Durrës
Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, vihet në pranga 20-vjeçari.
Një muaj më parë, Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe drejtuesi përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 20 vjeç.
Një muaj më parë u vu në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. R., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-A. D., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga hetimet dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në disa subjekte në lagjet nr. 5, 6 dhe 8, Durrës, gjatë muajit shkurt 2026;
-A. T., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi D. H., se e ka mashtruar për detyrimet e biznesit që shtetasi A. T. ka këmbyer me automjetin e kallëzuesit.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ll., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kapur me forcë, nga krahu, një 10-vjeçar, dhe nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerit, për rrethanat e rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. H., 42 vjeç, banues në Libohovë, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. D., 32 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka fyer një 69-vjeçar, nëpërmjet celularit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Policia shqiptare kontribuon për zhvillimin e operacionit të koduar “Ferdinand”, të organizuar nga Policia spanjolle.
Objektivi i operacionit, goditja e një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me armë zjarri dhe/ose dhunë ekstreme, të parave dhe sendeve me vlerë, në banesa në Spanjë.
Në kuadër të operacionit janë ndaluar 5 pjesëtarë të grupit (4, shtetas shqiptarë), si dhe janë sekuestruar 10 590 euro, 4 ora dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet.
Për zhvillimin e këtij operacioni, Njësia për Krimet Shëtitëse “Antiskifter” në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar bashkëpunoi ngushtë, për rreth 2 vjet, me homologët spanjollë, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Madrid.
Në vijim të këtij bashkëpunimi, në muajin janar 2026, Policia e Lezhës finalizoi operacionin e koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shtetasi A. I..
Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi/përdorim të pjesëtarëve të grupit.
Vijon bashkëpunimi me homologët spanjollë, për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
DVP Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 49 vjeç, banues në Has, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PPK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A.A., 20 vjeç; A.A., 30 vjeç; dhe F.A., 23 vjeç, banues në Peshkopi, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin K.C., 31 vjeç, i cili gjithashtu u procedua në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I.K., 23 vjeç, banues në Klos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe më pas i ka thyer xhamat e automjetit. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-F.K., 75 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugor “Peshkopi–Maqellarë”, teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi V.M. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-një 14-vjeçar, banues në Shupenzë, pasi u kap duke drejtuar një automjet tip “Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Krujë
I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpëmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
41-vjeçari, i dënuar më parë për mashtrim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:
-F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë.
Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
