DVP Dibër/Zhvillohet aktivitet sensibilizues për Javën e Viktimave të Krimit

DVP Dibër

Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për “Javën e Viktimave të Krimit”, në ambientet e Drejtoria Vendore e Policisë Dibër u organizua një takim informues në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimit Parësor të Ndihmës Juridike Falas pranë Gjykatës Dibër.

Në këtë aktivitet mori pjesë specialisti jurist z. Ajet Iskurti, i cili informoi të pranishmit mbi të drejtat e viktimave të krimit, procedurat për përfitimin e ndihmës juridike falas, si dhe mbështetjen institucionale që ofrohet për kategoritë në nevojë.

Takimi u zhvillua në kuadër të nismave të ndërmarra nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar mbi mekanizmat ligjorë në dispozicion të viktimave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për garantimin e të drejtave të tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër mbetet e angazhuar për të mbështetur çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë dhe orientim ligjor, duke garantuar trajtim me profesionalizëm, ndjeshmëri dhe respekt për dinjitetin njerëzor.