga Gjykata e Tiranës.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisje bashkëkohore detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve  bënë të mundur ndalimin e 3 shtetasve në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, konkretisht:
K. K., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”;
J. A., 52 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”;
E. B., 19 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.