DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Fake cash”

DVP Vlorë

Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, finalizohet operacioni i koduar “Fake cash”.

Hetimet identifikuan 3 shtetas që dyshohet kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.

Kapen 2 prej tyre (vëllezër), punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.

Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara dhe 4 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Fake Cash”.

Nga hetimet u identifikuan 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njërin-tjetrin, kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë kapur 2 prej tyre, shtetasit E. Gj., 27 vjeç dhe J. Gj., 28 vjeç (vëllezër), të dy banues në Vlorë,dhe kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ka caktuar Gjykata e Vlorës, secilit prej tyre, me vendimin e datës 10.02.2026.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit, dhe 4 celularë.

Strukturat e DVP Vlorë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.