Policia e Shtetit/Kuestori i Romës, Drejtori i Policisë së Kryeqytetit, z. Roberto Massucci, vizitë në Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit

Kuestori i Romës, Drejtori i Policisë së Kryeqytetit, z. Roberto Massucci, vizitë në Policinë e Shtetit.

Proda – Massucci: Bashkë për të luftuar krimin e organizuar dhe për më shumë siguri në rajon dhe në Evropë.

Mesditën e sotme, Kuestori i Romës, Drejtori i Policisë së Kryeqytetit, z. Roberto Massucci, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, zhvilloi një vizitë kortezie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit, Kuestor Massucci falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm Ilir Proda, për pritjen, dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes dy policive.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, siguroi Kuestorin e Romës se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë ngushtësisht me partnerët italianë dhe ata ndërkombëtarë. Ai theksoi se bashkëpunimi me Policinë italiane përbën një shembull shumë të mirë, përmes shkëmbimit të informacionit, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale, si dhe realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë takimit u shkëmbyen gjithashtu eksperienca mbi menaxhimin e situatave të ndryshme, u vlerësua roli dhe mbështetja e ambasadës italiane në Tiranë, si dhe u dakordësua forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Kuesturën e Romës.