Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda i akordoi certifikatën e karrierës Komisar Adriatik Mehmeti, specialist në Drejtorinë e Antiterrorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi certifikatën e karrierës Komisar Adriatik Mehmeti, specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.

Certifikata iu dorëzua nga Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtues Alban Dautaj, në një ceremoni të veçantë të organizuar në ambientet e kësaj drejtorie, me rastin e daljes në pension të Komisar Adriatik Mehmetit.

Drejtori i Antiterrorit vlerësoi dhe falënderoi Komisar Mehmetin për punën e bërë gjatë karrierës 32-vjeçare në Policinë e Shtetit dhe për profesionalizmin e treguar në hetimin e krimeve.

Komisar Adriatik Mehmeti, gjatë fjalës së tij, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për vlerësimin, si dhe drejtuesit dhe kolegët e Drejtorisë së Antiterrorit.