Urim i Policisë së Shtetit, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Urim i Policisë së Shtetit, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Policia e Shtetit uron të gjithë besimtarët myslimanë, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës, solidaritetit, durimit dhe respektit për njëri-tjetrin, vlera që na bashkojnë si shoqëri. Sjelltë ky muaj mirësi, begati dhe paqe në çdo familje.

Mirënjohje për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë duke qenë njëkohësisht në shërbim, larg familjeve, në rrugë, në patrullë dhe në çdo detyrë ku i kërkon përgjegjësia. Ju mbani mbi supe uniformën dhe detyrën, por edhe durimin e besimit dhe kjo e bën shërbimin tuaj edhe më të madh.

Falënderim dhe respekt për përkushtimin e dyfishtë ndaj besimit dhe ndaj ligjit.

Gëzuar Muajin e Ramazanit!

Agjërim të lehtë dhe Zoti jua pranoftë sakrificën!
‍♂️‍♂️‍♀️