Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi më datë 15.02.2026, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në arkën e një objekti kulti në fshat, një sasi parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-B. M., 36 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll dhe K. B., 62 vjeç, banues në fshatin Poloskë, Devoll, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Këta shtetas u kapën në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, duke transportuar me automjetet e tyre, sasi me dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Sasitë e druve së bashku me dy automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Apel për kujdes gjatë lëvizjes në rrugë.
Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, është vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të vendit.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës, në rast nevoje.
Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin dhe inertet.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, të moderojnë shpejtësinë dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore , të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore .
Për rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
#Kujdesgjatëlëvizjes❗️
#Respektonirregullateqarkullimit
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 42 vjeç, pasi ka bërë kallëzim të rremë se në lokalin e tij, në lagjen “Beqir Dardha”, i kanë vjedhur një shumë parash dhe produkte, dhe dyshohet se ka kryer veprime për inskenimin e ngjarjes. Po punohet për verifikimin e rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 45 vjeç, E. M., 21 vjeç, K. K., 44 vjeç, A. D., 19 vjeç, dhe I. H., 50 vjeç, pasi gjatë një konflikti fizikik me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë prishur qetësinë publike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. Rr., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasen L. M., 71 vjeçe, këmbësore, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-A. K., 18 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. I., 37 vjeç, dhe K. Z., 24 vjeç, banues në Marikaj, të cilët qarkullonin me një automjet, dyshohet me qëllim shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të automjetit, shtetasit B. I. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesës e pasagjerit, shtetasit K. Z., u gjetën dhe u sekuestruan 108 qese farmaceutike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi e vogël muncioni luftarak.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., banues në Xhafzotaj, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.
Gjithashtu, këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, kryen veprimet procedurale për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit J. Ll., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, për veprën penale “Përndjekja”. Pas konsultimin me prokurorin, u vendos që ky shtetas të ndiqet në gjendje të lirë.
Më datë 16.02.2026, është dërguar në spitalin e Durrësit, shtetasja F. T., 23 vjeçe, banuese në Sukth, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesë. Ajo u dërgua për mjekim të specializuar në QSUT, por pavarësisht ndihmës mjekësore humbi jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Dibrës ka vijuar monitorimin intensiv në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur radarë, automjete inteligjente dhe dragera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e sigurt të trafikut.
Ndër prioritetet kryesore të punës mbeten evidentimi dhe ndëshkimi i drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe parakalimet e gabuara, shkelje të cilat përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda rrugore.
✅ Si rezultat i kontrolleve gjatë javës së fundit, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
✅ Po gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht 354 drejtues mjetesh, konkretisht:
•183 për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•63 për parakalime të gabuara;
•5 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;
•20 për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•5 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
•11 drejtues kamionësh për tejkalim të peshës së lejuar;
•2 drejtues për xhama të errët të pahomologuar dhe pa dokumentacion përkatës;
•65 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor, të drejtojnë mjetin me përgjegjësi dhe të shmangin çdo veprim që cenon sigurinë në rrugë, duke i bërë me dije se çdo shkelje do të konstatohet dhe do të ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjetet sociale, një 23-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset e huaja G. G., V. U. dhe I. S., pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në 2 apartamente të marra me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. B., K. D. dhe L. G., për veprën penale “Mashtrimi”, pasi secili prej tyre iu ka marrë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet mashtrimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. D., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. K., nëpërmjet celularit;
-E. Gj., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin D. M., nëpërmjet një platforme komunikimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
-S. K., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-E. Q., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 36-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin P. N., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen C. P., për motive të dobëta;
-shtetasen E. Xh. dhe një shtetase të mitur, pasi dyshohet se kanë goditur një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. M., pasi dyshohet se ka dhënë deklaratë të rreme para oficerit të Policisë, për vjedhjen e automjetit të saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M. dhe A. J., pasi dyshohet se kanë kanosur shtetasin S. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 28 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Gj., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin E. C., 59 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. T., pasi në fshatin Qerekë, në pronën e tij, u konstatua duke hedhur inerte, me qëllim ndryshimin e destinacionit të tokës.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin P. L., 41 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Sh., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
-Më datë 16.02.2026, është dërguar nga familjarët, në spital, shtetasi A. R., 60 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar nga pakujdesia, me gur fresibël, në banesë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kukës/ Informacion paraprak
Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
PKK Kakavije
Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 34 700 euro.
Sekuestrohet shuma e eurove.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases D. B., ku u gjetën 34 700 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. B., banuese në Burrel. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. L., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin E. H., 25 vjeç. Aktualisht shtetasi M. L., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitetin në një subjekt për çmontimin dhe shitjen e pjesëve të automjeteve, në fshatin Bërdicë, pa e regjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjekt, u gjetën dhe u sekuestruan 5 automjete të dyshuara të kontrabanduara nga Mbretëria e Bashkuar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Gj., 66 vjeç, banues në fshatin Kaç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 23 vjeç, K. K., 40 vjeç, L. P., 37 vjeç, E. S., 24 vjeç, E. Q., 23 vjeç dhe D. D., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 15.02.2026, në përfundim të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Vllaznia” dhe “AF Elbasani”, në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë shkatërruar disa ndenjëse dhe i kanë hedhur në fushën e lojës. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprime të paligjshme në ambientet e stadiumit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Malësi e Madhe/Më datë 17.02.2026, shtetasja N. H., 69 vjeçe, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, i kanë vjedhur një shumë parash prej 350 000 lekë në banesën e saj, në fshatin Polva.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 4”.
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çameria”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani.
Procedohet penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.
Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:
-K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.
-A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Kukës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. Rr., 32 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, punonjës në një kompani celulare në qytetin e Bajram Currit, pasi ka kallëzuar shtetasja D. B., se ai ka nënshkruar një kontratë në emër të saj, për blerjen e një celulari, me këste. Vijon puna për kapjen e 32-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasin E. D., 38 vjeç, dhe e ka kanosur atë, me armë zjarri të dyshuar automatik.
Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 45-vjeçarit, bërthamën e predhës së një fisheku luftarak.
Vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan shtetasin F. P., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur produkte, në një subjekt në lagjen “Barrikadë”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 19 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 49 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 47 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin R. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, në ambientet e një subjekti privat, dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin P. N., 51 vjeç, me profesion gazetar;
-shtetasin K. H., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-shtetasin M. B., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-3 shtetas të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi kallëzoi shtetasi S. M., se më datë 18 janar, i kishin thyer një xham të autobusit të tij. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori është një 15-vjeçar, ndërsa 2 të miturit e tjerë dyshohet se kanë patur dijeni për rastin dhe nuk kanë kallëzuar në polici.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 19 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se me qëllim vjedhjen, ka thyer derën e banesës së shtetasit M. H., të cilin e ka goditur me grusht. Si pasojë, u dëmtuan lehtë, të dy shtetasit. Nga kontrolli në ambientet e kësaj banese, u gjet 1 mjet prerës (thikë) që dyshohet se posedohej nga 19-vjeçari.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin Q. Z., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi K. K., 48 vjeç. Si pasojë, u dëmtua lehtë, 48-vjeçari;
-një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Filizat”.
Individualisht dhe në grupe, shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur, kryesisht gjatë natës, fëmijët e tyre 9-11 vjeç, ekzekutohen masa sigurie për 8 shtetas (për 4 prej tyre, “Arrest në burg”).
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të cilët shfrytëzojnë fëmijët, për të punuar dhe/ose për të lypur, u finalizua operacioni i koduar “Filizat”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë:
-“Arrest në burg”, për shtetasit E. B., 41 vjeç, R. S., 35 vjeç, M. R., 35 vjeç dhe M. G., 34 vjeç;
-“Arrest në shtëpi”, për shtetaset L. B., 35 vjeçe, A. M., 41 vjeçe, M. S., 35 vjeçe dhe A. Sh., 35 vjeçe.
Nga veprimet hetimore disamujore, ka rezultuar se këta shtetas, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të ndryshme në juridiksion të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. P. dhe Gj. K., të dy banues në fshatin Zhejë, pasi kallëzoi një 60-vjeçar, se kanë falsifikuar dokumente, me qëllim fitimin e pronësisë mbi një sipërfaqe toke në Laç. Punohet për verifikimin e kallëzimit.
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në Autostradën “Milot–Morinë” referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Kurbin, pasi nga verifikimet rezultoi se drejtonte automjet, me leje drejtimi të hequr. 21-vjeçari u konstatua duke lëvizur me shpejtësi tej normave.
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. N., 26 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur në Lezhë, këmbësorin, shtetasin A. P., 48 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Ndërfanë, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të dyshuar të siguruar në kundërshtim me ligjin. Lënda dhe automjeti me të cilin transportohej u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Informacion paraprak/Shërbimet e Policisë Rrugore, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, identifikuan dhe kapën shtetasin I. M., 46 vjeç, i cili u largua nga vendi i aksidentit (kryqëzimi i Rrilës), ku rreth orës 03:30, përplasi me automjetin që drejtonte, një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili si pasojë humbi jetën. Vijojnë verifikimet për të identifikuar shtetasin që humbi jetën, si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
