Lezhë/Promovohet sistemi arsimor policor

Lezhë

Ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Lezhë, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime me maturantët në shkollën e mesme jopublike “Rogacionistët”, me qëllim promovimin e sistemit arsimor policor.

Maturantët u njohën me të gjithë materialin e promovimit, historikun, misionin e Akademisë së Sigurisë, vizionin, vlerat mbi të cilat mbështetet zhvillimi i institucionit, organizimin strukturor, programet e studimit, ecurinë në karrierë, avantazhet e programeve arsimore që ofrohen në Akademinë e Sigurisë, infrastrukturën dhe mënyrën e aplikimit.

Në këto takime, maturantët shfaqën interes për vazhdimin e programeve mësimore në Akademinë e Sigurisë, për t’u bërë punonjës policie dhe për t’iu shërbyer qytetarëve në të ardhmen.