Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset ganeze J. K., 33 vjeçe dhe B. O., 26 vjeçe, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 59 vjeç, A. M., 30 vjeç dhe Z. M., 30 vjeç, pasi më datë 08.02.2026, rreth orës 16:30, në fshatin Rrjoll, kanë kryer veprime për pengimin e punimeve që po kryhen nga një firmë ndërtimi, me pretendimin se toka ku po kryhen punimet është pronë e tyre. Ata dyshohet se kanë goditur njërin nga punonjësit e firmës, shtetasin F. B., 36 vjeç, dhe kanë dëmtuar xhamin e furgonit të firmës.
Më datë 09.02.2026, ka kallëzuar shtetasi A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Nënshat, se është vjedhur automjeti në pronësi të familjarit të tij, shtetasit Gj. N., 78 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-S. Z., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-A. K., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. F., 51 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Gj., pasi dyshohet se ka përvetësuar tokën e shtetasit B. M., nëpërmjet dokumenteve false.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash shtetases Sh. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. C.(Ll.), pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij;
-punohet për shoqërimim e shtetases A. S., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. Gj., nëpërmjet celularit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Ç. S., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. T., A. M. dhe A. B., pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Xh., pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetases L. B., nëpërmjet mashtrimit. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. D., pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar një 18-vjeçare, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Më datë 09.02.2026:
-shtetasi L. S. kallëzoi se i është larguar nga banesa, vajza e tij e mitur. Punohet për gjetjen e saj;
-shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën;
-shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. I., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. Sh., 28 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 35 vjeç, banues në Himarë. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan shtetasja K. Sh., e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës, dhe shtetasi Th. K., pasagjer, i cili po merr mjekim në spitalin e Vlorës;
-E. Ç., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe është larguar nga vendi i aksidentit;
-një 17-vjeçar, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjthashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi B. H., 33 vjeç, banues në Vlorë, se i kanë dëmtuar automjetin e tij të parkuar. Vijon puna për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin Y. B., banues në Fier, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shtetasi të mitur.
Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit Y. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, rreth 6 kg duhan pa dokumentacionin përkatës, një shumë parash, municion luftarak dhe 1 celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi i mitur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. M., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. Gj., 44 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. T., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-O. A., 68 vjeç, banues në fshatin Kadiaj, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi;
-P. P., 24 vjeç, banues në fshatin Thanasaj, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Gj., 66 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin një shtetasi, me sende të forta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 36 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi është konstatuar në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. D., 66 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore, e cila mori mjekim në spital dhe u largua në banesë. 47-vjeçari u largua nga vendi i aksidentit, por u kap nga shërbimet e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 4 shtetas të mitur, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, u konstatuan duke qendruar pa lejen e pronarëve, në një banesë të pabanuar. Shtetasit e mitur janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes dhe avokatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit D. M., 31 vjeç, A. Ç., 52 vjeç dhe O. M., 40 vjeç, banues në Pogradec, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasi E. M., dyshohet se ka përplasur ne automjetin që drejtonte, automjetin me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç dhe pasagjer shtetasin E. T., 39 vjeç, banues në Pogradec. Më pas, në bashkëpunim me tre të proceduarit, është konfliktuar fizikisht me shtetasit E. D. dhe E. T. Po punohet për kapjen e shtetasit E. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. M., 46 vjeç banues në fshatin Vishocicë, Devoll dhe M. M., 57 vjeçe, banuese në Katerinë, Greqi, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Më datë 09.02.2026, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja E. S., 30 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa, daja i saj, shtetasi A. D., 72 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 10.02.2026, rreth orës 13:30, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. I., rreth 61 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
DVKM Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.
Tentoi të kalonte kufirin, me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta në automjet, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, 39-vjeçari, shtetas kosovar.
Sekuestrohen sendet e paligjshme dhe automjeti.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin M. L.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Prani 24/7, në të gjitha akset e kryeqytetit, kushtëzuar nga reshjet, si dhe për përmbushjen e objektivave: parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë kësaj jave, 285 masa për shkelësit e Kodit Rrugor, të cilët rrezikuan jetën e përdoruesve të rrugës, shkaktuan kaos në trafik dhe/ose penguan lëvizjen.
Gjithashtu, 34 shtetas janë proceduar penalisht, për shkelje të parashikuara në Kodin Penal.
Konkretisht, u ndëshkuan me masa:
-99 drejtues mjetesh, për mosrespektim të radhës së lëvizjes;
-76 shtetasve iu mor mjeti, me mjet ngritës, pasi kishin parkuar gabim ose kishin penguar qarkullimin;
-67 shtetas, për qarkullim me shpejtësi mbi normat;
-43 shtetas, për drejtim të automjetit, në ndikimin e alkoolit.
Monitorimi vijon, me prezencë të shtuar dhe me pajisje teknologjike bashkëkohore.
Policia Rrugore apelon sërish, për drejtuesit e mjeteve dhe për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë në misionin e përbashkët, garantimin e sigurisë rrugore.
Komisariati i Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve:
-shpallën në kërkim shtetasin E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Bushat, Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur në banesë dhe nëpërmjet mesazheve telefonike, ish-bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.
Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 19 vjeç, banues në Kukës, pasi në qytetin e Peshkopisë u kap duke drejtuar automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M.K., 46 vjeç, dhe R.K., 36 vjeçe, banues në Mat, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:
Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.
Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.
Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.
