DVKM Vlorë
Fshehu në automjet, produkte ushqimore dhe mallra për të cilat paguhet akcizë, me qëllim kontrabandimin nga Shqipëria, procedohet penalisht 44-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat dhe automjeti.
Gjatë kontrolleve të kryera në hyrje/dalje, në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës konstatuan në dalje të Republikës së Shqipërisë, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
Në lidhje me rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën të fshehura, produkte ushqimore dhe mallra për të cilat paguhet akcizë (duhan dhe cigare).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
