Raporti i ngjarjeve, 28.01.2026

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-M. R., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-P. D., 50 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi dje, në rrugë, ka dëmtuar me sëpatë, mjetin bujqësor (traktor) me drejtues shtetasin A. D. dhe ka kanosur me fjalë këtë shtetas. 50-vjeçari do të dërgohet në Spitalin Psikiatrik Elbasan, pasi vuan nga sëmundje mendore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen B. Z., 50 vjeçe, banuese në fshatin Kurilë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë kapën në portin e Vlorës, në hyrje të RSh-së, shtetasin K. H., 33 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. S., 29 vjeç dhe S. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi u konstatuan duke drejtuar automjete, pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. K., 23 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 33 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka kallëzuar shtetasi M. B., se i ka vjedhur paketa me cigare dhe dokumente, në lokalin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Xh., 66 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. K., 66 vjeç, banues në fshatin Plezhë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P., 53 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. Xh., 23 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. P., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 35 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 40 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi N. V., 81 vjeç, banues në fshatin Pulaj, se më datë 26.01.2026, shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Pulaj, ka goditur me grusht djalin e tij 45 vjeç, me probleme të shëndetit mendor dhe me aftësi të veçanta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. N., 32 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi ka braktisur fëmijët e saj të mitur;
-D. M., 57 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. V., 30 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kanosur në rrjete sociale, ish-bashkëshorten e tij. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast;
-Gj. P., 56 vjeç, banues në Mirditë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjës të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, për lirimin e një aksi rrugor.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në fshatin Gurzë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. C., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 61 vjeç, dhe A. P., 62 vjeç, pasi drejtonin pa leje drejtimi, motomjete pa targa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi ushtronte aktivitetin në servis automjetesh, pa licencën përkatëse. Gjatë kontrollit në servis u konstatuan automjete për të cilat nuk ishte kryer procedura e zhdoganimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Y., 31 vjeçe, banuese në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 3”.

Transportonte drejt Kukësit, 4 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet 38-vjeçari.

Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i hetimeve të kryera gjatë disa javëve, me metoda speciale, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve që bashkëpunonin për aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan operacionin e koduar “Relay 4”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe E. T., 35 vjeç, banues në Kukës.

Në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, u ndalua automjeti me drejtues 38-vjeçarin dhe pasagjerë 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin drejt Kukësit dhe më pas do të ndihmoheshin nga 35-vjeçari, për të kaluar ilegalisht në shtetet e BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Ura”. Sekuestrohen 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

U kapën tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar 44 pako me lëndë narkotike, të cilat i kishin fshehur te shasia e automjetit, me qëllim trafikimin në Greqi, arrestohen 2 shtetas.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, të kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me qëllim goditjen e një tjetër tentative për të trafikuar në Greqi, sasi të madhe lënde narkotike Cannabis Sativa, u finalizua operacioni “Ura”.

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Blerimas, Delvinë dhe E. S., 37 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Të dy u kapën në flagrancë, tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar me automjet tip “Hyundai”, 44 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 34 kilogramë e 5 gramë), dyshohet me qëllim trafikimin në Greqi.

Pakot ishin fshehur në një hapësirë të improvizuar, te shasia e automjetit.

Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Hyundai” dhe me 4 celularë të të arrestuarëve.

Strukturat e DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Polena”.

Shiste lëndë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi e cila iu gjet 41-vjeçarit në lokalin që kishte në përdorim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Polena”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.