Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Popular”.
Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas që më datë 21 janar, shtynë një 14-vjeçar, të vidhte 1 motomjet, me qëllim përvetësimin.
Në pranga dhe 14-vjeçari, autor i dyshuar i 150 vjedhjeve në kryeqytet (4 prej tyre, gjatë ditëve të fundit).
Sekuestrohen 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh, të gjetura në një garazh në pronësi të njërit prej të arrestuarve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.
Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari.
Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh.
I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tepelenë
Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D..
Prej ditës së djeshme, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.
Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.
Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.
Angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet.
Njoftim
Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARrSh-në, në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, në zonën e tuneleve panoramike, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.
♂️♀️ Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112
#SiguriaRrugore
#KujdesNëRrugë
#RespektoRregullatEQarkullimitRrugor
#MotiIKeq
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. X., 57 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur dhe fyer, në rrugë, kunatën e tij 43-vjeçe, e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij;
-F. A., 18 vjeçe dhe një 17-vjeçare, pasi janë konfliktuar me njëra-tjetrën, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
DVP Gjirokastër
Ekzekutohen masat e sigurisë për 4 shtetas që ishin në hetim pasi dyshohet se i hoqën lirinë një 30-vjeçareje (familjare e tyre) dhe e dhunuan atë, për shkak të një konflikti në familje.
Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, ekzekutoi masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 4 shtetas që ishin në hetim.
U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
– A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;
-L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares).
Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin E. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.01.2026, për shkak të një konflikti në familje, i kanë hequr lirinë 30-vjeçares, duke e mbajtur me forcë, në automjet, dhe më pas e kanë dhunuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. A., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, një shtetaseje. Celulari u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-J. V., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. D., 36 vjeç, B. Rr., 26 vjeç dhe N. C., 21 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi u kapën në lokalin e 36-vjeçarit, në lagjen nr. 12, duke vënë baste sportive, me celularë. 3 celularët e të proceduarve u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-B. B., 58 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 46-vjeçar.
-R. H., 26 vjeç dhe P. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në automjetin me të cilin lëviznin, u gjetën 2 mjete të forta dhe 1 mjet prerës, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-A. P. dhe Sh. R., të dy banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Dje, në lagjen nr.1, Kavajë, është gjetur në rrugë, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 71 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset e huaja N. B., G. E., F. K., F. K. dhe F. K., pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në 2 apartamente të marra me qira.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 03.02.2026, për procedimin penal të shtetasit E. D., pasi nuk lëshonte kuponë tatimorë, gjatë aktivitetit tregtar që kryente në subjektin e tij, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë ekzektuar urdhrin e prokurorit, për sekuestrimin e 17 kg e 900 gramë flori, nga ky subjekt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. P., 34 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 6 muaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin që e kishte parkuar gabim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin F. Sh., 28 vjeç, pasi iu gjet një përforcues grushti;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin I. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 49 vjeçe, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar disa mace, në banesën e saj;
-O. H., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin M. K., 20 vjeç, pasi iu gjet një përforcues grushti;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. K., K. H. dhe për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se kanë kanosur shtetasit H. U. dhe i kanë dëmtuar automjetin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., pasi ka ndotur ambienti, duke hedhur mbetje në rrugë;
-shpallën në kërkim shtetasin V. Gj., pasi dyshohet se ka kanosur 3 shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-ndaluan një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. P., pasi dyshohet se ka kryer manovër të gabuar dhe si pasojë ka përplasur shtetasin V. Rr., këmbësor, dhe 2 automjete. Shtetasi V. Rr. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjthashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. T. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtues dhe 1 pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spital.
Më datë 04.02.2026, është dërguar për mjekim, në spital, shtetasi A. Sh., 42 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ndaluan shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin D. B., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. F., 66 vjeç, banues në Fier, pasi me vetëgjyqësi, ka nisur rrethimin e tokës e tij bashkë me tokën e një të afërmi të tij;
-M. C., 40 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në një market;
-B. S., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka hedhur inerte në tokën e tij, me qëllim ndryshimin e destinacionit, pa leje nga organet kompetente;
-A. Z., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës, duke mos lejuar ish -bashkëshortin e saj të takojë fëmijën e tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. M., 75 vjeç dhe H. M., 67 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në fshatin Kremenar, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të 75-vjeçarit.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë janë paraqitur shtetasit F. M., 36 vjeç, dhe B. Rr., 51 vjeç, në Lushnjë, të cilët kanë kallëzuar se në një servis dhe në pikë shitje bojrash kanë konstatur vjedhje gjatë natës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt në lagjen nr. 14, Korçë, bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, 17-vjeçarin që dyshohet se në ambientet e lokalit, dëmtoi në dorë, me mjet prerës (thikë), shtetasin B. Q., 34 vjeç, banues në Korçë.
I dëmtuari po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin H. N., 59 vjeç, banues në fshatin Rodokal, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me send të fortë (levë hekuri), një 83-vjeçar, banues në fshatin Rodokal, i cili po merr mjekim në spitalin e Pogradecit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka thyer me gur, xhamin e dritares së banesës së shtetasit G. H., në lagjen nr. 5, Pogradec.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. T., 42 vjeç, banues në Korçë, administrator i filialit të një subjekti, pasi në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, në Devoll, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, automjeti me drejtues shtetasin A. A., duke transportuar produkte ushqimore të këtij subjekti, pa faturë tatimore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. P., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 45 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. P., për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin G. M., 48 vjeç, banues në Konispol, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. K., 49 vjeç dhe Z. Q., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-A. Gj., 65 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Sh., 31 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet për motive të dobëta, ka goditur me shkop druri, shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi S. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, se në muajin janar, i ka humbur arma e gjahut që e kishte me leje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 53 vjeç, banues në Delvinë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin M. B., 52 vjeç, banues në Greqi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. P., 57 vjeç, banues në Sarandë dhe M. P., 55 vjeçe, banuese në Ksamil, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje;
-E. Sh., 71 vjeç, banues në Sarandë dhe E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një resort, pa leje;
-A. M., 59 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, janë konfliktuar me shtetasin G. P., 45 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta. Punohet për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi në PKK Kakavijë, në dalje të RSh-së, iu gjet një dokument i shtetit italian, i dyshuar i falsifikuar, i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, automjeti me drejtues shtetasin K. V., 67 vjeç, banues në Palokastër, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen S. S., 27 vjeç, banues në Berat.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. L., 39 vjeç, banues në fshatin Ishull Lezhë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me një 20-vjeçar, dhe ka dëmtuar pajisje në subjektin ku ka ndodhur konflikti;
-S. C., 44 vjeç dhe F. D., 46 vjeç, të dy banues në fshatin Barbullojë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësimin e deklarimit të shtetasit J. H., 72 vjeç, se ka mosmarrëveshje me shtetasin F. H., 50 vjeç, lidhur me pronësinë mbi një apartament.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” për shtetasit:
S. M., 60 vjeç, dhe L. I., 64 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi gjatë verifikimeve në dalje të Shqipërisë në PKK Kapshticë, këtyre shtetasve iu konstatuan në pasaportat e tyre nga një vulë e shtetit grek, të dyshuara false.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasit:
-A. R., 23 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë;
-V. N., 50 vjeç, banues në fshatin Luf, Pukë, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasit S. Z., 56 vjeç, dhe K. Sh., 55 vjeç, të dy banues në Bushat, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit G. Y., 26 vjeç, banues në Shkodër, dhe P. M., 52 vjeç, banues në Pukë, të katërt punonjës të OSHEE Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se me mosveprime, kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në një subjekt në fshatin Guri i Zi.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për pronarin e këtij subjekti, shtetasin S. L., 27 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin I. T., 35 vjeç, banues në fshatin Abat, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. H., 57 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. U., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. B., pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Last time”.
I mori disa herë, shuma parash, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 39-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit nga shtetasi D. T., për një shtetas që i kishte marrë shuma parash, me anë të mashtrimit, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Last time”, për dokumentimin e këtij rasti.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.
Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë disa herë, shuma parash (në total rreth 750 000 lekë), shtetasit D. T., 38 vjeç, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Berat
Zbulohet një subjekt në lagjen “10 korriku”, që shiste pa kuponë tarimor, edhe online, ora dore të kontrabanduara, imitime të markave të ndryshme.
Procedohet penalisht pronari i subjektit.
Sekuestrohen 191 ora dore.
Si rezultat i kontrolleve në subjekte në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv konstatimin e rasteve të ushtrimit të veprimtarive ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare zbuluan një subjekt në lagjen “10 korriku”, në këto paligjshmëri.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 39 vjeç.
Nga kontrolli në subjektin e tij, u gjetën 191 ora dore, imitime të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat shiteshin edhe online.
Shtetasi nuk kishte fatura blerjeje për mallrat dhe as nuk lëshonte kuponë tatimor kur i shiste.
Kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasen E. M., 24 vjeçe, banuese në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë u kap duke drejtuar një automjet tip “Audi”, pa u pajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
B. K., 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
S. H., pasi ka kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
