Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Memory”

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Memory”, kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim.

22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash.

Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.