Lezhë/Prezencë e shtuar e Policisë në terren, për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë

Parandalimi i paligjshmërive, siguria e nxënësve dhe menaxhimi i trafikut, prioritete absolute të punës së Policisë së Lezhës ‍♂️✅

Për të përmbushur këto objektiva, shërbimet e Patrullës së Rendit, Policisë Rrugore dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë intensifikuar prezencën e tyre në terren.

Shtimi i prezencës policore:
në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit;
në zona me frekuentim të lartë;
pranë shkollave, në orarin e hyrjes dhe daljes nga mësimi.

Patrullimet vijojnë.

Policia e Lezhës mbetet maksimalisht e angazhuar për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe aksidentet rrugore, si dhe për të garantuar rendin publik dhe për të qenë pranë komunitetit, në çdo rast nevoje.

Ftojmë qytetarët që të kontaktojnë Policinë për çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform parashikimeve ligjore.

#PoliciaeLezhës #Siguriapublike #Sigurianëshkolla #Rendipublik #Bashkëpërsigurinë