Fier/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit, në shkollat 9-vjeçare të Qarkut!
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, faza e dytë me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve, mbi çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe me stafin pedagogjik, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Fierit, Lushnjës, e Divjakës.
U diskutua gjerësisht për problemet shëndetësore dhe shoqërore që përdorimi i alkoolit dhe duhanit sjellin tek të rinjtë.
Nxënësit treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendime mbi temat e trajtuara.
Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë dhe në shkolla të tjera të qarkut Fier.
#stopalkoolit
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë






