DVKM Vlorë
Fshehu në automjet, produkte ushqimore dhe mallra për të cilat paguhet akcizë, me qëllim kontrabandimin nga Shqipëria, procedohet penalisht 44-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat dhe automjeti.
Gjatë kontrolleve të kryera në hyrje/dalje, në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës konstatuan në dalje të Republikës së Shqipërisë, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
Në lidhje me rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën të fshehura, produkte ushqimore dhe mallra për të cilat paguhet akcizë (duhan dhe cigare).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D.. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier vunë në pranga shtetasin A. D., 63 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që ky shtetas të kryejë në Shqipëri, pjesë e mbetur nga dënimi 8 vjet e 8 muaj burgim, që i ka caktuar Gjykata e Milanos, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 34 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, pasi shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat e rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 39-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi në servisin e tij u gjetën automjete pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 51 vjeç, banues në Cakran, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij;
-L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai dhe dy djemtë), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe (motra e shtetasit L. O.) dhe vajzës së saj të mitur;
-M. T., 28 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 37 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për qarkullimin rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-2 të mitur që u kapën duke drejtuar motomjete;
-shtetasin P. O., 74 vjeç banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, në rrugën “Adria”, ka përplasur 2 automjete të parkuara. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. M., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, pasi është paraqitur në Komisariatin e Policisë Durrës, ku është prezantuar si punonjës i një agjencie ligjzbatuese, për të marrë informacion rreth disa të shoqëruarve;
-R. H., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një market në lagjen nr. 17;
-A. L. dhe E. C., të dy banues në Durrës, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. P., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-H. D., banuese në Kavajë, pasi dyshohet për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një të moshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në Shijak, pasi mbante në banesë, pa leje, 2 armë sportive, dylbi dhe tytë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-P. C., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-A. P., 44 vjec, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Bilishtit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejonte në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit D. S., duke e mashtruar se do t’i siguronte punësim në Slloveni.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materiale shtesë në Prokurori, për shtetasin A. A., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në muajin gusht 2025, dyshohet se i ka marrë shtetasit A. T., një shumë parash, duke e mashtruar se do t’i shiste një automjet. Punohet për kapjen e 43-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim më datë 02.02.2026, për të njëjtën vepër penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. T., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, rezultoi se ushtronte aktivitetin pa e paregjistruar në organet kompetente. Gjithashtu, gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjetën faqe për baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për procedimin e një 15-vjeçari që kishte thyer me gur, xhamin e dritares së banesës së shtetasit G. H., në lagjen nr.5, Pogradec, bëjmë më dije se u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 13-vjeçar (djali i shtetasit G. H.) pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, video me përmbajtje kërcënuese mbi këtë ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. M., 31 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës/Finalizohet operacionit i koduar “Ndjekja”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Lokalizohet dhe kapen 3 të kërkuar:
✅2 prej tyre të dënuar për prodhim/shitje narkotikësh ose transportim emigrantësh;
✅tjetri, i akuzuar për vjedhje.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra penale të ndryshme, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit lokalizuan, kapën në kuadër të operacionit “Ndjekja”, dhe vunë në pranga shtetasit:
-Abdyl Kaçaça, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit, në vitin 2024, e ka dënuar me 5 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Prej dënimit, atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 9 muaj burgim;
-J. M., 27 vjeç, banues në Durrës, të cilit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj burgim, nga dënimi i dhënë në vitin 2024, nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;
-V. T., 45 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin M. A., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-arrestuan shtetasin A. H., 38 vjeç, pasi gjatë kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën sasi të lëndeve të dyshuar narkotike Kokainë dhe Cannabis, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit K. Xh., 48 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 2 subjekte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. Gj., 39 vjeç, pasi u kap duke vjedhur një biçikletë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin A. K, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. K.;
-4 shtetas të mitur, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. A.(D)., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe i ka dëmtuar derën e banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin E. U., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur çantën e një shtetasi, në një market;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. O., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin G. M., 55 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen N. M. (bashkëshortë), pasi kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin A. K., oficer sigurie në një shkollë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur pasi ka goditur me grushte një shtetas të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. S. dhe A. S., pasi kanë kanosur një shtetase, për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., pasi në fshatin Bërxullë, është konstatuar duke hedhur dhera, për të ndryshuar destinacionin e tokës, në tejkalim të lejes së dhënë.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. B., 40 vjeç, pasi dje, në Bathore, ka aksidentuar shtetasen Sh. Sh., 61 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë humbi jetën;
-A. Xh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete, me pasojë dëme materiale;
-G. D., 57 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Më datë 05.02.2026, kallëzuan shtetasit:
-A. M., se është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja S. M., 25 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
-F. H., se janë vjedhur bateri në kompaninë ku ai punon, në Krujë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve dhe dokumentimin e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVKM Kukës
Qafë Morinë/Policia Kufitare godet 2 raste të tentativës për të kontrabanduar naftë nga Kosova.
Procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit:
-A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.
Në SPK Qafë Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore.
Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Gjirokastër/Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Autenticiteti”. Goditen 3 raste të përdorimit të dokumenteve false.
✅Kishte siguruar certifikata false, për 16 kamionët në subjektin e tij, që me to të kryente transport ndërkombëtar mallrash, arrestohet 51-vjeçari.
✅Në pranga dhe 2 shtetas që posedonin 4 dokumente shkollore false.
Sekuestrohen 20 dokumentet.
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve të përfshirë në falsifikim të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Autenticiteti”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit A. G., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, V. V., 45 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë dhe E. P., 38 vjeç, banues në Sarandë.
-Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. G., administrator i një subjekti për transport ndërkombëtar mallrash (për të tretë dhe/ose me qira), kishte pajisur 16 kamionët e subjektit, me certifikata të dyshuara të falsifikuara, nëpërmjet të cilave autorizohej kryerja e kësaj veprimtarie tregtare. Gjatë kontrollit në subjekt, u gjetën dhe u sekuestruan 16 dokumentet;
-Nga kontrolli në banesat e 2 të arrestuarve të tjerë, u gjetën në secilën, 1 diplomë dhe 1 listë notash, të dyshuara të falsifikuara. 4 dokumentet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Vijon hetimi, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu ka paraqitur efektivëve, një leje për drejtim të automjetit, e cila nuk ishte e tij;
-Gj. G., 18 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. N., 59 vjeç dhe Z. D., 68 vjeçe, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar një 52-vjeçare, se shtetasja Z. D., duke shpërdoruar detyrën notere, ka falsifikuar një deklaratë, me kërkesë të shtetasit Gj. N.. Punohet për të verifikuar rrethanat e kallëzimit;
-B. Xh., pasi dyshohet se nuk i ka kthyer shtetasit H. L., një shumë parash që i ka marrë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. P., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Komisariatin e Policisë Sarandë, referuan materialet në prokurori si dhe shpallën në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i Pronës me eksploziv”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit D.Gj, 54 vjeç, banues në Lezhë pasi dyshohet se i ka vendosur lëndë plasëse në automjet shtetasit M.Gj, 57 vjeç. Policia vijon punën për gjetjen e tij .
Materialet procedurale ju referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm Sarandë.
Specialistët e Seksionit të trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E.D, 21 vjeç, banues në Sarandë ,i cili duke drejtuar mjetin ,ka përplasur një automjet dhe është larguar nga vendi i aksidentit . Nga verifikimet rezultoj i pa pajisur me leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”dhe “Përndjekja”, shtetasin K.P, 45 vjeç, banues në Himarë i cili ka përndjekur dhe dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme ish bashkëshorten e tij.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në prokurori pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti që drejtohej nga shtetasi V. L., 20 vjeç, banues në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe, për pasojë, është djegur plotësisht.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik, gjatë kohës që automjeti ishte në lëvizje.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M.T., 35 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, si dhe ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata Dibër, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S.H., pasi ka kryer punime për ndërtimin e një objekti pa u pajisur me lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Kultivoi 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, kapet 39-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga autorin e dyshuar të një rasti kultivimi, shtetasin A. H., 39 vjeç.
Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të shkuar, ka kultivuar 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, Fushë Krujë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Sinjalizimi”.
Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.
Sekuestrohen arma dhe municioni.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç.
Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Vijon operacioni antidrogë, i koduar “Furia”.
Si rezultat i një hetimi proaktiv 2-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga bashkautori i prodhimit të 92 kilogramëve Cannabis, në fshatin Gjonbardhaj.
Të ndaluarit iu gjetën në banesë, 3 mjete prerëse (thika).
Në vijim të hetimit dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar “Furia”, të zhvilluar në vitin 2024, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Tresh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M. (të arrestuar gjatë operacionit), në muajin tetor, 2024, ka prodhuar 92 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet.
Nga kontrolli i kryer rishtas në banesën e shtetasit D. V., u gjetën 3 mjete prerëse (thika), të cilat i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Shkodër
Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “Livadhet 3”.
Vihet në pranga një 19-vjeçar.
Sekuestrohen nga banesa e tij, 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, ne bashkepunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës Shkodrër, finalizuan operacionin e koduar “Livadhet 3”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi: O. Ç., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit të kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës, në banesat e disa shtetasve që dyshohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, lidhur dhe me dy operacione të zhvilluara më parë, të koduara “Lvadhet 1” dhe “ Livadhet 2 “, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025.
Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. N., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 40 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Blue Punisher”.
Kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, vihen në pranga 2 shtetas (të afërm).
Sekuestrohen 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA).
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm).
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.
Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
