Vlorë
Vijojnë orët mësimore edukative në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut, në kuadër të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”.
Takimi i radhës u zhvillua në shkollën 9-vjeçare “Jani Minga”, në klasat e VI, mbi temën “Stop duhanit, alkoolit dhe drogës”.
Gjatë orëve edukative, nxënësit u njohën me materiale sensibilizuese mbi pasojat negative të përdorimit të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike, me synim promovimin e zgjedhjeve të shëndetshme dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së tyre.
Mesazhet kryesore të përcjella ishin:
Duhani të merr frymën, zgjidh jetën e shëndetshme.
Droga premton shumë, por të merr gjithçka.
Alkooli nuk zgjidh problemet, i shton ato.
✔ Forca është të thuash JO.
✔ Trupi dhe e ardhmja jote vlejnë më shumë.
✔ Zgjedhjet e sotme ndërtojnë jetën e nesërme.
STOP DUHANIT, DROGËS DHE ALKOOLIT
#ZgjidhJetën #ThuajJO
#PoliciShkollë #PërSigurinëTënde #NxënësitTëParët


