Berat/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit, për sigurinë në shkolla

Berat/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit, për sigurinë në shkolla

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i cili synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve, mbi çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Në këtë kuadër, ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Berat, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe me stafin pedagogjik, zhvilluan takime informues me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Qarkut Berat.

Gjatë takimit u diskutua mbi:
-Pasojat shëndetësore dhe ato penale që vijnë nga konsumimi i drogave, alkoolit dhe duhanit;
-Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre fenomeneve;
-Institucionet ku mund të kërkohet ndihmë.

Për përcjelljen e mesazheve te nxënësit u përdorën video ilustruese dhe fletëpalosje informuese.

Nxënësit treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendime mbi temat e trajtuara.

Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë dhe në shkolla të tjera të qarkut Berat.

#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë