Raporti i ngjarjeve, 25 shkurt 2026

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.

Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. N., pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. M., pasi dyshohet se ka paguar me një kartëmonedhë të dyshuar false;
-B. M. dhe E. T., pasi dyshohet se shtetasi B. M. nuk i ka dhënë një shumë parash, shtetasit E. T., për 2 automjete të marra në subjektin e këtij të fundit, ku nga verifikimet rezultoi se kryhej shitblerje automjetesh, pa licencë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin F. Ç., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. H., A. H. dhe V. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. M. dhe S. M., pasi dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet mesazheve telefonike, shtetasin I. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake, gjatë vënies së një mase administrative;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të kryer kontroll në automjetin që drejtonte;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. D., M. B. dhe A. L., pasi për motive të dobëta, shtetasit R. D. dhe M. B., kanë goditur shtetasin A. L., punonjës i Policisë Ushtarake, i cili më pas dyshohet se i ka kanosur me armën e shërbimit;
-shpallën në kërkim shtetasit F. K. dhe E. F., pasi dyshohet se kanë mashtruar një shtetas, në lidhje me shkëmbimin e disa automjeteve. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. G., me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se posedonte pa leje, 1 armë (të dyshuar sportive). Arma u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasja u dërgua në spital, dhe është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin A. T., për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. H., G. S., K. V. dhe H. A., pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin N. A., për motive të dobëta;
-shpallën në kërkim shtetasin F. F., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin O. D., për motive të dobëta. Punohet për kapjen e shtetasit F. F.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin R. I., 45 vjeç, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin J. Ll., pasi dyshohet se ka goditur shtetasin B. Sh., si dhe i ka dëmtuar automjetin. Punohet për kapjen e shtetasit J. Ll.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. L., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, shtetasin A. M.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç dhe A. B., 21 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, mjetet që drejtonin, janë përplasur, dyshohet si pasojë e mosrespektimit të sinjalizimit të semaforit, nga të dy shtetasit. Nga përplasja u dëmtua pasagjeri në motomjetin që drejtonte shtetasi A. B., i cili është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. Xh., pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi Xh. G. Si pasojë automjeti që drejtonte shtetasja S. Xh., ka dalë nga rruga, dhe ka përplasur 2 këmbësorë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me datë 24.02.2026:
-shtetasi E. Gj. kallëzoi se ishte mjekuar në menyrë të pakujdeshme, nga një mjeke në një klinikë private, ku gjithashtu kallëzoi nuk kishte marrë shërbimin e kërkuar. Për këtë rast i është marrë deklarim mjekes, dhe materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë, për vlerësim;
-shtetasi B. C. kallëzoi se ishte goditur nga një shtetas i panjohur prej tij. Punohet për identifikimin e autorit, si dhe për kapjen e tij;
-është dërguar në spital, shtetasja Sh. Q., pasi dyshohet se aksidentalisht gjatë punës në një kompani, i kanë rënë sipër, disa profile alumini. Shtetasja, pas marrjes së mjekimit, kaloi në banesë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Përmet/Finalizohet operacioni i koduar “Historiku”.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi dhe municion luftarak.

Arrestohet shtetasi që mbante në banesë, sendet e kundërligjshme, me qëllim shitjen.
I arrestuari, shtetas me precedent penal.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas me precedent penal, ishte përfshirë në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 33 vjeç, banues në Përmet, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Nga kontrolli në banesë e tij, u gjetën 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë), 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi e dyshuar e poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra dhe fishekë luftarak.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për t’iu nënshtruar ekspertizës nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezullon nga detyra 2 punonjës policie.

Pezullimet u vendosën pas nisjes së hetimeve disiplinore për:

-punonjësin e Policisë, Inspektor A. K., me detyrë Ndihmësspecialist për Operacionet Policore në Seksionin për Operacionet Policore në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për shkelje të nenit 121, pika 2, germa “b”, “Përdorimi i statusit të punonjësit të Policisë, me qëllim krijimin e përfitimeve për vete ose për të tjerët”, dhe germa “dh”, “Raste të tjera të sjelljes që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut te Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Më datë 24.02.2026, shtetasi A. K. dhe dy shtetas të tjerë janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe doganore të Kosovës, në fshatin Merdarë, duke transportuar 1 milion euro të padeklaruara tek autoritetet doganore, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni;

-punonjësin e Policisë, Inspektor K. Gj., me detyrë Trupë Shërbimi Operacionale në Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, për shkelje të nenit 121, pika 1, germa “m”, “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Më datë 21.02.2026, dyshohet se shtetasi K. Gj. ka goditur një shtetas të shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Patos, me pretendimin se i shoqëruari ishte konfliktuar në një market në Patos me disa persona dhe, gjatë konfliktit, kishte ofenduar bashkëshorten e shtetasit K. Gj., e cila ishte punonjëse e marketit.

Krahas hetimit administrativ që po kryhet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po vijon hetimin penal ndaj tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D., 53 vjeç, pasi fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në dyqanin e tij (argjendari), në bulevardin “Aqif Pasha”. Gjatë kontrollit në dyqan u gjetën bizhuteri pa fatura, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Zh., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale, foto të një 36-vjeçareje, me tekste fyese për të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin E. D., për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 39 vjeç, se para 4 ditësh e ka kanosur shtetasi O. T., 39 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-A. G., banues në Sarandë, pasi ka kallëzuar shtetasja A. A., banuese në Sarandë, se ky shtetas ka tentuar të vjedhë një celular në dyqanin ku ajo punon.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. P., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua se ka kryer disa punime ndërtimi në hotelin e tij, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin A. Z., 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 41-vjeçari dhe shtetas të tjerë, në vitin 2024, kishin kultivuar rreth 1900 bimë narkotike, në fshatin Përshqesh, Mirditë, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. N., 33 vjeç, banues në fshatin Balldre, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me rojën e një vendparkimi për automjete, në pronësi në bashkisë. Më tej, dyshohet se 33-vjeçari ka dëmtuar qëllimisht, me automjet, traun e hyrjeve/daljeve nga vendparkimi;
-N. P., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-D. P., 36 vjeç dhe M. P., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Torovicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë, një 29-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. N., pasi dyshohet se për motive pronësie, është konfliktuar me shtetasin Gj. K..

Shërbimet e Policisë Rrugore kapën shtetasin A. Gj., 50 vjeç, për të cilin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin pas verifikimeve, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

-Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se prej orës 10.00, të ditës së sotme, kanë lejuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) për në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Kamionët do të lejohen me të njëjtën tranzit dhe dokumentacion, gjithashtu edhe ato mjete që janë zhdoganuar do të lejohen të kalojnë dhe në rast se kanë të dëmtuar plumbosjen, do të ripajisen me të reja.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasin N. Sh., 65 vjeç, banues në Bilisht. Ky shtetas është konstatuar në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht” duke drejtuar një automjet, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën disa pajisje elektroshtëpiake të përdorura, të dyshuara të kontrabanduara. Automjeti, së bashku me pajisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Shkallë, Mat, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

-Gjithashtu nga shërbimet e patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë (kufiri tokësor) në afërsi të fshatit Trestenik dhe fshatit Vidohovë, Devoll, u kapën 2 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i RSH.

Qarku Durrës

Specialistët për Sektorin e Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike, dy grirëse për lëndët narkotike dhe një shkop druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për qarkullimin rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar në lagjen nr. 13, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-E. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-A. H., 35 vjeç, banues në Manëz dhe Sh. B., 67 vjeç, banues në Jubë, pasi në rrugën e Gjirit të Lalzit, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. H. është përplasur me motomjetin që shtetasi Sh. B. e drejtonte pa leje drejtimi. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-Q. M., banues në Durrës, pasi në rrugën “Vllazërimi”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi G. S. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. B., se më datë 19.02.2026, ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh.

Gjithashtu, këta specialistë kapën 2 shtetas në kërkim:
-J. Ll., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 21.02.2026, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, shtetasin D. D.;
-E. D., 44 vjeç, banues në Durrës, administrator i një kompanie, pasi më datë 21.02.2026, është dëmtuar në këmbë, gjatë punës, shtetasi egjiptian M. N., punonjës i kompanisë.
Pas konsultimit me prokurorët, u vendos që këta dy shtetas të hetohen në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (gur), shtetasin J. Z., për motive të dobëta.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen nr. 4, aksidentalisht ka rënë zjarr në katin e dytë të një godine. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 53 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Dje, ka kallëzuar shtetasi R. R., 31 vjeç, banues në Durrës, se më datë 09.02.2026, i kanë humbur 2 targat e automjetit të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec dhe një 14-vjeçar, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë dëmtuar një sipërfaqe të tapetit artificial të fushës sportive të shkollës së tyre.

Korçë/Më datë 24.02.2026, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja M. R., 67 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi R. J., 41 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Maliq/Më datë 24.02.2026, ka kallëzuar shtetasi J. S., 48 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, se kur është rikthyer në banesën e tij, ka konstatuar se i mungonin një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec ndaluan shtetasit D. Ç., 23 vjeç, dhe D. Ç., 18 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur 2 televizorë në një lokal në Roskovec.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 34 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, Fier, pasi ka dhënë njoftim të rremë në sallën operative të DVP Fier, për vjedhjen e motomjetit të tij.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Xh. G., 29 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka vjedhur një pompë uji në një fabrikë. Punohet për kapjen e 29-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 65 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. H., 33 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi në ambientet e firmës ku ky shtetas është drejtues teknik, është dëmtuar lehtë, në dorë, gjatë punës, punonjës i firmës, shtetasi Sh. B., 45 vjeç;
-një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin K. I., 23 vjeç, banues në fshatin Alijaj, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme, në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Finalizohet operacioni i koduar “Kamuflimi”.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. E., 32 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas u lokalizua në fshatin Bradashesh, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, në pjesën e përparme të të cilit kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, me qëllim kamuflimin si mjet zyrtar dhe shmangien e kontrolleve nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me fenelinat dhe automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë për të sfiduar autoritetin e ligjit dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. H., 52 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një banesë në lagjen “30-vjetori”;
-B. H., 31 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas 45 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 62 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, bashkëshorten e vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.