Elbasan / Vijojnë takimet edukative dhe sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare të qarkut

Elbasan / Vijojnë takimet edukative dhe sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare të qarkut

Thuaji STOP duhanit, alkoolit dhe drogës!

Në kuadër të programeve të sigurisë dhe ndërgjegjësimit për të rinjtë, punonjësit e DVP Elbasan kanë vijuar zhvillimin e orëve edukative dhe informuese në shkollat 9-vjeçare të qarkut Elbasan.

Gjatë këtyre takimeve, nxënësit u njohën me materiale sensibilizuese mbi efektet e dëmshme të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike, si dhe mbi pasojat shëndetësore, sociale dhe ligjore që sjell përdorimi i tyre në moshë të re.

Orët u shoqëruan me prezantime, video dhe bashkëbisedime të hapura, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të nxënësve, të cilët treguan interes dhe ndërgjegjësim të lartë për këtë temë të rëndësishme.

Duhani nuk të rrit më shpejt, të plak më shpejt!
Alkooli nuk jep zgjidhje, por krijon probleme!
Droga shkatërron jetën, shëndetin dhe të ardhmen!
Mbro jetën tënde!

#PoliciShkollë ‍♀️‍♂️
#PërSigurinëTuaj ✅
#NxënësitTëParët