Gjirokastër
Ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime me maturantët në gjimnazet “Asim Zeneli”, “Sejfulla Malshova”, “Sami Frashëri” dhe në shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano”, me qëllim promovimin e sistemit arsimor policor.
Maturantët u njohën me të gjithë materialin e promovimit, historikun, misionin e Akademisë së Sigurisë, vizionin, vlerat ku mbështetet zhvillimi i institucionit, organizimin strukturor, programet e studimit, ecurinë në karrierë, avantazhet e programeve arsimore që ofrohen në Akademinë e Sigurisë, infrakstrukturën dhe mënyrën e aplikimit.
Në këto takime, maturantët treguan interes të lartë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Takime të tilla do të zhvillohen dhe në shkolla të tjera të qarkut.






