Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Loja e fundit”.
Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Sekuestrohen 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer që shërbejnë për lojën bingo.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrollit në subjektin (lokal bar-kafe), në administrim nga shtetasi D.M., në qytetin e Bulqizës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer për ofrimin e lojës bingo.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D.M., 37 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

