Raporti i ngjarjeve, 28 shkurt – 1, 2 mars 2026

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi H. D., 36 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor (frezë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe mjeti bujqësor është rrëzuar duke e zënë poshtë shtetasin H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijm të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua më datë 27.02.2026, për të trafikuar në Greqi, lëndën narkotike që u gjet e fshehur në kamion. Punohet për kapjen e shtetasit N. S..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 38 vjeç dhe J. M., 25 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Lazarat, pasi janë konfliktuar për kullotat, në fshatin Asim Zenel, me shtetasit L. D. dhe D. D. (bashkëshortë).
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, sepse dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në rrugë, pasi nuk është ndier mirë, shtetasi E. T., 37 vjeç, banues në Gjirokastër. Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Zh., 24 vjeç, banues në fshatin Veliqot, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin Sh. Zh., 23 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Granicë, automjetet që drejtoheshin nga shtetasit A. Q., 27 vjeç dhe K. V., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, janë përplasur me njëra-tjerën. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shetasin S. Q., 56 vjeç, banues më fshatin Dragot, pasi ka kanosur me armë sportive një 20-vjeçar, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë sportive që i mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Tiranës, monitorim 24/7 në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i prezencës së shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe monitorimit të akseve, me mjete logjistike bashkëkohore, gjatë javës së fundit u konstatuan:

-4818 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor;

-31 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht;

Ndër masat e vëna për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, evidentojmë:

-242 masa të vëna për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, shkelje e cila nxit manovra të gabuara dhe krijon kaos në trafik;

-30 masa të vëna për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, shkelje kjo tejet e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës;

-lëvizjen me mjet ngritës, të 66 automjeteve të ndaluara/pushuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.

Policia Rrugore apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë, nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Asetet”.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1 130 000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të një 49-vjeçari, në fushën e narkotikëve.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Asetet”.

Si rezultat i operacionit, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit Sh. K., 49 vjeç, me precendent penal në fushën e narkotikëve.

Në zbatim të vendimit të gjykatës, u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 1 130 000 euro, konkretisht: 1 njësi shërbimi, 3 apartamente dhe 1 garazhd.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Kolektivi”.

Nuk iu dhanë pagat (rreth 20 250 € në total), punonjëseve në subjektin e tyre (parukeri), vihet në pranga pronari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Gjithashtu, dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt, ishin kontrabanduar.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 5 shtetaseve, se ishin shfrytëzuar në vendin e tyre të punës (parukeri), duke mos u paguar për punën e kryer, si dhe duke u mashtruar mbi këtë aspekt, nga punëdhënësit e tyre, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Kolektivi”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi B. A., 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen K. B., 38 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 13.01.2026, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente, në të gjitha akset e qarkut, gjatë muajit shkurt, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës është konstatimi i rasteve të drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit shkurt janë proceduar penalisht 30 shtetas. Prej tyre:
•9 janë arrestuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
•17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë ndëshkuar administrativisht:
•1305 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•462 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•321 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
•96 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•233 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•27 drejtues automjetesh, për përdorim të aparateve telefonike;
•50 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
•1080 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve, në veçanti, dhe në sigurinë rrugore në tërësi.

PKK Kakavijë/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 25 950 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që i posedonin dhe nuk i deklaruan në kufi.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave. Konkretisht, në dalje të RSh-së, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasit:

-F. V., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 10 950 euro që ai nuk i kishte deklaruar;
-M. J., të cilës iu gjetën në çantë, 15 000 euro që ajo nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit F. V., 60 vjeç, banues në Berat dhe M. J., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 22 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizin, u gjet një sasi Cannabisi. Gjithashtu, një sasi e së të njëjtës lëndë, iu gjet të miturit, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën produkte dhe vegla, të dyshuara të vjedhura;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Sh., 41 vjeç dhe J. Sh., 31 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin M. Sh., 36 vjeç, të tre banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një 21-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. V., 43 vjeç, banues në fshatin Baks, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. M., 77 vjeç, banues në Shkodër dhe E. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
-dy të mitur, 17 vjeç dhe 16 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar pa leje, motomjete pa targa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë ndaluan shtetasin N. M., 51 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 28.02.2026, në fshatin Rrjoll, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, banorë të zonës, kanë organizuar protestë për pengimin e punimeve që po kryhen nga një firmë ndërtimi. Gjatë protestës, ata kanë goditur punonjësit e kompanisë së sigurisë private, njëri nga të cilët është dëmtuar rëndë, si dhe kanë shkatërruar makineri të firmës që po kryen punimet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Sh., 50 vjeç, dhe B. Sh., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm, pasi ka kallëzuar shtetasi N. I., 38 vjeç, banues në fshatin Palvar, se këta dy shtetas e kanë kanosur për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F.D., 20 vjeç, banues në fshatin Muhurr, si dhe për 5 shtetas të mitur, pasi në këtë fshat, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit F.D., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis cativa, një grirëse dhe 3 pako rizla, që shërbejnë për përdorimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

PKK Kakavijë/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 25 950 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që i posedonin dhe nuk i deklaruan në kufi.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave. Konkretisht, në dalje të RSh-së, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasit:

-F. V., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 10 950 euro që ai nuk i kishte deklaruar;
-M. J., të cilës iu gjetën në çantë, 15 000 euro që ajo nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit F. V., 60 vjeç, banues në Berat dhe M. J., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Shkon në 3 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet në efektin e lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari që u kap dje duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në aksin rrugor “Tiranë–Durrës” një automjet ku drejtuesi qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit.

Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta.

Pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, ai rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., 23 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit, gjatë muajve janar dhe shkurt, ka vënë në pranga edhe dy drejtues të tjerë automjetesh që drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Në këtë kuadër, Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet në efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e cila kishte caktuar për 39-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. K., 40 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në lokalin e tij, gjatë kontrollit të celularit që posedonte iu gjet një faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në fshatin Gostivisht, Kolonjë, pasi në pedonalen e qytetit të Ersekës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin E. Q., 18 vjeç, banues në Ersekë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Ilegal chat”. Zbulohet një tjetër apartament i marrë me qira, për të ushtruar prositucion.

Arrestohen 2 shtetase vietnameze, të cilat, për të kryer këtë veprimtari kriminale, komunikonin me shtetas të ndryshëm, në rrjete sociale.

Në vijim të operacioneve të bazuara te puna informative, me objektiv konstatimin e ambienteve të vëna në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Ilegal chat”.

Gjatë tij, u arrestuan shtetaset vietnameze, Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe.

Ato dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”.
Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. M., pasi dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P. Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, kaloi në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. Sh., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë;
-M. H., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin S. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. S., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin I. P., 57 vjeç, pasi ka ndërtuar pa leje, një kat shtesë, me konstrukt druri, në tarracën e pallatit të tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin S. L., i cili pas mjekimit, kaloi në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. L. dhe T. U., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-V. B., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për identifikimin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. L., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin T. N., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe fëmijëve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin G. T., 58 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. Sh. Pas aksidentit, ai është larguar, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Sh. dhe 3 pasagjerët në automjetin e tij, të cilët pas mjekimit, kaluan në banesë.

Më datë 01.03.2026:
-shtetasi F. P., 53 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëdjegur me benzinë, në banesë. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-në rrugën “Sotir Caci”, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij, shtetasi Xh. M., 65 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. P., 70 vjeç, banues në Berat, pasi automjeti që drejonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B., 67 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi A. P. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi Xh. B., të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj., 59 vjeç, dhe M. Gj., 28 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë dëmtuar kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit të banesës së vëllait të 59-vjeçarit.

Mallakastër/Dje, në fshatin Ninësh, dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Erion Berberi, 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë, më datë 01.03.2026.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 28 vjeç, banues në Himarë, pasi në Porto Palermo , automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në Kosovë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 5 pasagjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. Z., 26 vjeç, D. Z., 25 vjeç dhe M. M., 72 vjeç, banues në Vlorë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi M. M. ka dëmtuar me sende të forta xhamin e automjetit të shtetasit I. Z..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:30, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve I. A., 63 vjeç dhe E. R., 68 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

DVP Berat/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Arrestohet një 32-vjeçar (shtetas me precedent kriminal) që shiste lëndë narkotike Kokainë, në Kuçovë.

Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.

Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 34.8 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 1 peshore elektronike. Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari shiste droga të forta, në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Peshqesh, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. P., 47 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), banues në fshatin Gjormë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-A. S., 26 vjeçe, banuese në fshatin Fushë Mamurras, pasi dyshohet se si pasojë e konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e saj, me vetëgjyqësi, ka bllokuar oborrin e banesës së këtij të fundit;

-E. I. alias E. P., 29 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Kallëzoi shtetasi L. B., se i kishin vjedhur llogarinë në një rrjet social. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, faza e 85-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

E dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani, për krime në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë 19-vjeçarja.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe.

Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në Spitalin Rajonal Shkodrër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi M. L., 70 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, ku ishte duke vendosur një llambë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2026, rreth orës 14:30, në fshatin Bekovë, Kolonjë, shtetasi B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

DVP Vlorë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër krimeve ndaj pronës dhe pasurisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, (2 në Vlorë dhe 1 në Sarandë)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, arrestuan në flagrancë shtetasit I.K., 33 vjeç dhe A.B., 56 vjeç, të dy banues në Vlorë. Ata u konstatuan në vendin e quajtur “Tuneli”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke prerë kabllo elektrike të linjës së një lokali në pronësi të shtetasit M.D., 32 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë), një pincë, një sëpatë dhe një motomjet.

Ndërkohë, më datë 01.03.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin P.P.J., 34 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se më 28.02.2026, në një Resort, në rrugën Butrinti, ka thyer dy xhama dyersh dhe ka vjedhur një telefon celular.

Gjatë kontrollit në dhomën e marrë me qira iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefoni celular dhe lënda e dyshuar narkotike.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse: në Vlorë për veprat penale ” “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe në Sarandë për veprat penale “Vjedhja”, Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Tiranë/Finalizohen në 24 orë 2 operacione të tjera për zbardhjen e një vjedhjeje dhe të një tentative vjedhjeje, në territoret e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 5

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 5 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, si dhe 1 automjet në të cilin u gjetën sendet e vjedhura.

Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të administratorëve të subjekteve për vjedhje/tentativë vjedhjeje të pronës/pasurisë, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan, brenda 24 orëve, 2 operacione të tjera për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Konkretisht:
-Në kuadër të operacionit policor “Bashkëpunimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vunë në pranga shtetasit K. B., 26 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, vëllezër, pasi në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende/materiale të ndryshme të vjedhura në një subjekt (lokal) në Rrugën e Kavajës. Në vijim të veprimeve u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve C. D., S. A. dhe B. K., pasi dyshohen si autorë të vjedhjes.

-Në kuadër të operacionit policor “Flagranca”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit A. V., 23 vjeç, E. K., 19 vjeç dhe F. H., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një subjekt (dyqan) në pronësi të shtetasit F. L.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Rinas

Policia Kufitare Rinas ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, janë kapur dhe vënë në pranga 3 shtetas të dënuar nga Gjykata e Tiranës, konkretisht:

-K. K., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”;

J. A., 52 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”;

-E. B., 19 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 9 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në lagjen Nr. 3, Durrës, duke qarkulluar me automjet, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit;
-S. N., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dje në orën 19:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, përplasi shtetasin D. T., 81 vjeç, ku për pasojë ndërroi jetë.
-E. K., 41 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-B. M., 57 vjeç, banues në Vorë, pasi u konstatua në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-K. Gj., 24 vjeç, banues në Manëz, pasi në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, ka aksidentuar një motomjet me drejtues shtetasin P. Q., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës.

Po këto specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;
-A. S., 18 vjeç, banues në Durrës, i cili është konstatuar në aksin rrugor “Sukth-Manëz”, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
-G. D., 19 vjeç, banues në Pjezë. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “ E Doganës”, duke drejtuar automjetin i papajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit;
-R. S., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi kallëzon shtetasja S. M., se i ka dhënë një ambient me qira dhe ky shtetas ka disa muaj që nuk shlyen detyrimet.
-M. S., banues në Durrës, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje, në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Durrës, i cili pas një konflikti të ndodhur, ka goditur me grushta shtetasin K. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin E. Y., banues në Tiranë, pasi është konstatuar se ka ndërtuar një shtëpi prej druri pa leje, në fshatin Domën, Kavajë.

Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;
-K. A., 22 vjeç dhe A. A., 55 vjeç, banues në Golem. Këto shtetas kanë goditur me grushta shtetasin egjiptian A. E .
-D. N., 64 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
-S. T., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi ky shtetas dyshohet se, ka rrethuar disa m2 tokë në Golem, të cilën ndodhet në pronësi të shtetasit F. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme lidhur me konfliktin e ndodhur në Ishull-Lezhë, në ambientet e një berberhaneje, ku si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit, shtetasi D. K. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit R. Sh. dhe A. Z., të cilët kanë pësuar dëmtime në pjesën e dorës, jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit D. K., banues në Lezhë.
Gjithashtu ndaj shtetasit D. K, ka bërë kallëzim edhe njerka e tij, e cila pretendon se ai ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

-U arrestua në flagrancë shtetasi V. V., 34 vjeç, banues në fshatin Kakarriq, Lezhë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij në qytetin e Lezhës iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik.

Po ashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. N., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Rrilë–Lezhë u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Gj., 29 vjeç, banues në Mamurras, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. B., i cili pretendon se 29-vjeçari ka goditur me gurë në drejtim të një kantieri përpunimi inertesh, duke dëmtuar dy xhama mjetesh të subjektit dhe një kamer sigurie. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në Kurbin, pas kallëzimit të babait të tij, shtetasit R. P., 70 vjeç, i cili deklaron se djali i tij, që vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me gurë në drejtim të familjarëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin E. Q., (i arrestuar ditën e djeshme), tentuan të trafikonin me kamion nëpërmjet PKK Kakavije, në drejtim të Greqisë, 166 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë totale rreth 350 kilogramë. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 38 vjeç, J. M., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat (vëllezër), pasi janë konfliktuar për kullotat në vendin e quajtur “Magjes”, në fshatin Asim Zenel, me shtetasit L. D., dhe D. D., (bashkëshortë).

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, pasi ditën e djeshme është gjetur i shtrir në rrugë, pa ndjenja shtetasi E. T., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Zh., 24 vjeç, banues në fshatin Veliqot, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin Sh. Zh., 23 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme gjatë transportimit në spital, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasja A. T., 25 vjeçe, banuese në Tepelenë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasin M. P., 33 vjeç, banues në Patos, për të njëjtën vepër penale, thyerjen e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. Ç., 33 vjeç, dhe A. K., 27 vjeç, të dy banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 13-vjeç, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin J. B., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. M, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij;
-S. K, pasi nuk i është bindur udhërit të punonjësit të policisë;
-R. P, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas të mitur;
-një të mitur pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. R(Ç), pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin M. N, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin S. T., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar portën e jashtme të banesës së shtetasit P. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. D dhe M. N, pasi në drejtim të vendit të quajtur “Ura e Gjolës”, automjeti që drejtonte shtetasi F. D është përplasur me motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi shtetasi M. N. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, i cili pas marrjes së mjekimit, kaloi për në banesë.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-Sh. A., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. S., 34 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi L. Gj, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Me datë 28.02.2026 është dërguar në spital një 23-vjeçare, e cila dyshohet se në banesë, në rrugën “Artan Lenja” ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mat

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin R.M., 62 vjeç, banues në fshatin Cërujë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

•arrestuan shtetasin M. L., 55 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, me dëme materiale;
•arrestuan shtetasin N. I., 50 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•referuan materialet në Prokurori, për njoftim mbi faktin, për shtetasin Sh. A., 76 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është vetërrëzuar. Si pasojë ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në fshatin Dajç, pasi duke drejtuar automjetin e tij dhe si rezultat i mospozicionimit të automjetit në karrexhatë, është përplasur me një mjet tip “traktor”, me drejtues shtetasin P. L., 20 vjeç, banues në fshatin Dajç. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V. K., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën, si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në traktor, shtetasit V. P. dhe D. L., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë:
•arrestuan shtetasit N. M., 51 vjeç, dhe T. Sh., 45 vjeç, të dy banues në fshatin Baks-Rrjoll, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, kanë organizuar një protestë të dhunshme, duke goditur në detyrë punonjësit e një kompanie sigurie dhe duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Gjithashtu kanë demtuar rende disa makineri të kompanisë private subjektit e cila po ndërton një kompleks turistik me leje përkatëse. Dëmi në makineri është i konsiderueshëm, me pasoja të rënda, ndërsa punonjësi i sigurisë ka pësuar dëmtime të rënda;

•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. K., 32 vjeçe, banuese në fshatin Ivanaj; A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Gomaiqe; D. N., 27 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe; N. M., 70 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe; Z. Sh., 54 vjeç, banues në Velipojë; Z. M., 33 vjeç, banues në fshatin Rrjoll; P. M., 69 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

•shpallën në kërkim shtetasit: A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll; A. M., 28 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll; D. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Pulaj; Gj. P., 60 vjeç, banues në fshatin Torovicë; L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë; M. K., 32 vjeç, banues në fshatin Torovicë; P. M., 30 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll; S. K., 44 vjeç, banues në fshatin Torovicë; N. K., 35 vjeç, banues në fshatin Torovicë; P. K., 27 vjeç, banues në fshatin Luarzë; A. Zh., 31 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin; A. P., 46 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Pulaj; S. K., 19 vjeç, banues në fshatin Torovicë; G. P., 55 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Q., 42 vjeç, banues në Seman, Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

Në lidhje me protestën e organizuar mesditën e djeshme, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, thirrur nga subjekti politik Partia Demokratike, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale, arrestoi shtetasit:

L. M., 20 vjeç, R. D., 33 vjeç, D. R., 21 vjeç dhe S. R., 36 vjeç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestës, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Vilës 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin persona brenda, shtetas të huaj, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime në këtë godinë, si dhe janë dëmtuar 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar objekte dhe sende të hedhura (molotovë dhe lëndë piroteknike), të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Më tej, është proceduar në gjendje të lirë një shtetas i mitur, 16 vjeç, pasi iu gjet me vete municion i dyshuar për armë sportive.

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin K. B., deputet, pasi ka shkelur ligjin nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” si dhe për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjithashtu, janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana

Finalizohen edhe 4 faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe korrupsion.

Ekstradohet në Itali, 1 shtetas i dënuar me mbi 5 vjet e gjysmë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike.

-Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët, specialistët e Drejtorisë së Interpolit, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, finalizuan procedurën për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-U krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në qershor të vitit 2023, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

-Po nga Italia u krye ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Genci Balla, 51 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi Genci Balla ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit: 2 vjet, 2 muaj e 23 ditë burgim), për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë një funksion publik”.

-Më tej, u ekstradua në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Ilir Zotaj, 45 vjeç, sepse Gjykata e Peruxhias, Itali, me vendim të vitit 2013, e ka dënuar me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted” vijon.

Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “The last fire”.

Zbardhen djegiet e qëllimshme të dy automjeteve të ndodhura në qytetin e Pogradecit, njëra prej tyre kryer në muajin dhjetor dhe tjetra 3 ditë më parë.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim porositësi i zjarrvënieve.

Procedohet penalisht edhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më datë 28.12.2025 dhe 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogjën dy automjete, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e këtyre ngjarjeve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The last fire”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi J. T., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim porositësi shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, jane autorë të dyshuar të dy ngjarjeve të lartpërmendura, të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, ku në lagjen nr.1, Pogradec, u dogjën me zjarr automjetet në pronësi të shtetasve A.M., dhe E. M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Vijon zbatimi i planit operacional të koduar “Siguria”.

Në kuadër të këtij plani, gjatë 12 orëve të fundit u finalizuan 2 operacione, “Arka” dhe “Broken”.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 5 raste vjedhjesh në dyqane, markete dhe pastiçeri.

Vidhnin shuma parash, mallra dhe sende të ndryshme, vihen në pranga 2 shtetas.

Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional të koduar “Siguria”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë 12 orëve të fundit, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar 2 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.

Në kuadër të këtyre operacioneve u vunë në pranga shtetasit A. D., 27 vjeç, banues në Durrës, dhe P. M., 27 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. D. është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, konkretisht:

-në një piceri, të ndodhur në lagjen nr. 6;

-në një dyqan, të ndodhur në lagjen nr. 5;

-në një market, të ndodhur në lagjen nr. 8.

Ndërsa shtetasi P. M., 27 vjeç, rezulton se është autor i vjedhjeve:

-në një pastiçeri, të ndodhur në lagjen nr. 12;

-në një market, të ndodhur në lagjen nr. 18.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lezhë/Plagosi lehtë në dorë me mjet prerës dy shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Në ishull-Lezhë, në ambientet e një berberhane, shtetasi D. K., 40 vjeç, është konfliktuar me pronarin e objektit, shtetasin R. Sh., 24 vjeç.

Gjatë konfliktit janë përfshirë edhe shtetasi B. D., 35 vjeç (daja i pronarit), si dhe shtetasi A. Z., 52 vjeç, i cili ka qenë klient në momentin e ngjarjes.

Shtetasi D. K. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit R. Sh. dhe A. Z., të cilët kanë marrë dëmtime në pjesën e dorës, ndërsa shtetasi B. D. nuk ka pësuar dëmtime.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë paraqitur në Komisariat për të bërë kallëzim lidhur me rastin.

Autori i dyshuar, shtetasi D. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thika).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Kukës / Informacion paraprak

Rreth orës 15:01, në aksin rrugor Kukës- Gostil, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin e tij, është aksidentuar me një motoçiklet me drejtues shtetasin B. Sh., banues në Kukës.

Si pasojë, ka marrë dëmtime drejtuesi i motoçikletës shtetasi B. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. F, pasi dyshohet se është pajisur me një certifikatë pronësie të pronës së shtetasit E. A, duke përdorur dokumente të falsifikuara;
-N. Ll, pasi i ka paraqitur punonjësve të Policisë, një liçensë transporti të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– A. D, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një të mitur, për motive të dobëta;
-E. Xh, pasi dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale një shtetase;
-A. C, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. V., pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjetet sociale një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 punojnë për shoqërimin e shtetasit D. M, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. H, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. M., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. H., 46 vjeç dhe E. C., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-B. H., 49 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, vetëm me dëme materiale.

Me datë 27.02.2026:
-shtetasi A. A. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
-shtetasi I. M, kallëzoi se ka konstatuar mungesën e dy targave të automjetit të tij. Punohet për identifikimin e autorit, si dhe për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasve:

-B.T., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Zigur Lelo” është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-J.S., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti” është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatëse;
-L.Ll., 67 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën pranë nënkalimit të fshatit Panaja është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasve:

-T.C., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, e cila pretendon se i ka dëmtuar xhamin e pasqyrës së automjetit të saj;
-Xh.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer punime në një tokë bujqësore në fshatin Aliban, pa leje nga institucionet përkatëse;
-G.R., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dëmtuar xhamin e derës së hyrjes së një subjekti në rrugën “Gjergj Kastrioti”.

Materialet procedurale iu referuan prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Pavarësia”, në ballkonin e banesës së shtetasit N.D., rreth 75 vjeç (ish-mësues kimie), është konstatuar një kovë me mbetje të dyshuara kimike.

Shtetasi N.D. ka njoftuar vetë shërbimet e Policisë për mbajtjen e kësaj lënde, me qëllim dorëzimin dhe trajtimin e saj sipas procedurave përkatëse.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur transportimin e kovës në një zonë jashtë qendrave të banuara, me qëllim garantimin e sigurisë publike.
Aktualisht pritet mbërritja e forcave xheniere dhe e ekipit të emergjencave për të përcaktuar llojin e lëndës dhe për të kryer procedurat përkatëse për sigurimin dhe trajtimin e saj.

Ndërkohë, shtetasi në fjalë po merret në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Pas disa ditësh kërkime intensive në lumin Osum, gjendet trupi i 42-vjeçarit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me forcat e Ushtrisë, pas disa ditësh kontrolle intensive përgjatë shtratit të lumit Osum, sot rreth orës 10:30, pranë fshatit “Karruk”, gjetën trupin e pajetë të shtetasit I. K., 42 vjeç, lindur në Skrapar.

Kërkimet për gjetjen e tij kishin nisur që prej datës 19.02.2026, pasi dyshohej se ky shtetas ishte vetëhedhur në lumin Osum.

Për disa ditë me radhë, strukturat e Policisë Berat, në bashkëpunim me Forcat RENEA dhe forca të tjera mbështetëse, vijuan kontrollet në zonë për gjetjen e tij.

Trupi i pajetë u nxor nga uji dhe grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin e ndodhur rreth orës 10:30, në kryqëzimin e Rrilës, ku automjeti me drejtuese shtetasen J. Ç. është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin Z. N., specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për të dy drejtuesit. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Z. N. drejtonte ciklomotorin pa leje drejtimi dhe pa targa, ndërsa ndaj shtetases J. Ç. materialet u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Pas marrjes së asistencës mjekësore, shtetasi Z. N. është larguar për në banesë.

Po nga specialistët e qarkullimit rrugor nisi procedimi penal ndaj një shtetasi të mitur, 17 vjeç, i kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori pasi shtetasi J. Gj., 68 vjeç, banues në Kurbin, bëri kallëzim si i kishin vjedhur dy targat e automjetit të tij, të parkuar para pallatit. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet për vlerësim pas kallëzimit të shtetasit L. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Kallmet i Madh, i cili deklaron se për motive të dobëta është konfliktuar në një lokal me shtetasit K. B., 38 vjeç, dhe A. Gj., 31 vjeç.

Në vijim të informacionit të dhënë një ditë më parë për largimin nga banesa të shtetasit A. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Spiten, bëjmë me dije se ai është gjetur nga familjarët në fshatin Pruell, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, shtetasja A. K., 49 vjeçe, banuese në Kurbin, ka kallëzuar se i është hapur një profil në rrjet social me fotografi të modifikuara. Puna vijon për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit/autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Loja e fundit”.

Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Sekuestrohen 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer që shërbejnë për lojën bingo.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrollit në subjektin (lokal bar-kafe), në administrim nga shtetasi D.M., në qytetin e Bulqizës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer për ofrimin e lojës bingo.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D.M., 37 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I kërkuar nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin, 53-vjeçari.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, u bë i mundur lokalizimi në aksin rrugor Elbasan–Peqin, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, i shtetasit J. B., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata Juzgado Central de Instrucción n.º 1 – Audiencia Nacional ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.

Për këto vepra penale, Kodi Penal i Spanjës parashikon dënim maksimal deri në 9 vite burgim.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë.

Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka patur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 13-vjeç, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. Ç., 35 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga kontrolli i automjetit iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (biçak);
-K. G., 59 vjeç, banues në fshatin Kraps, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët janë përhapur duke djegur disa rrenjë ullinj. Në përpjekje për të shuar flakët ka pësuar dëmtime të lehta shtetasi K. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi i ka vjedhur një shumë parash xhaxhait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Y., 40 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka telefonuar ish bashkëshorten e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.3, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-M. S., 32 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. C., 45 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka penguar bashkëshorten e tij B. C., 36 vjeçe, (me të cilën është në proces divorci) të hyjë në banesën e tyre në Maliq, duke i ndërruar bravën e derës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Më datë 27.02.2026, ka bërë kallëzim shtetasi K. B., 61 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, se në fshat, në banesën e djalit të tij, i cili është rezident në Greqi, ka konstatuar mungesën e një pompe lavazhi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Kolonjë/Më datë 27.02.2026, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, është paraqitur shtetasja V. C., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka deklaruar se që prej datës 26.02.2026, është larguar nga banesa e gjyshes së tij në Leskovik, djali i saj shtetasi T. C., 40 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Korçë/Informacione paraprake

-Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bulgarec, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit S. B., i cili ka qenë i parkuar para banesës së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

-Në lagjen nr. 7, Korçë, nga lartësia e një hoteli dyshohet se është vetëhedhur shtetasi B. K., 55 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, (i cili sipas të dhënave të para, vuan nga probleme të shëndetit mendor). Për pasojë ky shtetas është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Harta”.

Goditet një grup kriminal i akuzuar për 12 vjedhje/tentativa për vjedhje në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 7.

Kapen 3 pjesëtarët e grupit.
Sekuestrohen automjeti me të cilin shtetasit shkonin te banesat/subjektet ku do të vidhnin dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.

Si rezultat i një pune hetimore intensive, kryer me qëllim identifikimin dhe kapjen e disa shtetasve, të cilët të orgënizuar si grup, dyshohej se kishin kryer dhjetëra vjedhje në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, finalizuan operacionin e koduar “Harta”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

•Si rezultat i veprimeve hetimore, janë zbardhur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, këto raste me autorë të dyshuar 3 shtetasit e arrestuar:
-më datë 04.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit G. S., në rrugën “7 Nëntori”;
-më datë 07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;
-më datë 24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;
-më datë 08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;
-më datë 10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;
-më datë 14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;
-më datë 22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

•Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare operacioni policor i koduar “Cigarette”.

Goditet 1 rast i shitjes së mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Sekuestrohen 1115 paketa cigare, pa pullë fiskale.

Vihet në pranga pronari i një subjekti (tabachino), në rrugën “Xhanfize Keko”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat i një pune hetimore të kryer mbi bazën e informacioneve të siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cigarette”.

Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në dyqanin (tabachino) të shtetasit D. M., ku rezultoi se shiteshin paketa cigare të dyshuara të kontrabanduara dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 52 vjeç (pronari i dyqanit).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1115 paketa cigare, pa pullë fiskale, të gjetura gjatë kontrollit të dyqanit dhe të banesës së 52-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin M. F., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konfliktuar me vëllain e tij, shtetasin K. F., 31 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e konfliktit, është dëmtuar lehtë shtetasi K. F.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. J., 45 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit C. B., 27 vjeçe, me shtetësi tajlandeze, dhe M. A., 32 vjeç, me shtetësi afgane, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, pasi këta dy shtetas dyshohet se kanë hapur disa llogari false në Google, duke futur të dhëna të rreme, sikur ushtronin aktivitete universitare dhe trajnime për të huaj në Shqipëri, duke mashtruar shtetas të huaj me aplikime false, ku ata paguanin shuma të ndryshme për të përfituar viza shqiptare.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit një i mitur 11-vjeçar, i cili, pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 49 vjeç, banues në fshatin Dobër, dhe B. H., 65 vjeç, banues në Koplik, pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. M. është përplasur në grilën e portës së dyqanit, ku ka mbetur i dëmtuar lehtë, pavarësisht se ai pretendon se është goditur nga shtetasi B. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PKK Kakavijë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”.

Falë kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, bazuar në informacionet policore dhe analizën e riskut, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore, shërbimet e Policisë dhe Doganës gjetën të fshehura në brendësi të një kamioni rreth 166 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale rreth 350 kilogramë.

Vihet në pranga drejtuesi i kamionit ku u gjet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe informacionet në rrugë operative, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë në dalje kamionin që drejtohej nga shtetasi E. Q.

Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, në një vend të krijuar posaçërisht në dyshemenë e kamionit, poshtë shtresës së saj, rreth 166 pako, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale rreth 350 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 33 vjeç, banues në Tiranë, shofer i kamionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa dhe kamioni.
Strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP-të e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Tiranë

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.

Pavarësisht përgjigjes së kthyer, Policia e Tiranës, në përmbushje të detyrave funksionale, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, në rast se tubimi do të zhvillohet.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që, nëse ndeshen me veprime të dhunshme, të distancohen dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë, të Miturve dhe Dhunës në Familje bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, N. T, 36 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokuroria e Beratit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Berat, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një shtetas 28 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Beratit, për veprime të mëtejshme.