Raporti i ngjarjeve, 24,25,26 janar 2026

Durrës

Plagosi me thikë vajzën e tij, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-M. N., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 12, Durrës, në rrugë, ka plagosur me thikë vajzën e tij 24 vjeçe, për motive të dobëta. Gjithashtu, 56-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin O. M., i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar atë, në momentin e plagosjes së vajzës.

2 shtetasit e plagosur po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gramsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori për shtetasen ukrainase A. Ch., 30 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu konstatua me vete një armë e ftohtë (thikë).

Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 12 vjeçe të bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Qarku Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. N., 49 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. G., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, në lagjen nr. 2, Pogradec, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një peshore elektronike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 4 shtetas të mitur, banues në fshatin Goskovë, Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në fshatin Porodinë, Korçë, janë konfliktuar fizikisht me një 16-vjeçar, banues në Korçë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:45, në lagjen nr.9, Korçë, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi K. K., 71 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 36 vjeç, banues në Durrës pasi mbrëmë, rreth orës 22:00, në rrugë, në lagjen nr. 8, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. K., 35 vjeç, i cili pasi ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori:

-ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”;

-për vlerësim, pasi dje, në Golem, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati. Si pasojë pati dëme materiale në 2 banesa në këtë kat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin I. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lëndë narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin E. B, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë, gjatë kohës të vendosjes së një masë administrative ndaj tij;
-shtetasen Th. E, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-po punojnë për kapjen e shtetasve turq B. K. dhe C. S., pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. A., dhe punohet për shoqërimin e shtetasit J. A., babë e bir, pasi gjatë kontrollit në banesë punonjësit e Policisë gjetën një armë të ftohtë dhe një palë pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. Ç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. P;
-R. Ç dhe L. Ç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit F. H dhe A. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ch, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin Sh. K.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. R., 51 vjeç, pasi dyshohet se me motomjetin që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. D. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më datë 25.01.2026, shtetasi A. D, kallëzoi se i kanë vjedhur një shumë parash në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dëmtoi portën e një banese, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 47-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Thanë, një shtetas kishte dëmtuar me automjet, portën e një banese, kanë kryer menjëherë veprimet hetimore për identifikimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi O. L., 47 vjeç, banues në fshatin Thanë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, portën e banesës së shtetases S. H., 66 vjeçe, në fshatin Thanë.
Nga verifikimet rezultoi se 47-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin A. P., 37 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas me 2 (dy) muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Lezhë, gjatë 48 orëve të fundit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë:
-shpallën në kërkim shtetasin F. N., 41 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka kanosur një 65-vjeçar. Punohet për kapjen e 41-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 27 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur veshje, në një qendër tregtare. Veshjet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 17-vjeçarë, pasi në 2 raste, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me bashkëmoshatarë të tyre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. K., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin M. F., 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se është rrëzuar në rrugë, si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit. 33-vjeçari ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë/Intensifikohen kontrollet gjatë fundjavës, për të menaxhuar trafikun në akset e kryeqytetit dhe në pikat hyrëse/dalëse, si dhe për të parandaluar ngjarjet rrugore, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Për të përmbushur këto objektiva, gjatë javës që kaloi dhe gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë shtuar prezencën në terren, si dhe kanë intensifikuar monitorimin me pajisje logjistike bashkëkohore, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Për shkeljet e konstatuara, janë vënë këto masa administrative:
-Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 529 masa;
-Mosvendosja e rripit të sigurimit – 517 masa;
-Mosvendosja e kaskës mbrojtëse – 635 masa;
-Mosrespektimi i radhës në qarkullim – 62 masa.

Më tej, për shkelje të rënda të neneve të Kodit Rrugor, si dhe për vepra në fushën e qarkullimit rrugor, të parashikuara nga Kodi Penal, janë arrestuar/proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh.

Në vijim, janë tërhequr me mjet ngritës, 41 automjete, të cilat duke u parkuar në mënyrë të parregullt, kishin penguar lëvizjen e lirë të mjeteve/qytetarëve.

Policia Rrugore e Tiranës apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si kontribut i përbashkët dhe i domosdoshëm për garantimin e sigurisë rrugore dhe për mbrojtjen e jetës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin Dh. Ll., 33 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. D., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

-B. S. alias B. X., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Pasagjeri”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet nga Forca “Shqiponja”, në bulevardin “Zhan D’ark”, 31-vjeçari.

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit në të cilin ishte pasagjer shtetasi i armatosur, për moskallëzim të krimit.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe me municion.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit për një shtetas që lëvizte i armatosur, siguruar në rrugë operative, në vijim të punës me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje, dhe si pasojë janë rrezik potencial për ngjarje kriminale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. Z., 51 vjeç dhe me pasagjer shtetasin K. S., 31 vjeç. Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjet në çantën e dorës, 1 armë zjarri pistoletë me municion, që posedohej pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi K. S. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa shtetasi S. Z. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që vodhi një shumë parash në një institucion financiar, duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), 2 ditë më parë.

Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:

-Gj. K., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, në lagjen “Vojo Kushi”, ka hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), ka vjedhur 143 500 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Malësi e Madhe / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 8”. Shkon në 13 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.

Vihet në pranga një 35-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 36-vjeçar, të cilët dyshohet se kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara ne DVP Shkoder ne bashkepunim ne Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe të mbështetura nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.

Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 8”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi; Xh. C., 24 vjeç, banues në Zagorë; F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj; dhe F. K., 58 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. S., 57 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Fier/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin M. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. B, pasi dyshohet se ka kanosur komshiun e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. A., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën dyshohet se e ka kanosur me një mjet prerës(thikë). Gjatë shoqërimit, 50-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë dhe goditur punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. G., pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin E. D;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Sh, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. Z, si dhe i ka dëmtuar xhamin e dritares së banesës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Rr, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij si dhe ka dëmtuar automjetin e familjes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. LL, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin B. Sh;
-punohet për shoqërimin e shtetasit O. P, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Ç. T. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. M., 39 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-E. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje dhe ka përplasur 2 automjete të parkuara. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më datë 24.01.2026, shtetasi M. Ç, kallëzoi se i kanë vjedhur motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 24.01.2026, shtetasja N. K, kallzoi se në rrjetin social i është krijuar një profil fals në anë të së cilit postohen mbishkrime fyese dhe denigruese për figurën e saj. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shpallur në kërkim shtetasin F. N., 41 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar për kanosje me grusht ndaj një shtetasi 65-vjeçar.
Po këto shërbime referuan materialet proceduriale në Prokurori për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve:
•Shtetasi 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga një bashkëmoshatar pas një konflikti për motive të dobëta.
•Shtetasi 17 vjeç, i përfshirë në konflikt të ngjashëm dhe që ka goditur një bashkëmoshatar në fytyrë.
•Shtetasi N. K., 84 vjeç, i kapur duke kryer punime ndërtimore pa leje.
Po ashtu, shërbimet raportuan një rast për vlerësim mjekësor, ku shtetasi M. F., 33 vjeç, banues në Lezhë, pas konsumit të alkoolit ka rënë në rrugë dhe ka pësuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

F. L., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A. L., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur një 36-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
N. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
B. C., 45 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, sepse rreth orës 00:30 në një lokal në lagjen nr. 13, ku ishte menaxhere, u konstatua muzikë e lartë.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme në një lokal sezonal në lagjen nr. 13, në pronësi të shtetasit R. B., ka rënë zjarr. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale ndërtim i paligjshëm.

Në lidhje me kallëzimin e bërë me datë 07.07.2025 të shtetasit E. R., 40 vjeç, për largim nga banesa të vajzës së tij, ditën e djeshme është paraqitur 18 vjeçarja e cila ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Pavarësia 3”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin F. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spitalin, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit I. S, 45 vjec, banues ne Vlorë( i dëmtuari), dhe shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Vlorë, të cilët në fillimisht janë konflikt fizikisht me shtetasin F.Z, duke e dëmtuar lehtë atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në ambientin e punës së tij (bilardo).

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F.P., 38 vjeç, banues në fshatin Suç, Klos, i cili u kap në flagrancë me 19 copë doza kanabisi gati për shitje, në ambientet e punës së tij (bilardo).

Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontrolli”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Kontrolli”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke konstatuar raste të zhvillimit të basteve sportive përmes aparateve celularë, në disa ambiente në qytetin e Lezhës.

Gjatë veprimeve operative, në një ambient (lokal), u konstatuan dy shtetas duke ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 32 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Lezhë, u procedua penalisht.

Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan 2 aparate celularë, të cilët përdoreshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit, në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit se për shkak të një proteste që do të zhvillohet në tokën maqedonase, nga një shoqëri e transportit të mallrave, do të bllokohet lëvizja e mallrave në hyrje-dalje, me pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut.

Duke filluar nga ora 00:01, e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja për në Republikën e Maqedonisë dhe në orën 12:00, të po kësaj date, do të bllokohet dalja nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Protesta është planifikuar të zgjatë 7 ditë, nëse nuk do të ketë përpjekje për kapërcimin e problemit.

Do të lejohen të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, që mund të jenë të ngarkuara me medikamente mjekësore ose bagëti. Gjithashtu do të lejohet dhe lëvizja e automjeteve të udhëtarëve.

Pika e Kalimit Kufitarë Bllatë/Njoftim

Autoritetet Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 00:00, për një periudhë të pacaktuar, Shoqata e Kamionistëve do të zhvillojnë një protestë.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet PKK Bllatë, deri në përfundim të protestës.

Do të lejohen të qarkullojnë automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. H., 56 vjeç, banues në Berat, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa grupe shpërndarësish.

Sekuestrohen 1 kg e 36.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund dhe sende të tjera rë kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”

Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

Hani i Hotit/Njoftim

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 11:30, për një periudhë 48-orëshe, Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi do të zhvillojë një protestë.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. T., 59 vjeç, banues në Laç, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë”, duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin Gj. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kodhel. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Gj. F., i cili, pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• P. K., 45 vjeç, banues në fshatin Dobraç i Ri, pasi ka parkuar në rrugë automjetin e tij dhe ka penguar qarkullimin e mjeteve të tjera në rrugë. U bë sekuestrimi i automjetit;
• A. L., 42 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera, në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 37 shtetas.

Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 17 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie.

Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 33 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me shoqërimin e një të mituri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sqarojmë se gjatë veprimeve të shërbimeve të Policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë. Për këtë arsye, i mituri është marrë për verifikim, nga ku rezultoi të ishte i moshës 14 vjeç.

Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të Policisë gjatë trajtimit të këtij rasti, është njoftuar menjëherë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për verifikimin e plotë të rastit.

Policia e Shtetit

Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.

Megjithë thirrjet e vazhdueshme të Policisë, përmes qendrës së zërit, për të ndalur aktet e dhunës, ato vijuan, çka detyroi ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit.

Shërbimet e Policisë vijojnë veprimet përmes analizimit të pamjeve filmike, për identifikimin e personave që kanë sulmuar dhe kryer akte të dhunshme, si dhe për shoqërimin e tyre.

Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij.

Vlorë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, si pasojë e një konflikti është plagosur me mjet prerës shtetasi I. S., 44 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. Z., 48 vjeç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës, me një mjet të fortë (çekiç) në dorë dhe, nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë monetare në lekë dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

PKK Port, Durrës / Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi:

Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. L., 45 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Lushnjë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17-vjeçar, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 24 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 46 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një shtetase duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Kurbin/Dje, shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, ka kallëzuar se i janë marrë targat e automjetit të tij, i cili ishte i parkuar. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mirditë/Rreth orës 18:00, të datës 23.01.2026, në qytetin e Rrëshenit, është djegur automjeti në pronësi të shtetases D. P., 39 vjeçe. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:

-L. S., 51 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizave të riskut, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi me pije alkoolike (uiski) për të cilat paguhet akcizë, një sasi me vaj automjetesh dhe produkte ushqimore, mallra për të cilat 51-vjeçari, nuk dispononte deklaratë doganore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij, parking privat në lagjen nr. 17, rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

A. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike.

E. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në rrugën “Taulantia” është përplasur me motomjetin me drejtues një 17-vjeçar. Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 16 vjeç; ky i fundit, pas asistencës mjekësore në spital, u largua në banesë. Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, ndaj 17-vjeçarit nisi procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

I. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

A. D., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

F. Z., 30 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar në lagjen nr. 12, në rrugë, duke shfrytëzuar për të lypur vajzën e tij të mitur.

F. B., 51 vjeç, pasi është paraqitur për ndihmë mjekësore në një klinikë private dhe ka refuzuar të japë shpjegime për dëmtimet e pësuara, duke kundërshtuar punonjësit e Policisë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është dëmtuar në banesën e tij.

Më datë 23.01.2026, është paraqitur shtetasja A. J., 47 vjeçe, banuese në Durrës, e cila kallëzon se është larguar nga banesa, më datë 17.01.2026, djali i saj, shtetasi K. M., 21 vjeç, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij. Punohet për gjetjen e 21-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. P., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit L. S., 61 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit F. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. B., 47 vjeç, sepse në fshatin Mustafakoç, Baldushk, u kap duke kryer punime ndërtimi të dyshuara pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin M. K., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij si dhe i ka dëmtuar disa paisje të banesës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. S., pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin K. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. N, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. M., 22 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një automjet shtetasit A. H, të cilin ende nuk ja ka kthyer.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
-arrestuan shtetasin K. V., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe punohet për shoqërimin e shtetasit R. Sh, pasi në anë të mashtrimit nuk i ka kthyer një shumë parash që i detyrohet shtetasit L. M.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin M. Ç., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 23.01.2026, shtetasja A. T. kallëzoi se është larguar nga banesa, mbesa e saj shtetasja E. T., 39 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 23.01.2026, shtetasja Xh. B, kallzoi se përndiqet në rrjete sociale nga një shtetase, e cila është identifikuar nga ana e Policisë. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më datë 23.01.2026, në spitalin e Krujës, është dërguar pa shenja jete shtetasi Sh. P., 34 vjeç, banues në Kamëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore (arrest kardiak). Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje, në aksin rrugor “Koplik – Dedaj”, në fshatin Koplik i Sipërm, shtetasi J. H., 30 vjeç, banues në Koplik, duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin K. D., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., si dhe shtetasit K. H., 22 vjeç, dhe N. V., 63 vjeç, pasagjerë në dy automjetet. Pas ekzaminimeve në Spitalin Rajonal Shkodër, ata janë larguar për në banesë, pa probleme për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• N. P., 35 vjeç, dhe N. D., 71 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera, në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;
• për dy të mitur, 17 dhe 14 vjeç, pasi dje, në një subjekt tregtar ushqimor në pronësi të shtetasit Sh. G., 71 vjeç, këta shtetas kanë vjedhur një sasi produktesh ushqimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 06:15, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, shtetasi Gj. F., 33 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka rrëshqitur në rrugë dhe, si pasojë është vetërrëzuar, duke u dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tepelenë

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim, Memaliaj.

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, se do ta vriste, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, që u gjetë gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj.

Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”.

Vihet në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal.

Procedohen penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Procedohet penalisht dhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.

Sekuestrohen kokainë, vlera monetare, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Operacionale “Shqiponjat”, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.

Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë në këtë ambient, disa shtetas tentuan të fshihnin provat dhe, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasit:
R. K., banues në Korçë;
F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë;
H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.

Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë. Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.

Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Lista”.

Të kërkuar për vjedhje me dhunë, vjedhje, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë në famlije, ndalohen 5 shtetas, ndër ta, një shtetas gjeorgjian.

Si rezultat i kontrolleve sistematike, të mbeshtetura te puna operative, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale të ndryshme, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Lista”. Në kuadër të këtij operacioni:

-shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 3, në vijim të operacionit “Reaction”, kapën shtetasin G. L., 35 vjeç (me precedent të theksuar në fushën e vjedhjes).
Ai dyshohet se më datë 14.12.2025, në bashkëpunim me shtetasit M. A. (arrestuar menjeherë pas krimit) dhe E. H. (në kërkim), ka dhunuar shitësin në një subjekt, për t’i vjedhur një shumë parash.
Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari, më datë 26.12.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt tjetër.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer;

-specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të operacionit “Wrong Delivery”, ndaluan shtetasin A. P., 20 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetasit e arrestuarit gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është përfshirë në veprimtarinë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave;

-shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, kapën shtetasin në kërkim Sh. C., 49 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin gjeorgjian, T. P., 41 vjeç pasi më datë 13.01.2026, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një tabakino;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”, M. L., 33 vjeç, pasi akuzohet se ka dhunuar vëllanë e tij.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.