Lezhë/Takime me nxënësit, për sigurinë në shkolla

Lezhë/Takime me nxënësit, për sigurinë në shkolla ‍♂️

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimi i fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Lezhë, së bashku me oficerët e sigurisë dhe me mësues, zhvilluan takime me nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Karl Gega” dhe me nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Rraboshtë.

Gjatë takimeve u trajtuan pasojat penale, ato sociale dhe ato në shëndet që vijnë nga konsumimi i alkoolit dhe duhanit.

Për të përcjellë mesazhet, u përdorën video, materiale ilustruese dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm, si dhe u dhuruan objekte shkollore me mesazhe.

Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.

Aktivitetet do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë.

#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ‍♂️