Shkodër/Policia e Shkodrës dhe aktorët e tjerë të ngarkuar me përgjegjësi, plotësisht të koordinuar për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i angazhimit maksimal të punonjësve të Policisë së Shkodrës, veprimtaria e kultivimit të bimëve narkotike, ka shënuar rënie.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u zhvillua takimi i grupit rajonal për qarkun Shkodër, i drejtuar nga Drejtori i DVP Shkodër, Drejtues Gentian Berberi, me pjesëmarrjen e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, Prefekten e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, Drejtuesi i Prokurorisë z. Albert Murçaj, Kryetarit të Gjykatës së Shkodres z. Enri Rista; z., Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Shkodër z. Elton Nikolli, Shefit të Sektorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër z. Ilir Sula, Drejtori i DVKM Shkodër KryekomisarArbër Zemani, si dhe punonjësve të strukturave të DVP Shkodër dhe të DVKM Shkodër.
Në fokus të këtij takimi ishin:
-analiza e punës së bërë gjatë vitit 2025;
-ecuria e zbatimit të masave të ndërmarra deri tani;
-përcaktimi i saktë i zonave më me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, zona në të cilat janë konstatuar raste të kësaj veprimtarie, vitet e shkuara;
-sfidat e shtuara që paraqesin terrenet e thella malore, pjesë e qarkut Shkodër;
-rritja e efektivitetit të kontrolleve me këmbë dhe me dronë.
Gjithashtu, gjatë takimit u përcaktuan strategjitë që do të ndiqen dhe masat që do të ndërmerren gjatë vitit 2026, të cilat konsistojnë në intensifikimin e kontrolleve, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përdorimin e metodave të avancuara për monitorimin e territorit, me objektiv goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike, që në fazë të hershme.
Strukturat e DVP Shkodër mbeten maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për të vijuar operacionet, punën operative, bashkëpunimin me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.






