Policia Rrugore e Dibrës ka vijuar monitorimin intensiv në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur radarë, automjete inteligjente dhe dragera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e sigurt të trafikut.
Ndër prioritetet kryesore të punës mbeten evidentimi dhe ndëshkimi i drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe parakalimet e gabuara, shkelje të cilat përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda rrugore.
✅ Si rezultat i kontrolleve gjatë javës së fundit, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
✅ Po gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht 354 drejtues mjetesh, konkretisht:
•183 për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•63 për parakalime të gabuara;
•5 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;
•20 për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•5 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
•11 drejtues kamionësh për tejkalim të peshës së lejuar;
•2 drejtues për xhama të errët të pahomologuar dhe pa dokumentacion përkatës;
•65 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor, të drejtojnë mjetin me përgjegjësi dhe të shmangin çdo veprim që cenon sigurinë në rrugë, duke i bërë me dije se çdo shkelje do të konstatohet dhe do të ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.
