Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Kastriotët”, me pasojë vdekjen e një të mituri.
Identifikohen dhe vihen në pranga drejtuesit e 2 automjeteve të përfshira në këtë aksident.
Gjenden dhe sekuestrohen 2 automjetet.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi i posaçëm, menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:20 të datës 24.02.2026, në rrugën “Kastriotët”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 7 vjeçar, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit T. Sh., 55 vjeç dhe V. K., 42 vjeçe.
Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se i mituri është përplasur fillimisht nga automjeti që drejtonte 55-vjeçari dhe më pas nga automjeti që drejtonte shtetasja V. K.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit.
Gjatë veprimeve hetimore, 55-vjeçari, i cili e ka transportuar të miturin, në spital, ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit.
Hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 59 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 17.02.2026, kanë vjedhur një portofol me një shumë parash në një dyqan në lagjen “Apollonia”. Punohet për kapjen e 45-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 34 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshkë, pasi ka goditur me grushte një shtetas;
-A. R., 36 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. Z., 66 vjeç, banues në Korçë, pasi dje, në lagjen nr. 9, Korçë, ka kundërshtuar punonjësen e Policisë Bashkiake Korçë, shtetasen F. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, dhe i ka dëmtuar bllokun e gjobave, në momentin që ajo po i vendoste masë administrative për parkim të gabuar.
Gjithashtu, S. Z. ka kundërshtuar me forcë, shtetasin E. K., 36 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtor i Policisë Bashkiake Korçë, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. A., 49 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se më datë 21.02.2026, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. D., në fshatin Libonik. Po punohet për kapjen e 49-vjeçarit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-Y. Zh., 37 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar derën e qendrës shëndetësore në Maliq;
-A. Sh., 31 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, pasi dyshohet së është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. B., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. S., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar vëllanë e tij, shtetasin Th. S., të rrethojë një sipërfaqe trualli, për pronësinë e të cilit kanë të dy pretendime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Më datë 23.02.2026, ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 65 vjeç, se kur është kthyer në banesën e tij, në lagjen nr. 4, Korçë, ka konstatuar se i mungonin një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. Gj., 23 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, i gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike Kokaine dhe Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. A, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit E. H;
-A. D., pasi dyshohet se ka përpiluar një prokurorë në emër të shtetasit D. O, pa dijeninë e tij dhe autorizimin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin K. N., 23 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurië” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin K. K., 20 vjeç, pasi iu gjet një përforcues grushti;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases N. R.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. Xh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. E., 23 vjeç, pasi dyshohet se me datë 22.02.2026, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. R. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. S., pasi u konstatua duke hedhur inerte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin L. Ç., 57 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., pasi dyshohet se ka goditur me shpullë dhe kanosur shtetasin E. D, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në shtetasin Sh. D, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur me grushte shtetasin I. M. Punohet për kapjen e shtetasit Sh. D dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë punojnë për shoqërimin e shtetaset M. H dhe F. D, pasi dyshohet se janë larguar nga banesa duke braktisur secila fëmijët e tyre të mitur. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin F. K., 26 vjeç, pasi me motomjetin që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B.
Me datë 23.02.2026:
-shtetasi A. M, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij A. M., 26 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
-A. Ç, kallëzoi se i kanë vjedhur një shumë parash në lokalin e tij.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
-në një laborator mjekësor, në rrugën “Reshit Petrela” shtetasi H. M., 60 vjeç, në momentin që ka hyrë në laborator në pritje për të bërë analizat, ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan me iniciativë shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në Manëz, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme, ka vjedhur në servisin e shtetasit K. K., pjesë këmbimi për automjete, me vlerë rreth 8000 euro, të cilat më pas ia ka shitur shtetasit D. Sh. Nga këqyrja e celularit të shtetasit E. D., u konstatuan faqe për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.
Për shtetasin D. Sh. nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Celulari dhe pjesët e këmbimit për automjete u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me shuplakë 2 bashkëmoshatarë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Shkon në 9 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/ proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.
Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Procedohet penalisht 35-vjeçari që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht.
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, drejtuesit të një automjeti që e konstatuan në aksin rrugor “Plepa-Romanat”, duke lëvizur kundërvajtje me automjet dhe duke përdorur celularin. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ai nuk ishte i pajisur me siguracion për automjetin.
Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit, për të shmangur masën administrative për këto shkelje, iu ka ofruar atyre, 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 35 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Memaliaj, pasi i ka marrë me vetëgjyqësi, automjetin, shtetasit E. B., për një borxh të pashlyer.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen P. P., 34 vjeçe, banuese në Përmet, pasi kur ka qenë punonjëse e një institucioni në Memaliaj, dyshohet se ka bërë ndryshime në regjistra, të gjeneraliteteve të një shtetasi.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Çërril, Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”, shtetasi K. K., 46 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 46-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 51 vjeç, banues në fshatin Finiq, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka kryer punime ndërtimi, në rrugën “Riviera”, pa leje nga organet kompetente.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 55 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka kallëzuar shtetasja K. B., 33 vjeçe, se ky shtetas po tenton të përvetësojë një pronë të saj, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar bashkëshortja, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Parandalimi i paligjshmërive, siguria e nxënësve dhe menaxhimi i trafikut, prioritete absolute të punës së Policisë së Lezhës ♂️✅
Për të përmbushur këto objektiva, shërbimet e Patrullës së Rendit, Policisë Rrugore dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë intensifikuar prezencën e tyre në terren.
Shtimi i prezencës policore:
në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit;
në zona me frekuentim të lartë;
pranë shkollave, në orarin e hyrjes dhe daljes nga mësimi.
Patrullimet vijojnë.
Policia e Lezhës mbetet maksimalisht e angazhuar për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe aksidentet rrugore, si dhe për të garantuar rendin publik dhe për të qenë pranë komunitetit, në çdo rast nevoje.
Ftojmë qytetarët që të kontaktojnë Policinë për çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform parashikimeve ligjore.
#PoliciaeLezhës #Siguriapublike #Sigurianëshkolla #Rendipublik #Bashkëpërsigurinë
DVKM Kukës
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 31-vjeçari turk.
Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin turk:
V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vjenës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. B., 40 vjeç, banues në fshatin fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre të mitur.
Më datë 23.02.2026, shtetasi V. G., 57 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin në banesën e tij në lagjen “3 Heronjtë”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
