Katërputroshët e Policisë: Ekselencë në shërbim të sigurisë! ♂️
Njësitë tona K9 po trajnohen sipas metodave më inovative ndërkombëtare për kërkimin dhe zbulimin e armëve të zjarrit, municioneve, narkotikëve dhe kartëmonedhave.
Ky proces modernizimi realizohet me mbështetjen e çmuar të partnerëve tanë, OSBE-së dhe Xhandarmërisë Franceze.
Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe profesionalizmi i efektivëve tanë garantojnë rezultate konkrete në luftën kundër krimit.
